MODULI I TRAJNIMIT

Informacion mbi modulin:

Ky modul ofron njohuri të rifreskuara dhe aftësi të përditësuara për përdorimin e Microsoft Excel 2016, duke u fokusuar në krijimin, formatimin dhe analizimin e të dhënave në mënyrë profesionale. Pjesëmarrësit do të përmirësojnë aftësitë e tyre për të krijuar libra pune të organizuar dhe për të përdorur funksione të avancuara që rrisin efikasitetin në analizimin dhe prezantimin e të dhënave. Moduli kombinon teorinë me praktikën, duke ofruar shembuj të aplikueshëm në punën e përditshme dhe ushtrime interaktive.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij trajnimi është të zhvillojë aftësitë e pjesëmarrësve në përdorimin e avancuar të Microsoft Excel 2016 për krijimin, formatimin dhe analizimin e të dhënave, duke e bërë menaxhimin e të dhënave më të lehtë dhe më efektiv.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit rifreskojnë njohuritë e tyre mbi versionet e mëparshme të Excel-it dhe do të përditësohen me veçoritë e reja të Excel 2016.
  • Pjesëmarrësit mësojnë të krijojnë dhe të formatojnë libra pune (workbooks) dhe fletë pune (worksheets) në mënyrë profesionale, duke strukturuar të dhënat për lehtësi në përdorim dhe qartësi vizuale.
  • Pjesëmarrësit aftësohen në analizimin e të dhënave përmes mjeteve si grafikët dhe tabelat e rrotullueshme (PivotTables), duke i prezantuar të dhënat në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.
  • Pjesëmarrësit përvetësojnë përdorimin e funksioneve të avancuara të Excel, të tilla si funksionet logjike, funksionet e analizës së të dhënave, dhe formatimi me kusht, për të automatizuar dhe përmirësuar proceset e tyre të punës.

Informacion mbi modulin:

Ky modul ofron njohuri dhe aftësi të përditësuara për përdorimin e aplikacioneve Microsoft Project 2016 dhe Microsoft Visio 2016, duke i ndihmuar pjesëmarrësit të planifikojnë, monitorojnë dhe vizualizojnë projekte në mënyrë të strukturuar dhe efektive. Moduli mbulon konceptet bazë të menaxhimit të projekteve, ndërtimin e skeduleve, alokimin e burimeve dhe gjenerimin e grafikëve dhe vizualizimeve të proceseve. Ky trajnim kombinon materialin teorik me praktikën e aplikuar, duke përfshirë diskutime dhe ushtrime për të siguruar kuptim të thellë dhe aftësi praktike.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij trajnimi është të përmirësojë aftësitë e pjesëmarrësve në përdorimin e mjeteve Microsoft Project dhe Visio për menaxhimin dhe vizualizimin e projekteve, duke i ndihmuar ata të strukturojnë dhe të monitorojnë projekte në mënyrë efektive.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri mbi konceptet bazë të menaxhimit të projekteve, përfshirë projektin, grupin e projektit, skedulin, burimet, detyrat, dhe planin e projektit.
  • Pjesëmarrësit do të mësojnë të ndërtojnë dhe të menaxhojnë një skedul të detajuar të projektit, duke përfshirë ndarjen e detyrave, alokimin e burimeve dhe krijimin e një grafiku Gantt.
  • Pjesëmarrësit do të përmirësojnë aftësitë e tyre në monitorimin e aktivitetit të projektit, përditësimin e statusit të detyrave dhe raportimin e progresit.
  • Pjesëmarrësit do të aftësohen në ndërtimin e grafikëve të organizatave, rrjeteve dhe bllok-skemave të proceseve duke përdorur Microsoft Visio.
  • Pjesëmarrësit do të mësojnë të përdorin funksionet e avancuara në Microsoft Project dhe Microsoft Visio për të realizuar projekte komplekse dhe për të vizualizuar struktura të ndërlikuara të të dhënave.

Informacion mbi modulin:

Ky trajnim është konceptuar që t’ju vijë në ndihmë administratës publike, punonjësve të pushtetit qendror dhe institucioneve të pavarura duke i pajisur me aftësi praktike të integrimit të teknologjive të reja në vendin e tyre të punës, po jo vetëm.

Google Apps janë aplikacione që gjejnë përdorim jo vetëm në vendin e tyre të punës por edhe në jetën e përditshme. Shërbimet nga Google Apps, ofrojnë më shumë sesa posta elektronike apo bisedat në chat. Në kohë reale por edhe jo sinkronë, përdoruesit e këtyre aplikacioneve kanë mundësi të krijojnë/editojnë/ndajnë me kolegët/ruajnë/prezantojnë/publikojnë etj dokumenta, prezantime, quize, sondazhe apo pyetësorë dhe të marrin pjesë apo të iniciojnë video konferenca. Google Apps for Work sinkronizohen njëri me tjetrin por edhe me të gjitha mjetet dhe sistemet e përdorimit si Android apo IOS.

Qëllimi i trajnimit:

Ky trajnim synon të zhvillojë aftësitë teorike dhe praktike të pjesëmarrësve nëpërmjet diskutimeve interaktive dhe praktikave në kohë reale, si në webinare, ashtu edhe në klasa virtuale. Pjesëmarrësit do të familjarizohen me aplikacione kryesisht falas dhe do të kenë mundësinë të ushtrojnë informacionin e fituar, të prezantojnë punimet në çifte apo grupe, dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre digjitale.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit praktikojnë Google apps
  • Pjesëmarrësit krijojnë prezantime interaktive
  • Pjesëmarrësit navigojnë në internet në mënyrë të sigurtë

Informacion mbi modulin:

Ky trajnim ka për qëllim të njohë pjesëmarrësit me parimet dhe funksionet kryesore të qeverisjes elektronike, si dhe të thellohet në dallimin mes “Qeverisjes Elektronike” dhe “Menaxhimit IT”. Në një kohë kur zhvillimet teknologjike krijojnë sfida të vazhdueshme për nëpunësit publikë dhe kërkesat e publikut për shërbime më të shpejta e efikase janë gjithnjë e më të larta, ky program ofron një mundësi për të mësuar dhe kuptuar rëndësinë e qeverisjes elektronike në përmirësimin e shërbimeve publike. Pjesëmarrësit do të njoftohen me përdorimet kryesore dhe kontekstin specifik të qeverisjes elektronike në administratën publike.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij programi është të njohë pjesëmarrësit me parimet dhe funksionet kryesore të qeverisjes elektronike. Gjithashtu t’i njohë me përdorimet kryesore të qeverisjes elektronike dhe me kontekstin konkret.

Rezultatet e të nxënit:

  1. Pjesëmarrësit njohin funksionet dhe parimet kryesore të qeverisjes elektronike.
  2. Pjesëmarrësit kuptojnë avantazhet kryesore të përdorimit të qeverisjes elektronike, si lufta kundër korrupsionit, rritja e transparencës dhe shkurtimi i kohës përfitimit të shërbimit.
  3. Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësinë për të analizuar ndikimin e qeverisjes elektronike në përmirësimin e shërbimeve publike dhe efikasitetin administrativ.
  4. Pjesëmarrësit janë në gjendje të identifikojnë mundësitë për implementimin e qeverisjes elektronike në sektorët përkatës të administratës publike.
  5. Pjesëmarrësit kuptojnë rolin e teknologjisë dhe inovacionit në transformimin e administratës publike dhe përmirësimin e marrëdhënies me qytetarët.

Informacion mbi modulin:

Ky trajnim synon t’ju aftësojë që të përdorni elemente të infografikës për të ndërtuar materialet tuaja, raporte, shkrime të shkurtra apo edhe përshkrim tuaj profesional, duke përdorur teknika të gazetarisë dhe infografikës, ku kombinohen elementet pamorë me ato tekstualë, për të bërë një prezantim apo dokument profesional e tërheqës.

Qëllimi i trajnimit:

Trajnimi synon të aftësojë pjesëmarrësit që të hartojnë tekste, përmbledhje, mesazhe e përmbajtje tërheqëse për t’i publikuar në raporte, faqe zyrtare interneti apo rrjete sociale të institucionit.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit hartojnë tituj dhe tekste që tërheqin lexuesin dhe pasqyrojnë përmbajtjen sipas kërkesave të teknologjisë moderne.
  • Pjesëmarrësit arrijnë të përzgjedhin fjalët kyçe dhe mesazhet me ndikim të lartë, duke shkruar profesionalisht për platformat e reja të mediave.
  • Pjesëmarrësit përdorin metoda të avancuara grafike për të shkruar dhe formatuar tekste tërheqëse profesionale.
  • Pjesëmarrësit përzgjedhin esencën e materialeve burimore për përdorim efektiv, duke kombinuar terminologjinë teknike me elemente infografike.

Pjesëmarrësit zbatojnë teknika të avancuara të kompozimit të fotove dhe të dhënave, të shoqëruara me tekste plotësuese që përforcojnë informacionin e dhënë.

Informacion mbi modulin:

Ky trajnim ka për qëllim të ofrojë një kuptim të thelluar mbi Sigurinë e Sistemeve të Informacionit dhe rëndësinë e standardeve të sigurisë në administratën publike dhe sektorët privatë. Pjesëmarrësit do të njohin arsyet pse siguria e informacionit është thelbësore dhe do të shqyrtojnë standardet më të fundit, si ISO 27001, dhe risitë që ato sjellin. Programi gjithashtu do të shqyrtojë legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e organizatave dhe biznesit për standardizim dhe siguri. Pjesëmarrësit do të kuptojnë nevojën për mbrojtjen dhe trajtimin e të dhënave dhe informacionit në rrjete të sigurt dhe do të mësojnë për konceptet dhe rregulloret e reja të sigurisë së rrjeteve të informacionit.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij programi është të pajisë pjesëmarrësin me njohuritë bazë te auditimit dhe plotësimit të dokumentacioneve sipas Standardit ISO 27001 apo t’i rifreskojë ato, duke lehtësuar proceset e përditshme me të cilat do të ndeshen gjatë punës.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit kuptojnë rëndësinë e Sigurisë së Sistemeve të Informacionit dhe arsyen pse standardet janë të nevojshme.
  • Pjesëmarrësit njihen me legjislacionin aktual të sigurisë së informacionit dhe me kërkesat për mbrojtjen e të dhënave në administratën publike.
  • Pjesëmarrësit kuptojnë risitë dhe përmirësimet e standardit ISO 27001 dhe ndikimin e tij në sigurinë e sistemeve të informacionit.
  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të identifikojnë nevojat për siguri dhe standardizim në organizata dhe biznese.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë njohuri të thelluara mbi rregulloret dhe praktikat e reja për sigurinë e rrjeteve të informacionit dhe do të jenë të aftë të aplikojnë këto njohuri në mjedise profesionale.