Çështje të Tjera Horizontale
MODULI I TRAJNIMIT
Informacion mbi modulin:
Ky modul trajton aspekte të ndryshme të dhunës në familje, duke përfshirë format, shkaktarët, pasojat dhe mënyrat e parandalimit dhe intervenimit. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë ndikimin e dhunës në individë dhe shoqëri, si dhe strategjitë për mbështetje dhe rehabilitim të viktimave.
Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i trajnimit është të rrisë ndërgjegjësimin mbi problematikën e dhunës në familje, të ofrojë njohuri mbi ligjet dhe politikat në këtë fushë, dhe të zhvillojë aftësi për identifikimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Trajnimi synon gjithashtu të forcojë kapacitetet për mbështetje dhe rehabilitim të viktimave.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit identifikojnë dhe shpjegojnë format e ndryshme të dhunës në familje, përfshirë dhunën fizike, emocionale, dhe ekonomike.
- Pjesëmarrësit analizojnë shkaktarët kryesorë të dhunës në familje, duke kuptuar ndikimin e faktorëve socialë, ekonomikë dhe kulturorë.
- Pjesëmarrësit kuptojnë pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të dhunës në familje për viktimat, fëmijët dhe shoqërinë në përgjithësi.
- Pjesëmarrësit njohin kuadrin ligjor dhe politik në lidhje me dhunën në familje dhe rolin e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e viktimave.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për identifikimin e rasteve të dhunës në familje dhe mënyrat për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për viktimat.
- Pjesëmarrësit eksplorojnë strategjitë e parandalimit të dhunës në familje dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për këtë çështje.
Pjesëmarrësit angazhohen në diskutime dhe raste studimore për të reflektuar mbi situata reale dhe për të ndarë praktikat më të mira në trajtimin e dhunës në familje.
Informacion mbi modulin:
Ky modul trajton rëndësinë e të folurit në publik dhe dallimet e tij nga format e tjera të komunikimit. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë elementët kryesorë të të folurit në publik, do të mësojnë strukturën e një fjalimi dhe do të praktikojnë teknika të ndryshme të komunikimit jo-verbal.
Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i trajnimit është të ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë rëndësinë e të folurit në publik, të zhvillojnë aftësi të forta komunikimi dhe të aplikojnë teknika të reja në prezantimet e tyre. Trajnimi synon gjithashtu të përmirësojë besimin dhe aftësitë e pjesëmarrësve në përballjen me audienca të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit identifikojnë dhe shpjegojnë elementet dhe rëndësinë e të folurit në publik, duke e dalluar atë nga format e tjera të komunikimit.
- Pjesëmarrësit klasifikojnë saktë të paktën elementet bazë të pjesës informuese dhe bindëse të një fjalimi.
- Pjesëmarrësit arrijnë të vënë në zbatim tre nga teknikat e reja të të folurit në publik, duke argumentuar zgjedhjen e tyre.
- Pjesëmarrësit interpretojnë strukturën e një fjalimi të përgatitur vetë, duke analizuar hapjen, zhvillimin dhe mbylljen e tij.
- Pjesëmarrësit zgjidhin saktë një situatë të vështirë përballje me grupe të ndryshme në madhësi dhe zgjedhin metodën e duhur për të folurit në publik.
- Pjesëmarrësit argumentojnë zgjedhjen e tyre dhe eksperimentojnë me 2 metoda të reja të të folurit në publik.
Pjesëmarrësit analizojnë hapjen, zhvillimin dhe mbylljen e një fjalimi si në formatin e Ted Talk, duke nxjerrë përfundime për përmirësimin e komunikimit të tyre.
Informacion mbi modulin:
Ky modul trajton rëndësinë e etikes dhe integritetit në administratën publike, duke theksuar rolin e tyre në ndërtimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve publike dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.
Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i këtij trajnimi është të forcojë kuptimin e pjesëmarrësve për parimet etike dhe integritetin në administratën publike dhe të ndihmojë në zhvillimin e një kulture të fortë etike në institucionet publike.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit identifikojnë dhe shpjegojnë konceptet kryesore të etikës dhe integritetit në administratën publike.
- Pjesëmarrësit analizojnë rolin e etikës në ndërtimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve publike.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të identifikuar dhe menaxhuar situatat etike në punën e tyre.
- Pjesëmarrësit krijojnë një plan veprimi për të promovuar etikën dhe integritetin në ambientin e tyre të punës.
Pjesëmarrësit angazhohen në diskutime dhe reflektim mbi praktikat e mira dhe sfidat në ruajtjen e etikës në administratën publike.
Informacion mbi modulin:
Ky modul ofron njohuri të thella mbi format dhe metodologjitë e kërkimit shkencor, duke përfshirë konceptet epistemologjike dhe ontologjike, si dhe dallimin midis kërkimeve sasiore dhe cilësore. Pjesëmarrësit do të shqyrtojnë teknikën e kërkimit pozitivist dhe qasjet interpretative, duke forcuar aftësitë e tyre në ndërmarrjen e studimeve të ndryshme kërkimore.
Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i trajnimit është të njohë pjesëmarrësit me konceptet themelore të kërkimit shkencor, të zhvillojnë aftësi për të përdorur metodologjitë e kërkimit dhe të kuptojnë rëndësinë e publikimit të rezultateve të kërkimeve shkencore.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit njohin format e ndryshme të kërkimit shkencor dhe rëndësinë e tyre në zhvillimin e dijes.
- Pjesëmarrësit kuptojnë konceptet bazë të epistemologjisë dhe ontologjisë dhe ndikimin e tyre në procesin e kërkimit.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë njohuri mbi kërkimet sasiore dhe shqyrtojnë shembuj praktikë të trajtimit të këtyre kërkimeve.
- Pjesëmarrësit dallojnë mes punimeve sasiore dhe cilësore, analizojnë karakteristikat e tyre dhe identifikojnë avantazhet e secilës metodologji.
- Pjesëmarrësit angazhohen në punë grupi për të diskutuar dhe analizuar përfitimet dhe kufizimet e metodologjive sasiore dhe cilësore.
- Pjesëmarrësit njohin pozitivizmin si një qasje kërkimore dhe kuptojnë rëndësinë e saj në shkencë.
Pjesëmarrësit zhvillojnë njohuri mbi qasjet interpretative në kërkimin shkencor dhe aplikojnë këto qasje në studime të ndryshme.
Informacion mbi modulin:
Ky modul trajnim ofron një mundësi të shkëlqyer për të theksuar rëndësinë e Marrëdhënieve me Publikun (PR) dhe për të dalluar këtë fushë nga format e tjera të komunikimit. Pjesëmarrësit do të mësojnë strukturën e komunikimit dhe do të demonstrojnë teknika të reja në PR, duke krijuar përqasje inovative në marrëdhëniet me publikun.
Qëllimi i trajnimit:
Të aftësojë pjesëmarrësit që të krijojnë përqasje të reja në marrdhëniet me publikun dhe të formulojnë me efikasitet modele personale inovatore të PR-it dhe komunikimit strategjik.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit janë në gjendje të identifikojnë dhe shpjegojnë elementet kryesore të Marrëdhënieve me Publikun dhe rëndësinë e komunikimit strategjik
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të krijuar dhe formuluar modele inovative të PR-it, duke përfshirë përqasje të reja në marrëdhëniet me publikun
- Pjesëmarrësit janë të aftë të aplikojnë të paktën dy teknika të reja të komunikimit në praktikat e tyre të përditshme
- Pjesëmarrësit interpretojnë situata të vështira në fushën e PR-it dhe të komunikimit dhe të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme
- Pjesëmarrësit mësojnë të organizojnë mendimet dhe argumentet e tyre në një qëndrim të strukturuar dhe zyrtar
- Pjesëmarrësit janë në gjendje të interpretojnë dhe të zhvillojnë grafikun e një strategjie komunikimi që është e përshtatshme për kontekstin e tyre profesional
Informacion mbi modulin:
Ky modul ofron një trajnim të zgjeruar mbi rritjen e kapaciteteve në lidhje me çështjet e konfliktit të interesit për autoritetet përgjegjëse në institucione. Ai synon të adresojë nevojat e individëve që kanë interes dhe dëshirë për të mësuar më shumë rreth ligjit të konfliktit të interesit dhe udhëzuesve ligjorë që lidhen me këtë fushë.
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi i këtij moduli është të ndihmojë pjesëmarrësit të identifikojnë situatat në të cilat ata, si punonjës, mund të kenë interesa personale ose private që ndikojnë, ose duket se ndikojnë, në aftësinë e tyre për të kryer punën në mënyrë të drejtë dhe etike.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit fitojnë njohuri të thelluara mbi çështjet e konfliktit të interesit, duke përfshirë kuptimin e tij, kuadrin ligjor dhe institucional, si dhe autoritetet përgjegjëse
- Pjesëmarrësit njohin llojet e konflikteve të interesave dhe llojet e interesave private, duke u aftësuar të analizojnë situatat në përputhje me mënyrat e sugjeruara dhe të marrin masat e përshtatshme
- Pjesëmarrësit mësojnë se si të identifikojnë, trajtojnë dhe zgjidhin konfliktin e interesit në mënyrë rast për rast, duke njohur gjithashtu konfliktin e vazhdueshëm të interesit dhe papajtueshmërinë me funksionin
- Pjesëmarrësit zgjerojnë njohuritë e tyre mbi rregullat për deklarim dhe do të kuptojnë ndalimin e disa aktiviteteve me interes privat e personal
Pjesëmarrësit mësojnë për masat parandaluese, mjetet dhe mekanizmat që ndihmojnë në parandalimin e konfliktit të interesit, si dhe sanksionet dhe eksperiencat për forcimin e tyre.
Informacion mbi modulin:
Ky modul fokusohet në përmirësimin e kujdesit ndaj klientit dhe komunikimit në ofrimin e shërbimeve publike. Ai është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare për të vendosur qytetarin në qendër të shërbimeve dhe për të përmirësuar administratën publike në Shqipëri.
Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i trajnimit është të forcojë aftësitë e nëpunësve të administratës publike, veçanërisht atyre që punojnë në sportelet pritëse, për të ofruar shërbime më të mira dhe më efikase për qytetarët.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit identifikojnë dhe shpjegojnë rëndësinë e kujdesit ndaj klientit në shërbimet publike.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi të mira komunikimi për të përmirësuar marrëdhëniet me qytetarët.
- Pjesëmarrësit aplikojnë strategji efektive për menaxhimin e situatave të vështira dhe kërkesave të klientëve.
- Pjesëmarrësit krijojnë plane veprimi për të zbatuar praktikat e kujdesit ndaj klientit në punën e tyre të përditshme.
Pjesëmarrësit kontribuojnë në përmirësimin e kënaqësisë së qytetarëve me shërbimet publike nëpërmjet ofrimit të një shërbimi të cilësisë më të lartë.
Informacion mbi modulin:
Ky modul ofron njohuri dhe aftësi të nevojshme për të komunikuar me efektivitet në media, duke u fokusuar në ndërtimin e mesazheve të qarta dhe strategjike, si dhe në menaxhimin e situatave të ndryshme në kontekstin e intervistave dhe komunikimit me audiencën. Në një botë ku informacioni qarkullon shpejt dhe mediat luajnë një rol kyç në formësimin e opinionit publik, është thelbësore që individët dhe profesionistët të jenë të aftë të komunikojnë në mënyrë efikase dhe të ndikojnë në audiencën e tyre.
Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i këtij trajnimi është të përmirësojë aftësitë e pjesëmarrësve për të komunikuar në media, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë mesazhe të efektshme dhe të menaxhojnë me sukses ndërveprimin me audiencën.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit do të fitojnë një kuptim të thellë mbi rolin dhe ndikimin e medias në formësimin e opinionit publik, si dhe mbi teknikat për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe bindëse.
- Pjesëmarrësit do të mësojnë të krijojnë mesazhe të strukturuara dhe strategjike, të cilat përshtaten për kontekste të ndryshme mediatike dhe përçojnë në mënyrë efektive qëllimet e tyre tek audienca.
- Pjesëmarrësit do të zhvillojnë vetëbesimin për t’u përballur me intervista dhe situata të tjera në media, duke menaxhuar presionin dhe duke përshtatur mesazhet sipas kërkesave të intervistës.
- Pjesëmarrësit do të aftësohen në identifikimin dhe analizimin e karakteristikave të audiencave të ndryshme, duke i përshtatur mesazhet e tyre për të maksimizuar ndikimin dhe për të komunikuar në mënyrë më të synuar.
Pjesëmarrësit do të përmirësojnë aftësitë e tyre në përdorimin e metodave dhe teknikave bashkëkohore për komunikim mediatik, duke përfshirë ndërtimin e mesazheve të kujdesshme dhe të ndjeshme, që përputhen me kërkesat dhe trendet aktuale në media.