Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) vazhdon të ofrojë mbështetje të qëndrueshme për administratën publike, duke ndihmuar në përmbushjen e objektivave dhe zhvillimin e aftësive personale e profesionale të individëve.

Në këtë kuadër, kemi nisur procesin e Vlerësimit të Nevojave për Trajnim për vitin 2025, një hap kyç për të identifikuar nevojat për trajnime në 8 fusha kryesore:

Cikli bazë i punës në administratën publike
Zhvillimi personal
Çështje ligjore
Menaxhimi i organizatës
Kompetencat e veta dhe të deleguara
Integrimi evropian
Teknologjia
Çështje të tjera horizontale

Për të njohur modulet e trajnimit, ju lutemi klikoni në fushat e trajnimit.
Pas kësaj, shprehni nevojat tuaja duke plotësuar formularin për nevojat për trajnim.