Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) po punon mbi ngritjen e programit “Shkolla e trajnerëve”. Ky program i ri do të ofrojë njohuri dhe aftësi në fushën e psikologjisë së edukimit, trajnimit ndërveprues, komunikimit, si dhe teknologjisë së klasës. Ajo do të aftësojë për të hartuar programe didaktike trajnimi, organizimin e trajnimeve me dinamika interaktive, tërheqëse dhe rezultative.

Programi i ri i shkollës së trajnerëve, do të nxisë përdorimin e teknikave bashkëkohore të ndërveprimit gjatë procesit të të nxënit tek të rriturit, duke patur në vëmendje se të rriturit mësojnë në mënyra të ndryshme dhe se kanë stile të ndryshme të të nxënit. Ky program do t’u mundësojë pjesëmarrësve të përfitojnë përgatitje në dy cikle, ku përfshihen njohuri dhe aftësim në praktikë.

Trajnimi si trajner është një vlerë e shtuar për karrierën tuaj, duke ju ofruar mundësi për zhvillim personal dhe angazhime të mëtejshëm profesional.