Vlerësim i nevojave për trajnim
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) vazhdon të ofrojë mbështetje të qëndrueshme për administratën publike, duke ndihmuar në përmbushjen e objektivave dhe zhvillimin e aftësive personale e profesionale të individëve.
Në këtë kuadër, përgjatë fundit të vitit 2024 u zhvillua procesi i Vlerësimit të Nevojave për Trajnim (VNT) për vitin 2025 për të gjithë punonjësit e administratës publike nga pushteti qendror, pushteti vendor, si dhe institucionet e pavarura.
Ky proces vleresimi mblodhi nevojat për trajnim për çeshtje të lidhura me këto fusha kryesore:
•Cikli bazë i punës në administratën publike
•Zhvillimi personal
•Çështje ligjore
•Menaxhimi i organizatës
•Kompetencat e veta dhe të deleguara
•Integrimi evropian
•Teknologjia
•Çështje të tjera horizontale
Në këtë proces në total u reflektuan 11971 kërkesa për trajnim.
ASPA do të mbledhë nevojat tuaja për trajnim gjatë gjithë vitit. Për të njohur modulet e disponueshme, ju lutemi klikoni në fushat e trajnimit. Më pas, mund të shprehni kërkesat tuaja duke plotësuar formularin për nevojat e trajnimit.
Lexo me shumë mbi vlerësimin e nevojave për trajnim për vitin 2025: Kliko këtu