Transparency Program
Programi i Transparencës Shkolla Shqiptare e Administratës Publike |
Rreth autoritetit |
Kuadri ligjor rregullator Tekstet e plota |
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar |
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi ASPA | Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të ASPA | Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat |
Shërbimet që ofrohen nga ASPA | Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të ASPA | Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve | Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga ASPA | Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga ASPA |
- Struktura organizative/Organigrama
- Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e ASPA
- CV-të dhe pagat e nëpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të ASPA, përshkrim të proçedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funskionarët e lartë të ASPA për të marrë vendime
- Proçedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e ASPA (Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
- Koordinatore për të drejtën e informimit: Anxhela Husha
- Email: Anxhela.Husha@aspa.gov.al
- Adresa: Bulevardi "Zhan D'Ark", nr.31, Tiranë
- Numër kontaki: 04 224 0759
- E hënë - E enjte: 08:00 - 16:30
- E premte: 08:00 - 14:00
- Kërkesë për informacion
- Formular ankese
- Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë
- Planet strategjike të punës
- Raporte monitorimi/auditimi:
- Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së ASPA
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara:
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Donacione, sponsorizime
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara
- Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik:
- Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
- Njoftimi dhe konsultimi publik
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
- Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga ASPA*
- Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*
- Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*
- Procedura e ankimimit*
- *Shënim:
- Shkolla Shqiptare e Administratës Publike nuk është një organ publik në veprimtarinë administrative të së cilit përfshihet dhënia e subvencioneve, ndihmave shoqërore apo ndihmave shtetërore.
- Njoftime të ndryshme:
- Raporte
- Publikime
- Statistika
- Projekte
- Bashkëpunime etj.
Në përputhje me nenin 7 të Ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” Shkolla Shqiptare e Administratës Publike ka përgatitur programin e transparencës. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së ASPA-s, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare aspa.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Dokumentacioni i bërë publik përditësohet në mënyrë të vijueshme në përmbajtje. Faqja zyrtare e ASPA-së është lehtësisht e përdorshme, pasi është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun, pa pasur nevojë për kërkesë. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së ASPA-së janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: ASPA ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e ASPA-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
• i plotë;
• i saktë;
• i përditësuar;
• i thjeshtë në konsultim;
• i kuptueshëm;
• lehtësisht i aksesueshëm;
• i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, ASPA vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit aspa.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Transparenca”.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.