Photo of Cthulu

Besmira Lahi

Menaxher trajnimi
Email:

Besmira Lahi është Doktore e Shkencave në Psikologji. Ajo ka një përvojë mbi 10-vjeçare në menaxhimin e programeve që synojnë rritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të administratës publike gjatë punës në ASPA dhe në Institutin e Trajnimit të Administratës Publike. Znj. Lahi është diplomuar në Psikologji në vitin 2007 në Universitetin e Tiranës dhe zotëron Masterin e Shkencave në Qeverisje dhe Politika Publike. Ka ndjekur dhe përfunduar studimet e shkollës së doktoraturës dhe ka marrë titullin “Doktor i Shkencave” me rezultate shumë të mira. Ajo është pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës në lëndën e psikologjisë së edukimit ofruar studentëve të masterit në mësuesi. Si kërkuese, ajo është autor i disa artikujve shkencorë botuar brenda dhe jashtë vendit me fokus marrëdhënien mes edukimit-tregut të punës, përzgjedhjes së personelit, menaxhimit të personelit, të nxënit, punësimi dhe organizatat. Zotëron shumë mirë gjuhët e huaja Angleze e Italiane dhe ka marrë pjesë në një serë trajnimesh të ofruara nga IACA, ReSPA, EIPA & GiZ, SMEI IV, UNICEF, Instituti Irlandez i Administratës etj.