Administrata Publike ka nevojë për punonjës të kualifikuar; me aftësi të mira manaxhuese; që dinë të analizojnë, të planifikojnë, të zbatojnë dhe të monitorojnë në mënyrë efektive, eficente dhe efikase; që kanë ndjenjë të lartë përgjegjshmërie ndaj të mirës publike; që dinë të punojnë në skuadër, por edhe në mënyrë të pavarur. Që trupa e nëpunësve të jetë e tillë, Shkolla e Administratës Publike ofron trajnime dhe mundësi të vazhdueshme zhvillimi për nëpunësit civilë, punonjës të administratës shtetërore, por edhe për publikun e gjerë.

Programet tona janë gjithëpërfshirëse dhe të orientuara nga nevojat e administratës. Ato ofrohen në disa mënyra, më e ndeshura prej të cilave është trajnimi në klasë. Ne ofrojmë edukim, por edhe trajnim. Edukim do të thotë të marrësh dije, ndërsa trajnim do të thotë të praktikosh një model sjellje dhe të marrësh udhëzime.

Gjatë 2018 ne kemi ngritur një arkivë me 103 module didaktike trajnimi, që respektojnë parimet e të nxënit tek të rriturit. Ne jemi të vetëdijshëm se për ushtrimin e detyrës duhet të mbajmë parasysh se:

  • Të rriturit kanë nevojë të dinë përse iu duhet të mësojnë diçka;
  • Të rriturit kanë nevojë të ndiejnë se vetdrejtojnë procesin e tyre të të nxënit;
  • Të rriturit hapen ndaj procesit të të nxënit, nëse ky i fundit i ndihmon të performojnë në mënyrë më optimale;
  • Të rriturit fillojnë një eksperiencë të nxëni nëse informacioni iu ofrohet si një situatë problematike që i duhet dhënë zgjidhje;
  • Të nxënit tek të rriturit motivohet nga faktorë të brendshëm, si nevoja për vetvlerësim, për arritje, për përgjegjësi dhe nga faktorë të jashtëm, si rritja e pagës, ngritja në karrierë dhe kushte më të mira pune.

 

PROGRAMET E TRAJNIMIT

 

Ç’është ky program? Është mundësi për t’u trajnuar dhe përftuar informacion teknik në fushën e etikës dhe konfliktit të interesit. Në të ekspozohesh ndaj një perspektivë krahasimore midis kuadrit ligjor të zbatueshëm në vendin tonë dhe në BE, kuadrit institucional, trajtimin e konfliktit të interesave dhe dilemat etike që na shoqërojnë.
Nevojat Jeni në dilemë nëse një veprimtari është e ligjshme apo jo? Si duhet të reagojë një nëpunës ndaj ofertave? Cili është kuptimi i konfliktit të interesave? Cilat janë mënyrat bazë të trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesave?
Qëllimet Marrja e njohurive bazë për etikën në administratën publike. Thellimi në luftën për konfliktin e interesit, marrja e një orientimi të drejtë në rastet e dilemave dhe përplasjes së parimeve etike me interesat private
Kush përfiton Punonjës të të gjitha niveleve në administratën publike
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Njiheni me kuadrin ligjor, institucional dhe autoritetet përgjegjëse në parandalimin dhe trajtimin e konfliktit të interesave; Kuptoni qartë kuadrin ligjor mbi konfliktin e interesit të shprehur në Kodin e Procedurave Administrative; Shqyrtoni ndryshimet ligjore lidhur me rolin e autoriteteve, të drejtat dhe detyrimet në parandalimin dhe trajtimin e konfliktit të interesave.
Kohëzgjatja 1 ditor -6 orë
Rezultatet në fund të trajnimit Njohuri ligjore për rregullat e etikës, detyrimet që burojnë nga ligji dhe orientim para dilemave etike që mund të kenë në situata të ndryshme në punën tuaj; Arrini të përcaktoni në cilin grup subjektesh ndodheni sipas ligjit, dalloni situatat me dhe pa konflikt interesi, Arrini të aplikoni metodologjinë e prezantuar për zgjidhjen e rasteve.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Etikë, konflikt interesi, administratë publike
Ç’është ky program? Trajnimi njeh pjesëmarrësit me mënyrat efektive në ofrimin e shërbimeve sociale për të promovuar përfshirjen sociale, dhe hartimin e shkrimin e projekteve specifike per çështje të shërbimit social në nivel lokal dhe qëndror.
Nevojat Jeni punonjës në bashkitë e vendit dhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale? Keni në përgjegjësi koordinimin si pikë fokale e aftësisë së kufizuar gjithashtu jeni nëpunës përgjegjës për hartimin dhe shkrimin e projekteve specifikisht për çështje të shërbimeve sociale?  Doni të mësoni mbi planin kombëtar të veprimit për aftësinë e kufizuar, kuadrin ligjor në këtë fushë, dokumentat bazë të të drejtave të njeriut të orientuara drejt gjithëpërfshirjes dhe arsimimit të tyre?
Qëllimet “Përfshirja Sociale” është trajnim që ju ofron mundësi të përvetësoni  jo vetëm konceptet kryesore teorike, por edhe t’i aplikoni ato në situata praktike nga jeta juaj profesionale. Ju do të dini që çështjet e aftësisë së kufizuar me përqasje në të drejtat e njeriut dhe mbi projektet që mbështesin këtë kategori. Gjithashtu do të jeni në dijeni të të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga statuti juaj.
Kush përfiton Specialistë/Përgjegjësa të caktuar si pika fokale për aftësinë e kufizuar, Specialsitë/Përgjegjësa për hartimin dhe shkrimin e projekteve për çështje të shërbimeve sociale.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Mundësi për të njohur teoritë kryesore në fushën e përfshirjes sociale.
Mundësi për të njohur praktika të mira nga kolegët tuaj dhe raste të sjella nga eksperti.
Mundësi për të praktikuar me anë të ushtrimeve elementet më të rëndësishëm.
Kohëzgjatja 6 ditë ose 36 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Ju do të ndiheni më kompetent në fushën e Përfshirjes Sociale. Ju do të keni siguruar një bagazh të mirë dijesh dhe praktikash të dobishme në këtë fushë. Ju do të keni më shumë informacion për aftësinë e kufizuar, rolin dhe përgjegjësitë ligjore që kanë në statusin e tyre si pika fokale të aftësisë së kufizuar pranë institucioneve respektive. Ju do të keni më shumë informacion për hartimin dhe shkrimin e projekteve për çështje të shërbimeve sociale.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Aftësi e kufizuar, shërbim social, mosdikriminim, gjithëpërfshirje.
Ç’është ky program? Trajnimi është një mundësi shumë e mirë për të kuptuar çfarë është auditimi i përformancës, çfarë përfshin ai, kur kryhet.
Nevojat Keni dëgjuar për auditim performance dhe doni të dini çfarë përfshin ai? Doni të dini se ku ndryshon ky auditim nga auditimi financiar dhe përse kryhet ai? Ky është programi i duhur!
Qëllimet “Auditimi i performancës” është trajnim që ju ofron mundësi të njiheni me procesin e audtimit të performancës, hapat që ndiqen gjatë këtij procesi, roli dhe përgjegjësia që kanë insitucionet që përfshihen në të si dhe kuadrin rregullator.
Kush përfiton Të gjithë nëpunësit e administratës publike
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Mundësi për shkëmbim informacioni, dijesh dhe vlerash
Përfshirje në diskutime mbi rëndësinë që ka auditimi në procesin e transparencës dhe llogaridhënies
Njohuri të detajuara mbi procesin e auditimit të përformancës.
Kohëzgjatja 2 ditë ose 12 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Do të jeni i mirë-informuar mbi procesin e auditimit të përformanës dhe rëndësinë që ka ai në administratën publike.
Do të keni ide të qarta mbi mënyrën se si kryhet ai.
Do të dini si të veproni gjatë një procesi auditimi performance.
Do dini si ti përgjigjeni drejt pyetjeve të piramidës së çështjeve të auditimit.
Do të jeni të aftë të kuptoni mirë-menaxhimin e informacionit që duhet të jepni.
Do të jeni në gjendje të kuptoni impaktin që ka një raport auditimi në një organizatë.
Do  të ndërtoni marrëdhënie të mira me audituesit, duke u prirur drejt një  qasje sa më etike, profesionale dhe bashkëpunuese.
Informacion shtesë Baza e auditimit të performancës që ofron stimul për ndryshim duke kryer analiza dhe vlerësime të pavarura për performancën e sektorit publik është rëndësia e të mësuarit dhe informacioni i besueshëm. Sa më mirë të njihet roli dhe rëndësia e këtij instrumenti aq më me ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet do të zbatohen programet qeveritare, pasi përftohet një perspektivë e pavarur dhe e besueshme e performancës së programit apo subjektit të audituar.Trajnimi jepet në gjuhën shqipe. Nuk ka kredite. Është pa pagesë për nëpunësit e administratës publike dhe zhvillohet në mjediset e ASPA-s

Fjalë kyçe: Auditim, Performancë, efektivitet, objektiv, eficencë

Ç’është ky program? Në këtë program pjesëmarrësit do të njihen me konceptin e Planifikimit Strategjik si dhe modelet kryesore të këtij planifikimi. Sfidat dhe kufizimet për një planifikim strategjik të sukseshëm janë vazhdimisht prezentë në mjedisin tonë dhe ky program do t’i shërbejë identifikimit të këtyre sfidave dhe mundësive të përballjes së institucioneve me to. Në sesionin e fundit të këtij programi pjesëmarrësit do të jenë në gjëndje të hartojnë dhe analizojnë; vizionin, misionin dhe filozofinë e organizatave ku ata bëjnë pjesë. Analiza dhe identifikimi i stakeholdersve kryesorë është çështja përmbyllëse e këtij programi.
Nevojat Sepse organizatat duhet të mendojnë më tepër se kurrë në terma afatgjata.
Sepse organizatat duhet ti përkthejnë qëllimet e tyre në strategji efektive, të cilat do ti mundësonin përballimin e ndryshimeve të mjedisit.
Sepse organizatat duhet ti zbërthejnë strategjitë në programe që do të ndihmonin zbatimin e tyre.
Sepse strategjitë e përshtatshme çojnë në një performancë ekonomike të lartë.
Qëllimet Qëllimi i këtij programi është të pajisë pjesëmarrësit me koncepte të avancuara mbi planifikimin në terma afatgjatë për përmbushjen e objektivave, si edhe të njohin procesin kompleks që integron hartimin e strategjive, implementimin e tyre si dhe monitorim/vleresimin
Kush përfiton Drejtues të nivelit të mesëm dhe të lartë në institucionet publike si dhe të tjerë që përfshihen në proceset planifikuese sipas rastit. Drejtoritë funksionale përgjegjëse për hartimin e politikave, strategjive/ programeve/ projekteve/ financës/ buxhetit.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Mundësi për shkëmbim informacioni, dijesh dhe vlerash. Përfshirje në diskutime mbi çështje konkrete të planifikimit strategjik.
Kohëzgjatja 3 ditë ose 18 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Pjesëmarrësit do të thellojnë njohuritë në fushën e planifikimit strategjik. Do të njihen me sfidat e një procesi planifikimi strategjik. Do të kuptojnë si evidentohen vlerat e një organizate dhe si hartohet, vizioni, misioni i saj. Do të kenë aftësitë e duhura për të identifikuar dhe analizuar stakeholdersat kryesorë.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Planifikimi strategjik; Vizioni, misioni i organizates; stakeholders, Procesi i planifikimit strategjik
Ç’është ky program? Trajnimi është një mundësi shumë e mirë për të kuptuar dokumentin e Kombeve të Bashkuara “Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm”, çfarë përfshin, si do të implemetohet dhe cilat janë rezultatet e pritshme.
Nevojat Keni njohuri për dokumentin “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshem”? Doni të dini cilat janë përparësitë dhe rezultatet e pritshme për to? Ky është programi i duhur!
Qëllimet “Objektivat e zhvillimi të qëndrueshëm” është trajnim që ju ofron mundësi të njiheni me procesin  ku Shqipëria është angazhuar qysh prej vitit 2015, hapat që ndiqen gjatë këtij procesi, roli dhe përgjegjësia që kanë insitucionet që përfshihen në të si dhe planin e masave te veprimit.
Kush përfiton Të gjithë nëpunësit e administratës publike
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Mundësi për shkëmbim informacioni, dijesh dhe vlerash. Përfshirje në diskutime. Njohuri të detajuara mbi detyrimet që burojnë në zbatimin e “Objektivave të Zhvillimi të Qëndrueshëm”.
Kohëzgjatja 2 ditë ose 12 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Do të jeni të mirë informuar mbi dokumentin ”Objektivat e zhvillimi të qëndrueshëm” dhe rëndësinë që ka ai për Shqipërinë. Do të keni ide të qarta se cilat janë detyrimet që burojnë nga ky dokument dhe kush është përgjegjës për to. Do të informoheni rreth  përparsive /rezultateve dhe strategjive.Do dini se cilat janë format e menaxhimit dhe të llogaridhënies. Do të jeni në gjendje të kuptoni se si kryhet procesi i monitorimit/ raportimit dhe vleresimit për indikatorët e vendosur.
Informacion shtesë “Objektivat e zhvillimit të Qëndrueshëm” kanë në fokus njerëzit, planetin dhe mirëqënien. Ky program synon të forcojë paqen universale në shkallë të gjerë. Sfida më e madhe globale është zhdukja e varfërisë në të gjitha format dhe dimensionet e saj, por është dhe një kërkesë e domosdoshme për një zhvillim të qëndrueshëm. Ky program ka 17 objektiva për Zhvillimin e Qëndrueshëm (OZHQ) dhe 169 tregues të synuar tregojnë ambicien e këtij programi universal.Trajnimi jepet në gjuhën shqipe. Nuk ka kredite. Është pa pagesë për nëpunësit e administratës publike dhe zhvillohet në mjediset e ASPA-s.

Fjalë kyçe: UN, Zhvillim i qëndrueshëm, paqe, mirëqeverisje, indikatorë, grupe pune

Ç’është ky program? Menaxhimi i riskut ka impakt të drejtpërdrejtë si në kontrollin e brendshëm ashtu edhe në menaxhimin e suksesshëm të financave publike. Ky është një proces që kërkon individ të kualifikuar dhe me njohuri të thella në fushë, në mënyrë që të realizojnë një regjistër risku sa më efektivë.
Nevojat Keni njohuri në fushën e menaxhimit të riskut?Doni të dini se kush janë përgjegjësitë në fushën e menaxhimit të riskut?Doni të dini se cilat janë udhëzimet për plotësimin e regjistrit të riskut?Ky është programi i duhur!
Qëllimet “Menaxhimi i Riskut” synon të aftësojë pjesëmarrësit  në identifikimin, vlerësimin dhe kontrollin e  ngjarjeve apo situatave të mundshme, që kanë efekt të dëmshëm për përmbushjen e objektivave të njësisë publike dhe kryhet për të dhënë siguri të arsyeshme se këta objektiva do të realizohen.
Kush përfiton Titullarët e njësive publike / Nëpunësit Zbatues (drejtorë të financës/buxhetit)/ Menaxherët e tjerë në njësitë publike të cilët janë përgjegjës për garantimin e funksionimit të MFK-së në njësitë e vartësisë apo strukturat që drejtojnë/ të gjithë punonjësit e njësisë publike të cilët kontribuojnë në zbatimin e MFK-së në përputhje me kompetencat e tyre funksionale.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Mundësi për shkëmbim informacioni, dijesh dhe vlerash. Përfshirje në diskutime mbi rëndësinë e menaxhimit efektiv të riskut. Njohuri të detajuara mbi mënyrat dhe hapat që ndiqen në menaxhimin e riskut
Kohëzgjatja 1 ditë ose 6 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Do të jeni informuar mbi vlerësimin dhe menaxhimin e riskut. Do të keni ide të qarta se cilat janë hapat që ndiqen në këtë proces. Do të dini se si hartohet një regjistër parashikimi risku. Do të jeni në gjëndje të kuptoni se kush janë përgjegjësitë në vlerësimin e riskut.
Informacion shtesë Objektivi makro është krijimi i një administrate publike profesionale me aftësi të përmirësuara në menaxhimin e fondeve publike.

Trajnimi jepet në gjuhën shqipe. Nuk ka kredite. Është pa pagesë për nëpunësit e administratës publike dhe zhvillohet në mjediset e ASPA-s.

Fjalë kyçe: menaxhim risku, regjistër parashikimesh, kontrolli i brendshëm, strategjia e finacave publike.

Ç’është ky program? Korrupsioni është një kërcënim për demokracinë, mirëqeverisjen, konkurrencën e ndershme, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe politik të një vendi. Ai pengon rëndë zhvillimin ekonomik, duke krijuar një sistem pabarazie, paragjykimi e nepotizmi, duke shkatërruar besimin e njerëzve tek shteti i tyre, prandaj lufta kundër korrupsionit është sot një nga sfidat parësore të çdo shteti me kulturë demokratike, vizion dhe integritet të lartë. Nisur nga sa më sipër, ky program do të trajtojë në mënyrë të thelluar fenomenin dhe do të ofrohet për kategori të caktuara të zyrtarëve të administratës publike.
Nevojat Perceptimi i publikut për një nivel në rritje të korrupsionit në administratën publike, veprimtaria e Koordinatorit Kombëtar antikorrupsion dhe e Task Forcës përkatëse, ndryshimet në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale, shtrojnë nevojën për një trajnim për të trajtuar çështjet e korrupsionit dhe mekanizmat e identifikimit dhe luftës ndaj tij.
Qëllimet Qëllimi i këtij programi është të pajisë pjesëmarrësit me koncepte të avancuara mbi fenomenin e korrupsionit, strategjitë antikorrupsion, veprat penale në këtë fushë si dhe metodat kryesore hetimore si ato financiare ashtu edhe ato penale.
Kush përfiton Zyrtarë të nivele të ndryshme.
Profili ekonomist / jurist.
Drejtoritë e çështjeve juridike, financave, auditimit, shërbimeve, sinjalizuesit etj.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Mundësi për shkëmbim informacioni, dijesh dhe vlerash.
Përfshirje në diskutime mbi zhvillimet në luftën ndaj korrupsionit në përgjithësi dhe në institucionet nga vijnë pjesëmarrësit
Kohëzgjatja 2 ditë ose 12 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Pjesëmarrësit do të thellojnë njohuritë mbi korrupsionin. Do të njihen me modele ndërkombëtare të luftës ndaj korrupsionitDo të thellojnë njohuritë mbi veprat penale korruptive. Do të njohin në mënyrë të thelluar mjetet e hetimit financiar, si dhe mjetet e hetimit penal të korrupsionit. Do të njohin legjislacionin ndërkombëtar të kësaj fushe dhe aktet e ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, përfshirë detyrimet e vendit tonë në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër korrupsionit. Do të kenë aftësitë e duhura për të dalluar, denoncuar dhe hetuar aktet korruptive brenda institucionit nga vijnë pjesëmarrësit
Informacion shtesë  

Fjalë kyçe: Korrupsion, Sinjalizues, Vepër penale, Konflikt interesi, Shpërdorim detyre, Hetim Financiar, Hetim Penal

Ç’është ky program? Ky program është një mundësi shumë e mirë për të kuptuar ciklin e plotë të hartimit dhe menaxhimit të projektit. Cilat janë projektet me financim të huaj, si hartohet dhe implemetohet një projekt me financim të huaj.
Nevojat Keni njohuri për llojet e projekteve me financim të huaj? Doni të dini se si zhvillohet një studim fizibiliteti? Doni të dini se cilat janë hapat që duhen ndërmarë për hartimin e një projekti? Ky është programi i duhur!
Qëllimet “Hartim dhe menaxhim projekti” synon të aftësojë pjesëmarrësit në identifikimin e formave të financimit nëpërmejt Fondeve Komunitare si edhe në formulimin e projekt ideve në linjë me Programet Europiane dhe me nevojat e institucioneve përkatëse.
Kush përfiton Nëpunës të Administratës Publike, në mënyrë të veçantë ata të cilë kanë  për detyrë të parashikojnë, hartojnë, aplikojnë dhe zbatojnë programe/ projekte me financime nga donatorët e ndryshëm.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Mundësi për shkëmbim informacioni, dijesh dhe vlerash. Përfshirje në diskutime mbi rëndësinë e njohjes së fazave të një projekti. Njohuri të detajuara mbi mënyrat e financimit dhe hapat që ndiqen në një cikël të plotë hartimi dhe menaxhimi të projekti.
Kohëzgjatja 7 ditë ose 42 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Do të jeni informuar mbi llojet e projektieve me fiancim të huaj. Do të keni ide të qarta se cilat janë hapat e një cikli projekti? Do të dini se ç`është një studim fizibiliteti dhe si kryhet?
Informacion shtesë Programi paraqet nocionet bazë të projektit dhe ciklin e jetës së tij. Nënvizon rëndësinë për të investuar në një veprimtari ekonomike duke  e formuluar  në formën e një projekti si dhe  vlerësimet paraprake të nevojshme para realizimit të investimeve. Programi parashtron të gjitha hapat e një cikli të plotë projekti me investime.

Trajnimi jepet në gjuhën shqipe. Nuk ka kredite. Është pa pagesë për nëpunësit e administratës publike dhe zhvillohet në mjediset e ASPA-s.

Fjalë kyçe: Projekti, cikli i jetës së projektit, fazat e projektit, vlerësimet paraprake, studimi i mundësive, studimi mbështetës, studimi i fizibilitetit, raporti i vlerësimit.

Ç’është ky program? Keni nevojë për përditësim të praktikës dhe njohurive në programet informatike?Ju duhet një rigrupim i koncepteve kryesore të programeve informatike bazë  që lidhen drejtpërdrejt me detyrat tuaja funksionale?
Nevojat Përditësimi i kompetencave informatike dhe aftësive profesionale lidhur me detyrat e përditshme të punonjësve
Qëllimet Përmbledhje e njohurive, konsolidim i praktikës që lidhet me programet Word, Excel, Outlook, Project visio
Kush përfiton Punonjës të të gjitha niveleve  në administratën publike
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Rifreskim i praktikës së programeve bazë, plotësimi i mangësive të konstatuara, përmbledhje e koncepteve kryesore
Kohëzgjatja 3 ditor ose 18 orë
Rezultatet në fund të trajnimit Të përditësojnë praktikën dhe njohuritë lidhur me programet Word, Excel, Outlook, Project – Visio.Të konsolidojnë aftësitë që lidhen drejtpërdrejt me detyrat e tyre funksionale.Të përmirësojnë ndjeshëm zotërimin e programeve Word, Excel, Outlook, Project-Visio.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Informatikë, përditësim, programet bazë, aftësi funksionale.
Ç’është ky program? A doni të njiheni me parimet kryesore të qeverisjes elektronike?  A doni të njiheni me funksionet bazë të qeverisjes elektronike? A jeni  të interesuar për të njohur dallimin  “Qeverisje elektronike “ dhe “Menaxhim IT”?
Nevojat Zhvillimet teknologjike përbëjnë sfida për të gjithë nëpunësit publikë. Nga ana tjetër rriten kërkesat e publikut për shërbime më të shpejta dhe më efiçente.
Qëllimet Qëllimi i këtij programi është të njohë pjesëmarrësit me parimet dhe funksionet kryesore të qeverisjes elektronike. Gjithashtu t’i njohë me përdorimet kryesore të qeverisjes elektronike dhe me kontekstin konkret.
Kush përfiton Punonjës të Administratës Publike
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Informacion i shpejtë dhe i konsoliduar rreth funksioneve dhe parimeve të qeverisjes elektronike. Njohuri rreth praktikave ekzistuese më të mira dhe shërbimeve që mundësohen.
Kohëzgjatja 2 ditor – 12 orë
Rezultatet në fund të trajnimit Të njohë pjesëmarrësit me funksionet dhe parimet kryesore të qeverisjes elektronike.

T’i njohë pjesëmarrësit me avantazhet kryesore të përdorimit të qeverisjes elektronike si lufta kundër korrupsionit, transparenca, shkurtimi i kohës së përfitimit të shërbimit.

Informacion shtesë Fjalë kyçe: Qeverisje elektronike, e-governement, antikorrupsioni, transparenca.
Ç’është ky program? Pse ekziston Siguria e Informacionit dhe përse duhen standardet? Cila eshte pamja moderne dhe kerkesat e organizatave për siguri dhe standardizim? Pse është e rëndësishme që  të gjithë punonjësit të kenë parasysh mbrojtjen e informacionit dhe sigurinë e tij?
Nevojat Informacionet dhe të dhënat me të cilat punon Administrata Publike në përgjithësi kanë nevojë të mbrohen dhe të trajtohen në rrjete të sigurt. Punonjësit dhe specialistët e IT kanë nevojë të njihen me konceptet dhe rregulloret e reja për sa i përket sigurisë së rrjeteve të informacionit.
Qëllimet Qëllimi i këtij kursi është që në përfundim të tij pjesëmarrësit të kenë marrë konceptet teorike si dhe disa shprehi praktike me qëllim garantimin e ruajtjes së informacioneve dhe të materialeve gjatë punës në pozicionet e tyre.
Kush përfiton Punonjës dhe specialistë IT,  punonjës të Administratës Publike
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Njohja me konceptet kryesore të sigurisë së informacionit; me rregulloret dhe standardet; Shkëmbimi i eksperiencave dhe krijim i rrjetëzimit
Kohëzgjatja 3 ditor – 18 orë
Rezultatet në fund të trajnimit Të njohë pjesëmarrësit me terminologjinë e sigurisë së informacionit. Siguria e Informacionit vs Mbrojtjes Kibernetike vs Sigurisë Kibernetike Kuptimi i sigurisë se informacionit si proces. Të njohë pjesëmarrësit me praktikat më të mira në menaxhimin e sigurisë. Kuptimi i aspekteve ekonomike të sigurisë kibernetike.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Siguri kompjuterike, informacion i sigurt, teknologji informacioni.
Ç’është ky program? Pse ekziston Siguria e sistemeve të Informacionit dhe përse duhen standardet? Cili është legjislacioni në fuqi ? Cilat janë risitë e standardit ISO 27001? Cilat janë kërkesat e organizatave dhe biznesit për siguri dhe standardizim?
Nevojat Informacionet dhe të dhënat me të cilat punon Administrata Publike në përgjithësi kanë nevojë të mbrohen dhe të trajtohen në rrjete të sigurt. Punonjësit dhe specialistët e IT kanë nevojë të njihen me konceptet dhe rregulloret e reja për sa i përket sigurisë së rrjeteve të informacionit.
Qëllimet Qëllimi i këtij programi është të pajisë pjesëmarrësin me njohuritë bazë te auditimit dhe plotësimit të dokumentacioneve sipas Standardit ISO 27001 apo t’i rifreskojë ato, duke lehtësuar proceset e përditshme me të cilat do të ndeshen gjatë punës.
Kush përfiton Punonjës dhe specialistë IT,  veçanërisht ata që merren me sistemet e sigurisë.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Njohja me konceptet kryesore të sigurisë së informacionit; me rregulloret dhe standardet; Shkëmbimi i eksperiencave dhe krijim i rrjetëzimit.
Kohëzgjatja 2 ditor – 12 orë
Rezultatet në fund të trajnimit Pjesëmarrësit do të njihen me një rishikim të përgjithshëm të fazave të ndryshimit te informacionit; llojet e ndryshme të informacioneve, kategorizimi i tyre, formati, kërkesat e biznesit, kërkesat tregtare dhe ato qeveritare, çfarë kërkon legjislacioni në fuqi, si kërkohen dokumentacionet si dhe mënyrat e hartimit të tyre.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Siguri kompjuterike, informacion i sigurt, teknologji informacioni.
Ç’është ky program? Trajnimi është një mundësi shumë e mirë për të kuptuar që parimi i mosdiskriminimit është një parim kyç në mireorganizimin dhe funksionimin e Administratës Publike.
Nevojat Deshironi të punoni në mënyrë që të promovoni barazinë, diversitetin dhe të siguroni që gjatë veprimtarisë së ushtruar ne pune individët nuk janë të diskriminuar.Ky është programi i duhur!
Qëllimet Përmirësimi i të kuptuarit në lidhje diskriminimin si dhe garantimi i parimit të barazisë si një garanci mbrojtëse e nepunësit civil gjatë ushtrimit të funksionit të tyre në administratë publike.
Kush përfiton Nëpunësit e Administrates publike
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Reflektimi mbi ndryshimet që kanë individët me njëri tjetrin dhe përfitimi njëlloj pavarësisht këtyre ndryshimeve.Kuptimi i mjeteve ligjore mbrojtese për nëpunësit publik në rast të diskriminimit.Kuptimi i dallimit midis diskriminimit direkt dhe indirekt.Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e integrimit të parimit të barazise dhe mosdisskriminimit.
Kohëzgjatja 1 ditë ose 6 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Pjesëmarrsit mësojnë të dallojnë diskriminim në marrëdhëniet e Punës.Pjesëmarrësit ndërgjegjësohen mbi mënyrën se si duhet ti trajtojnë indivët gjatë veprimtarisë së tyre si nëpuns civil.Pjesëmarrësit dallojnë llojet e diskriminimit.Pjesëmarrësit dinë ku të drejtohen në rast se ndihen të diskriminuar dhe procesin që do ndjekin.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Mosdiskriminimi, Barra e provës, Procedurat Gjyqësore, Viktimizimi
Ç’është ky program? Trajnimi është një mundësi shumë e mirë për të kuptuar pse është e rëndësishme, përfshirja e grave në vendimarrjen politike dhe publike? Barrierat që pengojnë përfaqësimin e gravë në nivel të lartë në vendimmarrje. Cilat janë argumentet që legjitimojnë përfshirjen e grave në vendimmarrje? Masat e veçanta të përkohshme për barazinë gjinore në vendimmarrje.
Nevojat Deshironi të mësoni se si mund të kontribuoni në një shoqëri më të drejtë, një qeverisje gjithëpërfshirëse, standarte më të larta jetese apo përmirësimin e  të drejtave që lidhen me arsimin, shëndetin dhe infrastukturën. Ky është trajnimi i duhur!
Qëllimet Ndërgjegjësimi mbi rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje/ ndërgjegjësimi në lidhje me politikat e ndjeshme gjinore që mund të propozojnë gratë/njohja me kuadrin kombëtar që garanton barazinë në vendimmarrje.Njohja e pjesëmarrësve me masat e vençanta pozitive për aplikimin e barazisë gjinore në vendimmarrje.
Kush përfiton Punonjesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Ndërgjegjësimi mbi efektet positive të kuotave gjinore.Llojet e kuotave elektorale. Kuadri ligjor kombëtar që garanton pjesëmarrjen e grave në vendimarrje dhe kuotat gjinore.Kuptimi i kuotave gjinore në vendimmarrje
Kohëzgjatja 1 ditë ose 6 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Pjesëmarrësit janë në dijeni të barrierave me të cilat përballen gratë në vendimarrje dhe mund të shprehin propozimet e tyre për zgjidhjen e problemeve. Pjesëmarrësit njohin situatën reale të grave në nivel të përfaqësimit si dhe bëjnë ndarjen dhe dallimet midis llojeve të kuotave gjinore. Pjesëmarrësit janë në gjëndje të analizojnë kuadrin juridik në terma të barazisë në vendimmarrje
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Kuotat gjinore, barazia gjinore ne vendimarrje Llojet e kuotave elektorale
Ç’është ky program? Infografika është mënyra më e re dhe më tërheqëse pamore për të treguar një histori, për të prezantuar të dhëna, raporte, studime, krahasime, trajnime, me synimin për të mbajtur të interesuar dhe të angazhuar audiencën.
Nevojat Të shkruash sot saktë, në mënyrë efektive, të përmbledhur e mbi të gjitha tërheqëse, është kthyer në një domosdoshmëri. Keni dëshirë të përvetësoni dhe praktikoni metodat e reja të komunikimit, përfshirë përdorimin e infografikës, efekteve vizuale në prezantime,  animacionit në seminare e workshope etj? Ky është programi i duhur!
Qëllimet Trajnimi synon të aftësojë pjesëmarrësit që të hartojnë tekste, përmbledhje, mesazhe e përmbajtje tërheqëse për t’i publikuar në raporte, faqe zyrtare interneti apo rrjete sociale të institucionit.
Kush përfiton Nëpunësit e administratës publike nga fusha të ndryshme, me njohuri të mira kompjuterike. Do të punohet në programet Word, Power Point dhe Adope Illustrator.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Ky trajnim synon t’ju aftësojë që të përdorni elemente të infografikës për të ndërtuar materialet tuaja, raporte, shkrime të shkurtra apo edhe përshkrim tuaj profesional, duke përdorur teknika të gazetarisë dhe infografikës, ku kombinohen elementet pamorë me ato tekstualë, për të bërë një prezantim apo dokument profesional e tërheqës.
Kohëzgjatja 3 ditë  ose 18 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Pjesëmarrësit hartojnë tituj dhe tekste që tërheqin lexuesin dhe pasqyrojnë punën sipas kërkesave të teknologjisë së kohës. Arrihet të përzgjidhen fjalët kyçe dhe mesazhet që lënë mbresë, duke shkruar në mënyrë profesionale për mediat e reja. Pjesëmarrësit shkruajnë dhe formatojnë tekste tërheqëse profesionale duke përdorur metodat e reja të grafikës. Pjesëmarrësit arrijnë të përzgjedhin esencën e materialeve burimore për përdorim, duke kombinuar terminologjinë teknike me atë infografike. Pjesëmarrësit vënë në përdorim më shumë kompozime fotosh e të dhënash, shoqëruar me tekste që e plotësojnë edhe më tej informacionin e dhënë.
Informacion shtesë Trajnimi jepet në gjuhën shqipe. Është pa pagesë për nëpunësit e administratës publike dhe zhvillohet në mjediset e ASPA-s.
Fjalë kyçe: Infografika, komunikimi, mesazhet, animacionet, prezantimi, paraqitjet grafike, efektet pamore, metodat e trajnimit.
Ç’është ky program? Trajnimi është një mundësi shumë e mirë për të kuptuar pjesëmarrjen e barabartë të femrave dhe meshkujve në të gjitha sferat e jetës, jo vetëm në mundësi dhe shance të barabarta për femrat dhe meshkujt, por gjithashtu edhe rezultate dhe perfitime të barabarta në të gjitha sferat e jetës publike, sociale, kulturore, ekonomike
Nevojat Femrat dhe meshkujt janë në mënyrë direkte ose indirekte, subjekte të të gjitha masave të marra në nivel të administratës publike. Për këtë arsye lind nevoja që të analizohen pasojat e këtyra masave nisur nga perspektiva gjinore.Integrimi i perspektivës gjinore në administratën publike (AP) është një element mjaft i rëndësishëm me qëllim rritjen e cilësisë dhe efektivitetit të punës brenda saj.
Qëllimet Përmirësimi i të kuptuarit në lidhje me qëllimin e përfshirjes së përspektivvës gjinore në Administratën PublikeRritja e ndërgjegjësimit të pjesëmarrësve në lidhje me konceptet dhe integrimin në të gjitha sferat e jetës.Tregimi i rëndësisë së analizës gjinore dhe integrimit gjinor.
Kush përfiton Punonjesit e Administrates Publike
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Ndërgjegjësimi i nëpunësve civil në lidhje me rolin e tyre në integrimin e perspektivë gjinore ne administrate publike.Identifikimi dhe aplikimi i modeleve të kryerjes së analizës gjinore
Kohëzgjatja 1 ditë ose 6 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Pjesëmarrësit kenë njohuri bazike në lidhje me analizën gjinore dhe se si ta kryejnë atë gjatë veprimtarisë së tyre.Pjesëmarrësit janë në gjendje të dallojnë konceptin seks nga koncepti gjini.Pjesëmarrësit dallojnë integrimin gjinor nga politikat e ndjeshme gjinore.Pjesëmarrësit janë në gjendje të riformulojnë projektet e tyre, politikat duke përfshirë perspektinvën gjinore
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Analiza gjinore, barazia gjinore, integrimi i perspektivës gjinore
Ç’është ky program? Ky program trajnimi është ideali për specialistët e sekretarisë, arkivit  dhe  protokollit, pasi ofron mundësinë për të përmirësuar njohuritë teorike, duke parë konkretisht përpunimin e dosjeve nëpërmjet punës praktike.
Nevojat Jeni specialist i sekretarisë, arkivës dhe protokollit?  Trajnimi kualifikues për punën me dokumente në sekretari-arkiva përfshijnë: Prioritet i punës tuaj është ngritja shkencore profesionale në rrjetin arkivor kombëtar? Ky është programi i duhur!
Qëllimet Trajnimi  synon të prezantojë në detaje parametrat kryesore të punës me dokumentet në rrjetin arkivor kombëtar, të japi një informacion të detajuar mbi Arkivin Qëndror Shtetëror (AQSH), historikun e tij, bazën ligjore, strukturat drejtuese dhe zbatuese të këtij sistemi, njehsimin dhe përpunimin tekniko-shkencore  të dokumentacionit.
Kush përfiton Specialistët e sekretarisë, arkivës dhe protokollit.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Njohja me ligjin për arkivat, normat tekniko profesionale, dhe me rregulloren e njësuar me dokumente.
Garantimi i ruajtjes së dokumenteve në punën arkivore.
Kohëzgjatja 5 ditë  ose 30 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Garantimi i të drejtës për njohjen dhe shfrytëzimin e dokumenteve arkivore sipas ligjit, besnikërisht, në afat dhe në mënyrë të barabarte për të gjithë .Rregjistrimi i të dhënave  sasiore të dokumenteve dhe ruajtja e tyre, lidhja me hallkat e tjera, pasurimin e arkivave, përpunimin tekniko-shkencor, ruajtjen, ekspertizën dhe shfrytëzimin e dokumenteve.Njohja në mënyrë digjitale të dokumenteve arkivore.Grupimi shkencor i dokumenteve në përputhje me kriteret arkivore, ruajtja dhe rivendosja e lidhjeve thelbësore midis tyre për një shfrytëzim më efikas nga studiuesit e ndryshëm.Klasifikimi i dokumenteve, përpunimi tekniko-shkencor i tyre sipas kritereve arkivore.Vlerësimi i dokumenteve, përcaktimi i afateve të ruajtjes së tyre
Informacion shtesë Trajnimi jepet në gjuhën shqipe. Është pa pagesë për nëpunësit e administratës publike dhe zhvillohet në mjediset e ASPA-s.

Fjalë kyçe: Përpunimi tekniko-shkencor i dokumenteve, Kodi Deontologjik i arkivisteve, Rrjeti arkivor, Digjitalizimi i dokumenteve, Prezervimi i dokumenteve

Ç’është ky program? Jeni në dilemë nëse një cila eshte permbajtja e ketij moduli dhe si është i organizuar?Pjesëmarrja dhe konsultimi publik është një proces i vazhdueshëm dhe formal përmes të cilit njësitë e vetëqeverisjes vendore mbledhin informacion dhe sugjerime nga qytetarët, grupet e interesit dhe aktorë të ndryshëm për politikat që hartojnë dhe zbatojnë.Për të vlerësuar efikasitetin dhe efiçencën e mekanizmave të përdorur nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe për rrjedhojë krijimin e standardeve dhe avancimit në drejtim të pjesëmarrjes publike dhe konsultimit në nivel vendor, është i nevojshëm krijimi i një sistemi monitorimi dhe vlerësimi.
Nevojat Ky modul është hartuar për ti ardhur në ndihmë administratës publike për të monitoruar dhe vlerësuar performancën e tyre në lidhje me pjesëmarrjen dhe konsultimin publik në vendimmarrje.
Qëllimet Pjesëmarresit të shprehin përshtypjet e para mbi angazhimin e qytetarëve në procesin e konsultimit publik.Të mësohet mbi njohuritë dhe përvojën e pjesëmarrësve mbi këtë temë.Të informohen pjesëmaresit me koncepte të reja dhe të strukturojnë njohuritë mbi rëndësinë e angazhimit të qytetarëve procesin e kosnultimit publik
Kush përfiton Ky modul është hartuar për t’u ardhur në ndihmë zyrtarëve përgjegjës për të analizuar në përgjithësi performancën e Institucionit dhe në veçanti të departamenteve/drejtorive përgjegjëse apo të përfshirë në procese konsultuese.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Ndikon procesin e vendimarrjes. Aftëson qytetarët në një kuptim më të mirë të risqeve.Rrit ndërgjegjësimin për vendimarrjen.Fuqizon dhe ndihmon aftësitë për të ndikuar.Synon përfshirjen e komuniteteve lokale.Pakëson konfliktet e qytetareve.Rrit mundesinë për financimin e projekteve.Gjen zgjidhje krijuese.Krijohen vendime qeveritare më të drejta dhe të plota. I kursen qeverisë kohë dhe para.Ndihmon në forcimin e pozitës së organeve qeveritare kopetente.
Kohëzgjatja 2 ditor – 12 ore
Rezultatet në fund të trajnimit Ndihmon qeverine të fillojë dhe vazhdojë të punojë me transparencë.Ndihmon qeverinë të ketë konsesusin e qytetarëve për të qartësuar çështje të diskutueshme para se të merren vendime të rëndësishme.Qytetarët mund të bëjnë propozime që mund të çojnë në përmirësimin e shërbimeve që u siguron atyre qeveria.Krijohet ndjenja e komunitetit.Përfitohet besueshmeri demokratike.- Pjesëmarrësit janë të aftë të aplikojnë metodologjinë e prezantuar për zgjidhjen e rasteve.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Matja dhe vlerësimi; standardet; treguesit.
Ç’është ky program? Nëpërmjet këtij programi synohet përmiresimi cilesor i praktikave te zhvillimit te politikave si dhe kryerjen e analizes se thelluar te akteve ligjore para miratimit te tyre
Nevojat Ky modul është hartuar për t’i ardhur në ndihmë administratës publike dhe nëpërmjet këtij moduli do të arrihet forcimi i kapaciteteve të nëpunësve (rrjeti ria) në ministritë e linjës dhe Kryeministri, me qëllim përmirësimin e procesit të vlerësimit të ndikimit rregullator, si dhe sistemin politikbërës dhe cilësinë e legjislacionit.
Qëllimet Pjesëmarrësit të shprehin përshtypjet e para mbi angazhimin e qytetarëve në procesin e konsultimit publik. Të mësohet mbi njohuritë dhe përvojën e pjesëmarrësve mbi këtë temë.Të informohen pjesëmarësit me koncepte të reja dhe të strukturojnë njohuritë mbi rëndësinë e angazhimit të qytetarëve procesin e kosnultimit publik
Kush përfiton Ky modul është hartuar për t’u ardhur në ndihmë zyrtarëve përgjegjës të drejtorive rregullatore dhe te konsultimit publik.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Ndihmon në identifikimin e problemeve të caktuara që do të rregullohen nga një politikë; Identifikimin e opsioneve rregullatore; vlerësim të detajuar të kostove, përfitimeve dhe ndikimet e tjera;Konsultimet me një gamë të gjerë palësh të interesuara; Dizajnimi i politikave së bashku me mekanizmat monitorues.Përfitimet e VNR RIA është përcaktuar si një mjet politikash që është përdorur për të bërë politikat efektive dhe efikase, si dhe duke i siguruar me automatizëm palët e interesuara me rregullativë të cilësisë së lartë.
Kohëzgjatja 2 ditor – 12 ore
Rezultatet në fund të trajnimit Marrjes parasysh të pikëpamjeve të një game të gjerë të palëve të interesuara, duke bërë të mundur që hartimi i politikave të jetë më i argumentuar për sa i përket mjeteve me kosto më efektive të arritjes së objektivave të politikave, si dhe transparencës më të madhe dhe llogaridhënies të cilat, nga ana e tyre, ndihmojnë në arritjen e besimit më të madh publik ndaj procesit dhe rezultateve të politikave publike.
Informacion shtesë Fjalët kyçe: Transparenca, Përgjegjësia, Proporcionaliteti, Qëndrueshmëria.
Ç’është ky program? Trajnimi është një mundësi shumë e mirë për t’u informuar mbi: Elementet e Marketingut,Promovimet, komunikimin dhe Marrëdhëniet me Publikun si dhe Menaxhimi, kërkimi dhe buxhetimi i promocionit të kompanisë.
Nevojat Deshironi të aftësoheni në teknikat e reja për analizimin e çështjeve publike, marrëdhëniet me mediat, komunikimin me postë të thjeshtë apo elektronike, reklamat institucionale, publikimet, prodhimin audio-vizual, organizimin e festave, ngjarjeve të shënuara, fjalimeve dhe të prezantimeve.

Ky është programi i duhur!

Qëllimet Objektivi i këtij programi do të jetë aftëimi i koordinatorëve të Komunikimit qe nga menaxhimin i krizave deri tek organizimi i konferencave të shtypit. Njohja me teknikat e reja që konsiston në kërkimin e opinioneve, analizimin e çështjeve publike, marrëdhëniet me mediat, komunikimin me postë të thjeshtë apo elektronike, reklamat institucionale, publikimet, prodhimin audio-vizual, organizimin e festave, ngjarjeve të shënuara, fjalimeve dhe të prezantimeve. Gjithashtu të kuptojnë vlerën e markës së medias dhe çështjet e lidhura me marketingun e vetë asaj.
Kush përfiton Nëpunësit në administratën publike, specialiste në fushën e komunikimit dhe marrëdhenien me publikun.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Pjesemarrësit do të njihen dhe familjarizohen me koncepte të lidhura me imazhin dhe format e marketingut të një kompanie mediatike, të fokusuar në marketingun e markës, në kuptimin praktik dhe atë teorik
Kohëzgjatja 3 ditë ose 18 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Pjesëmarrësit kanë njohuri për:
Elementet e Marketingut
Promovimet dhe Marrëdhëniet me Publikun
Elementët dhe faktorët e suksesit të një marke
Menaxhimin, kërkimin dhe buxhetimin e promocionit të kompanisë
Informacion shtesë Trajnimi jepet në gjuhën shqipe. Është pa pagesë për nëpunësit e administratës publike dhe zhvillohet në mjediset e ASPA-s.
Fjalë kyçe: Komunikimi, Marredhenia me publikun, Marka, Media
Ç’është ky program? Është mundësi për t’u trajnuar dhe përftuar informacion teknik në fushën e etikës dhe konfliktit të interesit. Në të ekspozohesh ndaj një perspektivë krahasimore midis kuadrit ligjor të zbatueshëm në vendin tonë dhe në BE, kuadrit institucional, trajtimin e konfliktit të interesave dhe dilemat etike që na shoqërojnë.
Nevojat Jeni në dilemë nëse një veprimtari është e ligjshme apo jo? Si duhet të reagojë një nëpunës ndaj ofertave? Cili është kuptimi i konfliktit të interesave? Cilat janë mënyrat bazë të trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesave?
Qëllimet  Marrja e njohurive bazë për etikën në administratën publike. Thellimi në luftën për konfliktin e interesit, marrja e një orientimi të drejtë në rastet e dilemave dhe përplasjes së parimeve etike me interesat private
Kush përfiton Punonjës të të gjitha niveleve në administratën publike
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Niheni me kuadrin ligjor, institucional dhe autoritetet përgjegjëse në parandalimin dhe trajtimin e konfliktit të interesave; Kuptoni qartë kuadrin ligjor mbi konfliktin e interesit të shprehur në Kodin e Procedurave Administrative; Shqyrtoni ndryshimet ligjore lidhur me rolin e autoriteteve, të drejtat dhe detyrimet në parandalimin dhe trajtimin e konfliktit të interesave.
Kohëzgjatja 1 ditë ose 6 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Njohuri ligjore për rregullat e etikës, detyrimet që burojnë nga ligji dhe orientim para dilemave etike që mund të kenë në situata të ndryshme në punën tuaj; Arrini të përcaktoni në cilin grup subjektesh ndodheni sipas ligjit, dalloni situatat me dhe pa konflikt interesi, Arrini të aplikoni metodologjinë e prezantuar për zgjidhjen e rasteve.
Informacion shtesë  

Fjalë kyçe: Etikë, konflikt interesi, administratë publike

Ç’është ky program? Një mundësi shumë e mirë për t’u aftësuar në fushën e investimeve publike dhe
për të interpretuar impaktin që kanë Shpenzimet Kapitale në Borxhin Publik. Gjithashtu një
mundësi për të mësuar si të analizoni perspektivën e zbatimit të Investimeve Publike.
Nevojat Ky program plotëson nevojat tuaja për njohuri në investimet publike në tre module:
Analiza Makroekonomike dhe Impakti në Investimet Publike Kuadri ligjor
Procedurat e Menaxhimit të Investimeve Publike, Monitorimi dhe Vlerësimi i tyre
Qëllimet Të zgjeroni njohuritë mbi strategjinë e qeverisë për rritjen ekonomike dhe uljen e
varfërisë, hartimin e Programit Afatmesëm dhe rëndësisë që ai ka në fushën e
Investimeve Publike; Të njihni më nga afër vendimet dhe udhëzimet mbi procedurat e menaxhimit të investimeve, monitorimit dhe vlerësimit të tyre; Të njihni format që përdoren për të realizuar Investimet Publike si Koncesionet dhe Partneritetet Publike Privat.
Kush përfiton Të gjithë nëpunësit e menaxhimit të programeve buxhetore
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Diskutime mbi zhvillimet dhe problemet menaxhuese në institucionet tuaja
Njohuri të detajuara mbi investimet publike, metodologjinë e udhëzuar për t’u
ndjekur mbi monitorimin e IP-ve, lidhja e monitorimit me Planifikimin,
Buxhetimin dhe Prioritizimin e Investimeve
Kohëzgjatja 3-ditor ose 18 orë trajnimi.
Rezultatet në fund të trajnimit Do të jeni i mirë-informuar mbi ecurinë e zhvillimit të Investimeve Publike
Do të keni ide të qarta mbi Ndikimin e PBB – së në ecurinë e Investimeve Publike
në vend dhe format e zbatimit të Investimeve Publike në Koncesione dhe PPP
Të njiheni me Kornizën ligjore të sistemit buxhetor dhe të përcaktimit të
Investimeve (shpenzimeve) Publike
I aftë të kuptoni fazat e procesit të Investimeve Publike dhe miratimit të tyre
Të dini të zbatoni Rregullat e përgjithshme të Monitorimit të Investimeve Publike
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Investim, buxhet, ligj, rregullore, monitorim
Ç’është ky program? Trajnim i strukturuar në mënyrë të tillë që brenda një dite të plotë trajnimi, të njiheni me karakteristikat, rreziqet, mënyrat e vlerësimit dhe monitorimit të PPP-ve dhe koncesioneve.
Nevojat Doni të kuptoni më në thellësi mënyrën e realizimit dhe menaxhimit të investimeve
publike? Doni të dini si nxitet përdorimi i kapitalit të sektorit privat për realizimin e
investimeve publike, rrugët dhe procedurat për të krijuar stimuj të llojeve të ndryshme për operatorët privatë?
Qëllimet Të njohim nga afër përdorimin kompleks të procedurave PPP, duke kuptuar planifikimin,
vlerësimin dhe zbatimin e projekteve. Kjo ndihmon në monitorim dhe vlerësim më të
mirë në zbatimin e projekteve të këtij lloji!
Kush përfiton Nëpunës të menaxhimit të programeve buxhetore, politikë bërjes, planifikimit dhe monitorimit.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Përfshirje në ushtrime të ndryshme në lidhje me investimet publike si llogaritja e
vlerës aktuale neto, apo mbi llogaritjen e normës së brendshme të kthimit (IRR)
mbi zhvillimet dhe problemet menaxhuese në institucionet tuaja
Njohuri të detajuara mbi Partneritetin Publik Privat.Mundësi për shkëmbim informacioni, dijesh dhe vlerash
Kohëzgjatja 1 ditë ose 6 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Të aftë të identifikoni aktorët institucionalë dhe rolin e tyre për një PPP;
Do të jeni në gjendje të identifikoni dhe menaxhoni risqet dhe pengesat me të cilat
do të përballeni nga përdorimi i PPP-ve dhe koncesioneve;
Do të dini të llogarisni saktë vlerën e financimit të projektit dhe përzgjedhjen e
projektit më optimal;
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Koncesionet, Partneriteti Publik Privat, Menaxhim Financiar, Investime.
Ç’është ky program? Një trajnim dy-ditor që depërton në thellësi të fenomenit të korrupsionit. Ju pajis me njohuri si ta luftoni korrupsionin si një kërcënim për demokracinë, mirëqeverisjen, konkurrencën e ndershme, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe politik të vendit.
Nevojat Perceptimi i publikut për një nivel në rritje të korrupsionit në administratën publike
mbetet i lartë. Nëse doni të mësoni si të kontribuoni që ky perceptim të rregullohet,
ejani në këtë program. Këtu merrni informacion edhe për veprimtarinë e Koordinatorit Kombëtar
antikorrupsion dhe e Task Forcës përkatëse, ndryshimet në Kodin Penal, dhe atë të
Procedurës Penale për çështjet e korrupsionit dhe mekanizmat e luftës ndaj tij.
Qëllimet Të pajisë pjesëmarrësit me koncepte të avancuara mbi fenomenin e korrupsionit,
strategjitë antikorrupsion, veprat penale në këtë fushë si dhe metodat kryesore hetimore
si ato financiare ashtu edhe ato penale.
Kush përfiton Zyrtarë të nivele të ndryshme të profilit ekonomist / jurist
Drejtoritë e çështjeve juridike, financave, auditimit, shërbimeve, sinjalizuesit.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Përfshirje në diskutime mbi zhvillimet në luftën ndaj korrupsionit në përgjithësi
dhe në institucionet nga vijnë pjesëmarrësit
Mundësi për shkëmbim informacioni, dijesh dhe vlerash
Kohëzgjatja 2 ditë- 12 orë
Rezultatet në fund të trajnimit Thellim të njohurive mbi korrupsionin dhe veprat penale korruptive
Njohje me modele ndërkombëtare të luftës ndaj korrupsionit
Do të njihni në mënyrë të thelluar mjetet e hetimit financiar si dhe mjetet e hetimit
penal të korrupsionit
Do të keni aftësitë e duhura për të dalluar, denoncuar dhe hetuar aktet korruptive
brenda institucionit nga vijnë pjesëmarrësit
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Korrupsion, Sinjalizues, Vepër penale, Konflikt interesi, Shpërdorim detyre, Hetim
Financiar, Hetim Penal
Ç’është ky program? Trajnimi ofron një panoramë të plotë të rregullave themelore hyrëse dhe të drejtën
pozitive të Republikës së Shqipërisë duke bërë analogji edhe me të drejtën krahasuese
të institucioneve të së drejtës procedurale civile.
Nevojat Doni të kuptoni konceptet e juridiksionit dhe parimeve të së drejtës proceduriale
civile? Keni nevojë të aftësoheni në procedurat e përfaqësimit në procesin civil?
Doni të përsosni mënyrën e hartimit të padive? Të kuptoni mënyrën e funksionimit
të seancës gjyqësore dhe procedimit? Atëherë ky është programi i duhur!
Qëllimet Të ndihmojë nëpunësit që të familjarizohen me konceptet procedurale civile në
sistemin tone gjyqësor. Të prezantojë rregullat ligjore të procedurave civile me
qëllim zbatimin e tyre në veprimtarinë e përditshme.
Kush përfiton Të gjithë punonjësit e administratës publike me profil juristi.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Aftësim për të kuptuar dhe familjarizuar me detyrimet e subjekteve juridike në
çdo marrëdhënie juridike procedurale civile
Njohuri mbi ndërhyrjen e ligjshme të personit të tretë në procesin gjyqësor.
Aftësim i pjesëmarrësve mbi konceptin e padisë në KPrC, roli që ajo ka në
sistemin gjyqësor dhe momentet kur mund të ngrihet.
Njohje dhe aftësim me konceptin dhe formën e aktit procedural për palët.
Kohëzgjatja 3-ditor ose 18 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Do të jeni i mirë-informuar mbi parimet themelore të Kodit të procedurës civile.
Do të kuptoni si realizohet marrëdhënia juridike dhe subjektet e procesit gjyqësor
Do të keni ide të qarta mbi përdorimin me efikasitet të padive civile.
Do të bëheni të aftë për të kuptuar dhe familjarizuar me detyrimet e subjekteve
juridike në çdo marrëdhënie juridike procedurale civile
Do të përfaqësoni denjësisht institucionit në proceset civile.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: E drejtë procedurale civile, Kodi i Procedurës Civile, afat i arsyeshëm ligjor, padi,
akti procedurial
Ç’është ky program? Është e domosdoshme të njihni imtësisht parimet themelore të funksionimit të
administratës publike. Ky program ua jep këtë mundësi përmes shtjellimit të çështjeve
kryesore të “Kodit të Procedurave Administrative”.
Nevojat Si ta zbatoni me korrektësi ligjin gjatë procedurave administrative?
Doni t‘i përfundoni në kohë dhe me rregull proceset administrativ?
Atëherë ky është programi që ju duhet!
Qëllimet T’ju ndihmojë të kuptoni rregullat ligjore të procedurave administrative dhe zbatimin
e tyre të përditshëm. Të ofrojë informacion të zgjeruar e udhëzime të sakta mbi këto
rregulla dhe zbatueshmërine e tyre.
Kush përfiton Të gjithë punonjësit e administratës publike të cilët trajtojnë në nivel mesatar institutet e procedurës administrative;
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Aftësim për të kuptuar rëndësinë e rregullave horizontale;
Njohuri mbi zbatimin me korrektësi të ligjit gjatë procedurave administrative;
Aftësim dhe njohuri për respektimin e procedurave ndaj subjekteve private.
Kohëzgjatja 2-ditor ose 12 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit I mirë-informuar mbi parimet themelore të ligjit horizontal të procedures;
Ide të qarta mbi përdorimin me efikasitet të procedurave në administrate;
Do të dini si të respektoni garancitë proceduriale ndaj subjekteve private;
I aftë për të përfunduar në kohë dhe me rregullsi një proces administrative;
Do të jeni në gjendje të vendosni prioritete.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Ligj horizontal, Kodi i Procedurave Administrative, ligji i zbatueshëm, parimet, risitë e KPA-së, rregulla kyçe.
Ç’është ky program? Trajnim që adreson çështjen e negocimit të çështjeve teknike e administrative (jo ato
diplomatike). Sheh në detaj modelet e vendimmarrjes menaxheriale në kontekstin e
administratës publike.
Nevojat Doni të zgjeroni njohuritë në lidhje me procesin e negocimit?
Keni nevojë të dini si realizohet një proces i sukseshem negocimi?
Kërkoni të njihni procesin të vendimmarrjes bazuar në evidenca?
Ju duhet të praktikoheni me teknikat e vendimmarrjes?
Atëherë, ejani tek ky trajnim!
Qëllimet  T’ju ofrojë mundësi që të njiheni nga afër me parimet e negocimit të çështjeve teknike;
e administrative. T’ju aftësojë që të dalloni rëndësinë e fakteve dhe të merrni vendim;
të drejtë bazuar në evidenca të pakundërshtueshme;
Kush përfiton Rekomandohet të ndiqet nga nëpunës të drejtorive funksionale përgjegjëse për
hartimin e politikave, strategjive, si dhe programeve dhe projekteve.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Njohuri të detajuara mbi mënyrat e negocimit në Administratën Publike;
Mundësi për shkëmbim informacioni, dijesh dhe vlerash;
Përfshirje në diskutime mbi zhvillimet dhe problemet menaxhuese në institucione;
Kohëzgjatja 2 ditor ose 12 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Do të njihni konceptet bazë te negocimit e ide të qarta të hapave të procesit të tij;
Do të dini mënyrën e funksionimit te vendimmarrjes menaxheriale;
Do të keni më pak dilema për marrjen e vendimeve etike e profesionale.
Informacion shtesë:
Dilema e marrjes së vendimeve etike apo profesionale është luftë e përditshme e
menaxherëve. Ky trajnim ju ndihmon të analizoni problemin dhe të adresoni
rezultatet, sepse vendimmarrja e kryer në bazë të evidencave, është më e
suksesshmja. Pa harruar edhe mënyrat e negocimit si mundësi për të përfituar
rezultatin që kënaq të gjitha palët.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Negocim, vendimmarrje, problem, punë grupi.
Ç’është ky program? Trajnimi është një forum i hapur për të debatuar mbi çështjet kryesore që
lidhen me reformën dhe modernizimin e administratës.
Nevojat Sapo jeni emëruar e jeni në periudhën e provës? Duhet të mësoni më shumë për
organizimin dhe funksionimin e administratës publike shqiptare?
Doni të dini si të manaxhoni informacionin, legjislacionin, hartimin e dokumenteve
zyrtare e të drejtën e informimit? Atëherë ky është programi i duhur!
Qëllimet Të njiheni me paketën e plotë të funksionimit dhe organizmit të administratës
publike. Të identifikoni problemet menaxhuese në institucionet tuaja e si të bëheni
pjesë kontribuese në reformën dhe modernizimin e administratës.
Kush përfiton Nëpunësit e emëruar për herë të parë në shërbimin civil
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Mundësi për shkëmbim informacioni, dijesh dhe vlerash
Përfshirje në diskutime mbi zhvillimet dhe problemet menaxhuese.
Njohuri të detajuara mbi organizmin dhe funksionimin e administratës publike
Kohëzgjatja 10-ditor ose 60 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Do të jeni i mirë-informuar mbi parimet themelore të administratës publike
shqiptare, organizimit dhe funksionimit të saj.
Ide të qarta mbi përgjegjësinë dhe promovimin e reformës në administratë
Do të dini si menaxhohet informacioni, legjislacioni përkatës për hartimin e
dokumenteve zyrtare, mënyrat e përpunimit të tyre.
Do dini si të menaxhoni të drejtën e informimit e t’u përgjigjeni qytetarëve
nëpërmjet veprimtarive transparente.
I aftë të kuptoni mirë-menaxhimin e proceseve të punës dhe në gjendje të
vendosni prioritete, të ndërtoni marrëdhënie të mira me kolegët, duke u prirur
drejt një qasje sa më etike dhe profesionale.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Kod procedure, ligj, rregullore, kontrate administrative, pezullim, miratim
Ç’është ky program? Trajnimi është një forum i hapur për të debatuar mbi çështjet kryesore që lidhen me reformën dhe modernizimin e administratës.
Qëllimet Përmirësimi i të kuptuarit në lidhje diskriminimin si dhe garantimi i parimit të barazisë si një garanci mbrojtëse e nepunësit civil gjatë ushtrimit të funksionit të tyre në administratë publike.
Kush përfiton Nëpunësit në periudhë prove të KLSH dhe ILDKPKI
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Mundësi për shkëmbim informacioni, dijesh dhe vlerash;
Përfshirje në diskutime mbi zhvillimet dhe problemet menaxhuese në institucionet;
Tuaja. Njohuri të detajuara mbi organizimin dhe funksionimin e administratës publike;
Kohëzgjatja 5 ditor ose 30 orë trajnimi.
Rezultatet në fund të trajnimit Do të jeni të mirë informuar mbi parimet themelore të administratës publike;
shqiptare, organizimit dhe funksionimit të saj;
Ide të qarta mbi përgjegjësinë dhe promovimin e reformës në administrate;
Do të dini si menaxhohet informacioni, legjislacioni përkatës për hartimin e
dokumentave zyrtare, mënyrat e përpunimit të tyre;
Do dini si të menaxhoni të drejtën e informimit e t’u përgjigjeni qytetarëve
nëpërmjet veprimtarive transparente;
Të aftë të kuptoni mirë-menaxhimin e proceseve të punës;
Do të jeni në gjendje të vendosni prioritete;
Do të ndërtoni marrëdhënie të mira me kolegët, duke u prirur drejt një qasje sa
më etike dhe profesionale.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Kod, procedurë, ligj, akt ligjor, rregullore, kontratë, pezullim, miratim.
Programe të ngjashme: Prezantimi me Administratën Publike; Administrata Vendore
Ç’është ky program? Trajnimi është një forum i hapur për të debatuar mbi çështjet kryesore që lidhen me reformën dhe modernizimin e administratës.
Qëllimet Të njiheni me paketën e plotë të funksionimit dhe organizmit të administratës publike;
Ndan me ju informacion e udhëzime se si të përfshiheni në diskutime, si të identifikoni
problemet menaxhuese në institucionet tuaja e si të bëheni pjesë kontribuese në
reformën dhe modernizimin e administratës.
Kush përfiton Nëpunësit në periudhë prove të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të Tatimeve
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Mundësi për shkëmbim informacioni, dijesh dhe vlerash;
Përfshirje në diskutime mbi zhvillimet dhe problemet menaxhuese Njohuri të
detajuara mbi organizmin dhe funksionimin e administratës publike.
Kohëzgjatja 5 ditor ose 30 orë trajnimi.
Rezultatet në fund të trajnimit Do të jeni i mirë informuar mbi parimet themelore të administratës publike
shqiptare, organizimit dhe funksionimit të saj;
Ide të qarta mbi përgjegjësinë dhe promovimin e reformës në administrate;
Do të dini si menaxhohet informacioni, legjislacioni përkatës për hartimin e
dokumenteve zyrtare, mënyrat e përpunimit të tyre.
Do dini si të menaxhoni të drejtën e informimit e t’u përgjigjeni qytetarëve
nëpërmjet veprimtarive transparente; Të aftë të kuptoni mirë-menaxhimin e
proceseve të punës, në gjendje të vendosni prioritete, të ndërtoni marrëdhënie të
mira me kolegët, duke u prirur drejt një qasje sa më etike dhe profesionale.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Kod, procedure, ligj, akt ligjor, rregullore, kontratë, pezullim, miratim
Ç’është ky program? Mundësia juaj për të marrë njohuritë për përdorimin e kodit të ri të procedurave
administrative dhe mënyrën se si do të hartoni një procedurë standarde të veprimit.
Qëllimet Të identifikoni ndryshimet e reja në kod, mungesat e procedurave standarde të
veprimit dhe hartimin konkret të një procedure standarde veprimi.
Kush përfiton Nëpunësit që janë përgjegjës për hartimin e procedurave të institucionit;
Nëpunës në administratën publike, pushteti vendor;
Nëpunës të bashkisë, zv/kryetar, drejtor, përgjegjës.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Do të njiheni me ndryshimet e reja në kodin e procedurave administrative, juridiksionin, kompetencat, aktet administrative, fazat e procedurave administrative, ekzekutimi i akteve dhe barra e proves;
Do të mësoni përdorimin e procedurave standarde të veprimit, hartimin të një procedure, zbatimin e tyre, dhe përzgjedhjen kush është më prioritare;
Kohëzgjatja 2 ditor ose 12 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Bëhet nëpërmjet ushtrimeve dhe punëve në grup, që u lejojnë nëpunësve të
analizojnë, adresojnë dhe zgjidhin problemet.
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Kod, procedure, ligj, akt ligjor, rregullore, kontrate, pezullim, miratim.
Ç’është ky program? Ky është një program trajnimi i cili nëpërmjet diskutimeve dhe shkëmbimit të eksperienca
syon të rrisë shkallën e të kuptuarit dhe atë të aftësimit të nëpunësve të administratës publike, për
zbatimin e këtij ligji themelor.
Nevojat Të dimë se çfarë është ky ligj, cfarë të drejtash dhe detyrimesh burojnë nga ky ligj për
nëpunësin civil; Të dimë se cila është fusha e zbatimit të tij në Administratën publike;
Cilat janë specifikat dhe pikat e përbashkëta me ligjin për nëpunësin civil.
Qëllimet Ky program trajnimi ka si synim të përditësojë njohuritë e pjesmarrësve me ndryshimet
në kodin e punës si edhe të zhvillojë aftësitë praktike të tyre nëpërmjet rasteve studimore dhe
ushtrimeve. Në këtë modul do të përfshihen njohuri dhe aftësi lidhur me veçorite e zbatimit të
këtij ligji në kushtet e administratës publike.
Kush përfiton Nëpunës të njësive të burimeve njerëzore, pjesëmarrësi të jetë nëpunës në
administratën publike ose në pushtetin vendor, të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Njohuri të përditësuara lidhur me kodin e punës dhe roli i tij në rregullimin e tregut të punës në Shqiperi, kontratat e punës, llojet dhe pasojat e mospasjes së një kontrate pune; Të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i kodit të punës të drejtat e grave dhe fëmijeve në punë mbrojtja dhe punësimi i tyre; Organizatat sindikale dhe roli i tyre në shoqeri për mbrojtjen e të drejtave te punonjësve, dialogu social, cfarë është dhe si zhvillohet ai Si përfundon marrdhënia e punës siç parashikohet në Kodin e Punës, Siguria dhe shëndeti në punë.
Kohëzgjatja 2 ditë ose 12 orë trajnimi
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Kodi i punës, të drejtat dhe detyrime, siguria dhe shëndeti në punë,
dialogu social, organizatat sindikale ,të drejtat e grave dhe të fëmijëve.
Vlerësimi i njohurive Vlerësimi i njohurive bazohet në metodat alternative të kontrollit të dijes. Kjo do të arrihet nëpërmjet ushtrimeve dhe punëve në grup që u lejojnë nëpunësve të analizojnë, adresojnë dhe zgjidhin problemet.
Ç’është ky program? Një trajnim i zgjeruar mbi rritjen e kapaciteteve mbi çështjet e konflikit të interesit
të autoriteteve përgjegjëse në institucione.
Nevojat Nëse ke interes dhe nevojë të mësosh më shumë rreth ligjit të konfliktit të interesit
e udhëzuesve ligjorë rreth tij, e nëse merreni me prokurimin, auditimin e brendshëm
apo burimet njerëzore, atëherë kytrajnim është mëse i përshtatshëm për ty.
Qëllimet Të arrini të dalloni situatat në të cilat ju, si një punonjës, mund të keni një interes
personal ose privat që ndërhyn ose duket se ndërhyn me aftësinë tuaj për të bërë
punën tuaj në mënyrë të drejtë dhe etike. T’ju japë një tablo të gjerë të kuadrit
ligjor e institucional të fushës që ka lidhje me konfliktin e interesit.
Kush përfiton Nëpunës në administratën qëndrore dhe vendore; specialistë të fushës së
prokurimit, auditimit e kontrollit të brendshëm; nëpunës të burimeve njerëzore;
Autoritet Përgjegjës; Koordinatori për të drejtën e informimit.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Njiheni me Ligjin “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e
Funksioneve Publike” i cili ka për qëllim garantimin e një vendimmarrjeje të
paanshme, transparente, në interesin më të mirë të mundshëm të publikut e të
besimit të tij ndaj institucioneve publike.
Kohëzgjatja 2 ditë ose 12 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Njohuri të thelluara mbi çështjet e konfliktit të interesit;
Kuptimi i konfliktit të interesave, dije mbi kuadrin ligjor dhe
institucional, autoritetet përgjegjëse, llojet e konflikteve të interesave, llojet e
interesave privatë, si rrjedhojë çdo zyrtar apo dhe çdo epror i tij do të analizojë
çështjen sipas mënyrës së sugjeruar dhe të marrin masat e përshtatshme
Konflikti Rast për Rast i Interesave, identifikimi, trajtimi dhe
Zgjidhja; Konflikti i vazhdueshëm i interesit dhe papajtueshmëria me
funksionin; Zgjerimi i njohurive me rregullat për deklarim; ndalimi i disa
aktiviteteve me interes privat e personal; masat parandaluese, mjetet dhe
mekanizmat; sanksionet dhe eksperiencat për forcimin e tyre.
Etika dhe antikorrupsioni; Njohuri mbi “Ligjin për sinjalizimin.”
Informacion shtesë Fjalë kyçe: Konflikti i interesit, zgjidhje e konfliktit, autoritete përgjegjëse, funksion publik
Ç’është ky program? Ky program trajnimi zhvillohet duke kombinuar pjesën teorike me atë praktike, duke i dhënë përparësi zhvillimit të rasteve studimore, punës në grup si edhe diskutimeve në sallën e trajnimit. Kjo do të ndihmojë për shkëmbimin e eksperiencave dhe shembujve nga praktika.
Nevojat Dhënia e njohuirve themelore mbi procesin e prokurimit publik
Qëllimet Krijimi i njohurive bazë të plota për të gjithë procesin e prokurimit dhe krijimi i një bërthame profesionistësh në Ministritë e linjës dhe në institucione të tjera qëndrore dhe lokale.
Kush përfiton Të gjithë nëpunësit ë administratës vendore dhe qëndrore të cilët janë pjesë e këtij procesi:
Kohëzgjatja 4 ditë ose 24 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Njohje me legjislacionin e prokurimit publik; Qëllimi i rregullimit të prokurimit publik; Parimet dhe rëndësia e tyre në një proces prokurimi; Aktorët e sistemit të prokurimit publik dhe elementet e procesit; Konflikti i interesave në prokurimin publik; Llojet e procedurave të prokurimit dhe rastet e përdorimit të tyre.
Informacion shtesë Prokurimi; procedurat; ligji për prokurimet; parimet e prokurimit publik; aktoret e sistemit; konflikti i interesave, llojet e procedurave.
Programe të ngjashme Ndryshimet në legjislacionin për prokurimin publik, auditi i brendshëm.
Vlerësimi i njohurive:bazohet në metodat alternative të kontrollit të dijes. Kjo do të arrihet nëpërmjet ushtrimeve dhe punëve në grup që u lejojnë nëpunësve të analizojnë, adresojnë dhe zgjidhin problemet.
Ç’është ky program? Prokurimi publik, (nivel mesatar) është program trajnimi i cili synon përditësimin e njohurive të nëpunësve të cilët janë të përfshirë në këtë proces.
Nevojat Sigurimi i një procesi i prokurimit publik zhvillohet me efektivitet dhe integritet
Qëllimet Konsolidimi i njohurive dhe shkëmbimi i eksperiencave përmes rasteve studimore dhe diskutimeve
Kush përfiton Nëpunës të administratës publike qendrore dhe vendore
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të kenë më shumë shumë njohuri teorike dhe aftësi praktike për zgjidhjen e situatave dhe rasteve konkrete që lidhen me procesin e prokurimit publik.
Kohëzgjatja 6 ditë ose 36 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Aftësi më të mira në funksion të: Identifikimit të nevojave që do të realizohen nëpërmjet procesit të prokurimit publik dhe prokurimi i përqëndruar; specifikimet teknike; kriteret e përzgjedhjes së fituesve: lidhja midis fazës së përgatitjes së një procesi prokurimi dhe fazës së zhvillimit të procedurës konkurruese; zhvillimi i procesit të prokurimit sipas secilës prej procedurave të prokurimit; marrëveshja kuadër sistemi dinamik i blerjve dhe sistemi elektronik;
Sistemi i rishikimit në prokurimin publik.
Informacion shtesë Trajnimi jepet në gjuhën shqipe. Është pa pagesë për nëpunësit e administratës publike dhe zhvillohet në mjediset e ASPA-s.
Fjalë kyçe: Nevojat për prokurim, specifikimet teknike; kriteret e përzgjedhjes; përzgjedhja e fituesve; procedura konkurruese; zhvillimi i procedurës së prokurimit; marrëveshja kuadër; sistemi dinamik i blerjeve; sistemi elektronik; sistemi i rishikimit.
Ç’është ky program? Nëse doni të zgjeroni njohuritë tuaja dhe të përfitoni nga eksperiencat e shumta merrni pjesë në këtë trajnim.
Nevojat Plotësimi i kuadrit të njohurive duke përfshirë përveç prokurimit të mallrave edhe atë të punëve apo shërbimeve e plotëson nivelin e njohurive dhe rrit aftësitë e kompetencat e nëpunësve në këtë fushë
Qëllimet Eshtë krijimi i njohurive të avancuara për procesin e prokurimit dhe krijimi i një bërthame profesionistësh në Ministritë e linjës dhe në institucione të tjera qëndrore dhe lokale.
Kush përfiton Nëpunës të cilët kanë eksperinecë në procesin e prokurimit dhe kërkojnë të zgjerojnë e perditësojnë njohuritë e tyre në këtë fushë.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Njohuri më të konsoliduara lidhur me prokurimin e kontratave të mallrave, specifikat; prokurimin e shërbimeve;të punëve dhe zbatimin e kontratave
Kohëzgjatja 4 dite ose 24 orë trajnimi
Informacion shtesë Programe të ngjashme: Ndryshimet në legjislacionin për prokurimin publik; Auditi i brendshëm
Fjalët kyçe:
Prokurimi i mallrave; prokurimii shërbimeve; prokurimi i punëve, zbatimi i kontratave.
Ç’është ky program? Eshtë një program i cili fokusohet në njohjen me legjislacionin dhe Strukturën e ligjit “ për nëpunësin civil” dhe me konkretisht me monitorimin e zbatimit të tij në praktikë.
Informacione mbi programin Ky program trajnimi do të bëjë të mundur që pjesëmarrësit të kuptojnë së si është ndërtuar dhe funksionon Shërbimi Civil, qëndrueshmërinë, integritetin paanësinë politike dhe llogaridhënien, parime këto që janë në themel të Ligjit për shërbimin civil.
Njohuritë që do të jepen lidhen : Strukturën e LSHC; Kuptimi i hierarkisë së normave që rregullojnë shërbimin civil, njohja me dokumentat që lidhen me çështje të ndyshme të burimeve njerëzore, rolin dhe funksionet e KMSHC.
Qëllimet Të bëjë të mundur që pjesëmarrësit të kuptojnë së si është ndërtuar dhe funksionin Shërbimi Civil, qëndrueshmërine, integritetin paanësinë politike dhe llogaridhënien, parime këto që janë në themel të Ligjit për shërbimin civil.
Kush përfiton Pjesëmarrës në këto trajnime janë nëpunës të adminisratës publike të të gjitha niveleve, si qendrore dhe vendore, si edhe të institucioneve të pavarura.
Përfitimet në dije dhe në aftësi? Pjesëmarrës në këto trajnime janë nëpunës të adminisratës publike të të gjitha niveleve, si qendrore dhe vendore, si edhe të institucioneve të pavarura.
Kohëzgjatja 2 ditë ose 12 orë trajnimi
Rezultatet në fund të trajnimit Pjesëmarrist do të bëhën të vetëdishëm për vlerat e shërbimit Civil, rëndësinë e veprimit sipas një kodi etike dhe për domosdoshmërinë që nëpunëst civil të mbajnë një qëndrim të drejtë dhe të disiplinuar. Ndërkohë pjesëmarrësit e nivelit drejtues do të marrin njohuri në kuadrin e “Qeverisjes së mirë” me qëllim shmangjen e sjelljes së keqe në punë dhe paraqitja e rreziqeve të ndryshme etike.
Informacion shtesë Programe të ngjashme: Etika në shërbimin civil, Antikorrupsioni
Vlerësimi i njohurive; bazohet në metodat alternative të kontrollit të dijes. Kjo do të arrihet nëpërmjet ushtrimeve dhe punëve në grup që u lejojnë nëpunësve të analizojnë, adresojnë dhe zgjidhin problemet.
Fjalë kyçe: Kodi i etikës, Komisioneri për shërbimin civil, disiplinë në shërbimin civil.