Kush jemi ne?
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) është institucion publik qendror që ka për qëllim formimin e nëpunësve të pushtetit qendror, pushtetit vendor, institucioneve të pavaruara, si dhe të çdo individi tjetër jashtë shërbimit civil. ASPA ushtron veprimtarinë e saj prej vitit 2000, fillimisht e organizuar si Instituti i Trajnimit të Administratës Publike (ITAP) dhe prej vitit 2013, si Shkolla Shqiptare e Administratës Publike. Organizimi dhe funksionimi i ASPA rregullohet me Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 138 datë 12/03/2014 “Për rregullat e organizimit e të funksionimit të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, trajnimin e nëpunësve civilë, si dhe të çdo individi tjetër jashtë shërbimit civil”.
ASPA ofron shërbime të ndryshme në kuadër të të trajnimit në klasë, dhe trajnimit online për punonjësit e administratës publike dhe çdo individ tjetër të interesuar. Çdo vit ASPA trajnon rreth 5000 zyrtarë publikë, mbështetur në më shumë se 100 module didaktike trajnimi. ASPA bashkëpunon me trajnerë që vijnë nga administrata publike, bota akademike, si dhe ekspertiza lokale e fushave të ndryshme.