Kompetencat e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore
MODULI I TRAJNIMIT
Informacion mbi modulin:
Ky modul ofron njohuri të thella mbi legjislacionin dhe strukturat e vetëqeverisjes vendore në Shqipëri, duke përfshirë proceset e decentralizimit dhe rolin e këshilltarëve në menaxhimin e burimeve lokale. Pjesëmarrësit do të shqyrtojnë marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore, si dhe strategjitë për mirëadministrimin dhe buxhetimin efektiv.
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi i trajnimit është të njohë pjesëmarrësit me legjislacionin themelor që rregullon veprimtarinë e vetëqeverisjes vendore, të zhvillojnë aftësi për të kuptuar dhe zbatuar përgjegjësitë e tyre si këshilltarë, si dhe të theksojnë rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit njohin ecurinë dhe reformat e realizuara ndër vite në lidhje me vetëqeverisjen vendore në Shqipëri dhe kuptojnë rëndësinë e tyre në zhvillimin lokal.
- Pjesëmarrësit janë në gjendje të interpretojnë legjislacionin bazë dhe atë sektorial lidhur me vetëqeverisjen vendore dhe ta zbatojnë atë në praktikë.
- Pjesëmarrësit analizojnë marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore, si dhe institucionet e dekoncentruara, duke kuptuar dinamikat e bashkëpunimit dhe sfidat.
- Pjesëmarrësit vlerësojnë strategjitë për decentralizim dhe efektivitetin e tyre, duke kuptuar rolin e këtyre strategjive në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
- Pjesëmarrësit shpjegojnë organet e vetëqeverisjes vendore dhe analizojnë rolin dhe përgjegjësitë e këshilltarëve, duke u fokusuar në parimet e mirëqeverisjes.