Çështje Ligjore
MODULI I TRAJNIMIT
Informacion mbi modulin:
Ky modul trajnimi adreson problemin e diskriminimit racial ndaj personave që i përkasin pakicave rome dhe egjiptiane, fenomen i cili njihet me emrin antigjipsizëm.
Qëllimi i trajnimit
Në përmbushje të Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje të Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike përmes kësaj kurrikule trajnimi synon të aftësojë punonjësit e administratës publike për të njohur, shmangur, parandaluar dhe ndëshkuar çdo formë të mundshme të antigjipsizmit që mund shfaqet si në hartimin e politikave ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve publike apo praktikave institucionale në përputhje me praktikat më të mira evropiane.
Rezultatet e të nxënit
Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të:
- Pjesëmarrësit kuptojnë format e shfaqjes së antigjipsizmit, diskriminimit racial kundër romëve dhe egjiptianëve.
- Pjesëmarrësit analizojnë situata të cilat mund të rezultojnë në diskriminim racial, antigjipsizëm duke cenuar të drejtat e personave që u përkasin pakicave rome dhe egjiptiane.
- Pjesëmarrësit aplikojnë dhe vlerësojnë përgjigjet e duhura institucionale, bazuar tek legjislacioni për të drejtat njerëzore, për të shmangur diskriminimin racial të mundshëm apo për t’iu përgjigjur diskriminimit racial të pretenduar gjatë kryerjes së detyrës.
- Pjesëmarrësit krijojnë praktika pune të cilat shmangin çdo cenim dhe mundësojnë ushtrimin e të drejtave të personave që u përkasin pakicave rome dhe egjiptiane.
Informacion mbi modulin:
Trajnimi është një mundësi shumë e mirë për të kuptuar që parimi i mosdiskriminimit është një parim kyç në mirëorganizimin dhe funksionimin e Administratës Publike.
Qëllimi i trajnimit
Përmirësimi i të kuptuarit në lidhje diskriminimin si dhe garantimi i parimit të barazisë si një garanci mbrojtëse e nëpunësit civil gjatë ushtrimit të funksionit të tyre në administratë publike.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit mësojnë të dallojnë diskriminim në marrëdhëniet e punës
- Pjesëmarrësit ndërgjegjësohen mbi mënyrën se si duhet ti trajtojnë indivët gjatë veprimtarisë së tyre si nëpunës civil
- Pjesëmarrësit dallojnë llojet e diskriminimit
Pjesëmarrësit dinë ku të drejtohen në rast se ndihen të diskriminuar dhe procesin që do ndjekin
Informacion mbi modulin:
Në këtë trajnim diskutohen sfidat kryesore me të cilat përballen si administrata publike, ashtu edhe sektori privat gjatë zbatimit të Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe Ligjit nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i trajnimit për të drejtën e informimit është ofrimi i mbështetjes praktike për nëpunësit civilë në zbatimin e kuadrit rregullator për të drejtën e informimit dhe njohja me ndryshimet ligjore të Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, detyrimet e nëpunësve për zbatimin e këtij ligji, përgjegjësia administrative, etj.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit njohin konceptet bazë të të drejtës së informimit dhe të mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe kuadrin ligjor përkatës.
- Pjesëmarrësit njohin ndryshimet e fundit ligjore në Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe Ligjin nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale.”
- Pjesëmarrësit aplikojnë praktikat dhe detyrimet ligjore në zbatimin e kuadrit rregullator për të drejtën e informimit, veçanërisht në përgjigjet për kërkesat e publikut për informacion.
- Pjesëmarrësit përdorin teknikat e mbrojtjes së të dhënave në situata konkrete dhe të sigurojë që të dhënat personale të mbrohen në përputhje me kërkesat ligjore.
Pjesëmarrësit identifikojnë përgjegjësitë specifike të nëpunësit për zbatimin e ligjeve për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë përgjegjësinë administrative dhe rolin e nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave personale.
Informacion mbi modulin:
Ky modul ofron mundësinë për të fituar njohuri mbi përdorimin e Kodit të Ri të Procedurave Administrative dhe mënyrat e hartimit të procedurave standarde të veprimit. Pjesëmarrësit do të kuptojnë rregullat ligjore të procedurave administrative në vend dhe do të mësojnë se si t’i zbatojnë ato në veprimtarinë e përditshme, me qëllim krijimin e një administrate mirëfunksionale në proceset administrative. Moduli gjithashtu synon të krijojë njohuri të plota mbi Kodin e Ri të Procedurave Administrative dhe të aftësojë punonjësit e administratës publike për rishikimin e rregullave të procedurave të brendshme, si dhe për planifikimin e veprimeve të nevojshme, duke u bazuar në risitë e këtij kodi.
Qëllimi i trajnimit
Të ofrojë njohuri dhe aftësi për përdorimin e Kodit të Ri të Procedurave Administrative, duke mundësuar pjesëmarrësit të hartojnë procedura standarde veprimi dhe të zbatojnë rregullat ligjore në administratën publike për të krijuar një proces administrativ më efikas.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit fitojnë njohuri të thellë mbi rregullat dhe parimet e Kodit të Ri të Procedurave Administrative.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të hartuar procedura standarde veprimi në përputhje me rregullat ligjore.
- Pjesëmarrësit zbatojnë rregullat ligjore të procedurave administrative në praktikën e përditshme.
- Pjesëmarrësit kuptojnë se si të kontribuojnë në krijimin e një administrate mirëfunksionale përmes përmirësimit të proceseve administrative.
Pjesëmarrësit rishikojnë dhe përmirësojnë rregullat e procedurave të brendshme në administratën publike.
Informacion mbi modulin:
Trajnimi mbi mbrojtjen e të dhënave personale organizohet në formën e një tryeze diskutimesh mbi çështjet kryesore që lidhen me këto koncepte, problematikat që hasen nga nëpunësit e administratës lidhur me zbatimin e Ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe Ligjin 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi i këtij trajnimi është njohja me kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për nëpunësit mundëson një shërbim më transparent dhe cilësor ndaj publikut.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit janë të mirë-informuar mbi të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale si një e drejtë themelore Pjesëmarrësit kanë ide të qarta mbi përgjegjësinë dhe rolin e komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale Pjesëmarrësit informohen mbi pasojat që ka cenimi i të drejtës së informimit mbi gëzimin e të drejave themelore të njeriut Pjesëmarrësit njihen me afatet dhe sanksionet që zbatohen në rast mosreprektimi të rregullimeve ligjore. Pjesëmarrësit njihen me rastet e kufizimit kur nuk jepen të dhënat personale.
Pjesëmarrësit menaxhojnë të drejtën e informimit e t’u përgjigjeni qytetarëve nëpërmjet veprimtarive transparente. Pjesëmarrësit kuptojnë rëndësinë e rritjes së transparencës në administratës publike