Programi i workshop sjell në tryezën e diskutimit punonjës të administratës të cilët ndeshen në përditshmërinë e punës së tyre me të njëjtin problem. Nën drejtimin e një lehtësuesi pjesmarrësit aftësohen për “analizë problemi” teksa mendimet rrihen, krahasohen e maturohen duke bashkëvepruar në tryezë me të tjerët, në kontekstin e problemit të zgjedhur për diskutim. 

Procesi i të nxënit në përfundim të workshop-it ka për qëllim aftësimin e pjesëmarrësve për përdorimin e teknikave të ndryshme argumentuese gjatë analizës së problemit. Në fund të workshop–it pjesëmarrësit largohen me një kuptim më të thellë të problemit, me një qasje të strukturuar të tij dhe me aftësi të reja për të kuptuar dhe argumentuar problemin. Pjesëmarrësit rivijnë në tryezën e diskutimit pas 6 muajsh, për të rindarë përsëri eksperiencën e tyre konkrete në përballje me problemin, duke mundësuar kështu vijimin e shkëmbimit të eksperiencës dhe rritur shanset për një zgjidhje sa më të mirë.  

A hasni ju një problem në përditshmërinë e punës tuaj? A doni të bashkëveproni me kolegë për zgjidhjen e këtij problemi? Ju ftojmë të na kontaktoni në aspa@aspa.gov.al