Shërbimi i ri e-learning përfshin mundësinë për të mësuar dhe perfeksionuar gjuhën Angleze, Gjermane, Frënge, Italiane dhe Spanjolle duke i ofruar të gjitha gjuhët me të gjithë nivelet (A1, A2, B1, B2, C1). Platforma mundëson online mësim dhe ushtrim interaktiv të aftësive për komunkim gjuhësor me të folur, e me të shkruar. Katër aftësitë bazë “dëgjoj, flas, lexoj, shkruaj”  zhvillohen dhe ushtrohen në harmoni, në të pesta nivelet. Platforma ka të integruar teknologjinë e njohjes së zërit dhe është e pajisur edhe me module supervizioni dhe mundësi për tutorim në distancë nëse lind nevoja.

Përmes një kodi personal, i cili dërgohet nga ASPA, nepunësit e administratës mund të hyjnë në platformën e-learning e të ushtrohen në mënyre interaktive në çdo kohë dhe kudo që ndodhen, mjafton që të disponojnë një laptop, desktop apo tabletë digjitale të lidhur në internet dhe të pajisur me altoparlant dhe mikrofon.

Me e-learning në çdo kohë dhe kudo, ne jemi më afër nevojave tuaja!