Shkolla e trajnerëve ju ofron njohuri dhe aftësi në fushën e psikologjisë së edukimit, trajnimit ndërveprues, komunikimit, si dhe teknologjisë së klasës. Ajo ju aftëson të hartoni programe didaktike trajnimi, të organizoni trajnime me dinamika interaktive, tërheqëse dhe rezultative.

Programi i ri i shkollës së trajnerëve, nxit përdorimin e teknikave bashkëkohore të ndërveprimit gjatë procesit të të nxënit tek të rriturit, duke patur në vëmendje se të rriturit mësojnë në mënyra të ndryshme dhe se kanë stile të ndryshme të të nxënit. Ky program u mundëson pjesëmarrësve të përfitojnë përgatitje në dy cikle, ku përfshihen njohuri dhe aftësim në praktikë. Kjo përqasje, ofrohet sepse në kohët e sotme, çdo trajner ka nevojë për dy paketa të ndryshme njohurish dhe aftësish. Së pari, trajneri duhet të jetë ekspert i çështjes dhe së dyti, duhet të jetë ekspert trajnimi, pra të dijë se si transmetohet më së miri njohuria tek të tjerët.

Trajnimi si trajner është një vlerë e shtuar për karrierën tuaj, duke ju ofruar mundësi për angazhime të mëtejshme profesionale.