MODULI I TRAJNIMIT

Informacion  mbi  modulin:

Moduli “Format e Organizimit të Biznesit në Shqipëri” ofron njohuri të thelluara mbi strukturat ligjore dhe organizative të bizneseve në Shqipëri. Pjesëmarrësit do të studiojnë format kryesore të organizimit, si personat fizikë, shoqëritë kolektive, komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe aksionare, duke u fokusuar në aspektet ligjore, organizative dhe implikimet praktike. Moduli përfshin gjithashtu krahasimin e elementeve kryesore të këtyre formave për të mundësuar zgjedhjen më të përshtatshme të strukturës së biznesit.

Qëllimi i modulit:

Qëllimi i modulit është që pjesëmarrësit të kuptojnë format e ndryshme të organizimit të biznesit në Shqipëri dhe rëndësinë e tyre për tregun lokal.Të përvetësojnë njohuri për proceset ligjore të regjistrimit dhe funksionimit të bizneseve duke zhvilluar aftësitë për të analizuar dhe zgjedhur strukturën më të përshtatshme të organizimit të një biznesi, në varësi të objektivave dhe kapaciteteve.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të identifikojnë dhe krahasojnë format kryesore të organizimit të biznesit në Shqipëri.
  • Pjesëmarrësit do të përvetësojnë njohuritë e nevojshme për proceset e regjistrimit dhe strukturimin e bizneseve në përputhje me legjislacionin shqiptar.
  • Pjesëmarrësit do të zbatojnë praktikat më të mira në krijimin dhe funksionimin e një strukture biznesi, duke marrë parasysh përgjegjësitë ligjore dhe financiare.
  • Pjesëmarrësit do të analizojnë situatat ku kërkohet transformimi i formës ligjore të një biznesi dhe të implementojnë ndryshimet në mënyrë të saktë dhe efektive.
  • Pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi për të menaxhuar kapitalin dhe strukturën organizative në përputhje me format ligjore të zgjedhura.

Informacion mbi modulin:

Moduli i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (MBNJ) synon të ndërtojë një modul të integruar i cili të pasqyrojë unitetin e brendshëm të MBNJ, ku të gjithë elementet janë të ndërlidhur dhe krijojnë një progres pedagogjik, ku kapitujt e mëvonshëm krijojnë një rrjedhë logjike të menaxhimit të burimeve njerëzore, duke e mbështetur teorinë me shembuj praktik.

Qëllimi i trajnimit

T’i lehtësojë punën nëpunësve përgjegjës për menaxhimin e burimeve njerëzore në institucionet e administratës publike, duke ju dhënë atyre informacion, njohuri dhe mjete të mjaftueshme praktike për t’u bërë të mundur të punojnë në mënyrë efikase sipas kuadrit rregullator të parashikuar nga Ligji për Shërbimin Civil dhe aktet nënligjore që rrjedhin prej tij si dhe nga legjislacioni tjetër që trajton çështje të menaxhimit të burimeve njerëzore. 

Rezultatet e të nxënit

  • Pjesëmarrësit fitojnë një kuptim të thellë të legjislacionit të shërbimit civil dhe kodit të punës, duke u njohur me kërkesat dhe rregullat e aplikueshme.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të klasifikuar dhe përshkruar pozitat e punës në përputhje me standardet e menaxhimit të burimeve njerëzore.
  • Pjesëmarrësit mësojnë teknikat e planifikimit dhe rekrutimit për të siguruar përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm.
  • Pjesëmarrësit vlerësojnë performancën individuale dhe të planifikojnë trajnime për zhvillimin e mëtejshëm të nëpunësve civil.
  • Pjesëmarrësit fitojnë njohuri mbi procedurat e transferimit, pezullimit dhe disiplinës në shërbimin civil.

Pjesëmarrësit kuptojnë proceset e ristrukturimit të institucioneve të administratës shtetërore dhe rolin e burimeve njerëzore në këtë kontekst.

Informacion mbi modulin:

Ky modul fokusohet në rolin transformues të ndryshimit si një forcë dinamike dhe pozitive në zhvillimin e strategjive dhe programeve të reja. Nëpërmjet këtij moduli, pjesëmarrësit do të eksplorojnë si ndryshimi mund të stimulojë krijimtarinë, diversitetin, dhe rritjen, duke i dhënë një rëndësi të veçantë procesit të të mësuarit. Aktivitetet e këtij moduli do të inkurajojnë pjesëmarrësit të zhvillojnë mendimin kritik dhe qasjet inovative për zbatimin e ideve të reja në praktikë.

Qëllimi i trajnimit

Qëllimi i këtij programi është të pajisë pjesëmarrësit me konceptet kyçe mbi ndryshimin, të njohin dinamikën e procesit të ndryshimit dhe të kenë njohuri mbi mjetet e ndryshme që përdoren për menaxhimin e ndryshimeve.

Rezultatet e të nxënit

  • Pjesëmarrësit zhvillojnë një kuptim të thellë të rolit transformues të ndryshimit si një forcë dinamike dhe pozitive në krijimin e strategjive dhe programeve të reja.
  • Pjesëmarrësit identifikojnë mënyrat se si ndryshimi mund të stimulojë krijimtarinë dhe diversitetin në mjedisin e punës.
  • Pjesëmarrësit inkurajohen të zhvillojnë mendimin kritik dhe të aplikojnë qasje inovative në zbatimin e ideve të reja.
  • Pjesëmarrësit përmirësojnë aftësitë e tyre në procesin e të mësuarit, duke e lidhur këtë me ndryshimet që ndodhin në organizata.
  • Pjesëmarrësit fitojnë njohuri mbi dinamikën e procesit të ndryshimit dhe do të njohin mjetet e ndryshme që përdoren për menaxhimin efektiv të ndryshimeve në kontekstin e organizatave.

Informacion mbi modulin:

Në këtë trajnim pjesëmarrësit do të njihen me konceptin e Planifikimit Strategjik si dhe modelet kryesore të këtij planifikimi. Sfidat dhe kufizimet për një planifikim strategjik të sukseshëm janë vazhdimisht prezentë në mjedisin tonë dhe ky trajnim do t’i shërbejë identifikimit të këtyre sfidave dhe mundësive të përballjes së institucioneve me to.

Qëllimi i trajnimit

Qëllimi i këtij trajnimi është të pajisë pjesëmarrësit me koncepte të avancuara mbi planifikimin në terma afatëgjatë për përmbushjen e objektivave, si edhe të njohin procesin kompleks që integron hartimin e strategjive, implementimin e tyre si dhe monitorim/vlerësimin.

Rezultatet e të nxënit

  • Pjesëmarrësit fitojnë një kuptim të thellë të konceptit të planifikimit strategjik dhe rëndësisë së tij në menaxhimin e institucioneve.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të identifikuar sfidat dhe kufizimet që ndodhin në mjedisin e planifikimit strategjik.
  • Pjesëmarrësit njohin modelet kryesore të planifikimit strategjik dhe do të kuptojnë se si t’i aplikojnë ato në praktikë.
  • Pjesëmarrësit mësojnë se si të hartojnë strategji të efektshme për përmbushjen e objektivave afatgjata.
  • Pjesëmarrësit kuptojnë procesin e implementimit të strategjive dhe rëndësinë e tij për suksesin e institucioneve.
  • Pjesëmarrësit fitojnë njohuri mbi metodat dhe teknikën e monitorimit dhe vlerësimit të strategjive, duke siguruar që objektivat e planifikuara të arrihen.
  • Pjesëmarrësit identifikojnë mundësitë që dalin nga sfidat e planifikimit strategjik dhe si të përballen me to në mënyrë efektive.

Informacion mbi modulin:

Ky modul synon të ofrojë një analizë të sjelljes së individit dhe grupit në organizatë. Qëllimi i tij është të ndërgjegjësojë punonjësit e administratës mbi nevojën e menaxhimit me efektivitet të organizatave publike dhe në të njëjtën kohë të përmirësojë cilësinë e jetës së punonjësve në punë. Temat si motivimi, vlerësimi i sjelljes, stresi, sjellja e individit dhe e grupit, pushteti dhe politika, drejtimi, përshkrimi i punës, kultura organizative, komunikimi, ndryshimi dhe zhvillimi organizativ janë në fokus.

Qëllimi i trajnimit

Ky trajnim ka për qëllim të përmirësojë njohuritë e drejtuesve të lartë të administratës publike dhe nëpunësve civilë për të kuptuar sjelljen në organizatë dhe të aftësojë pjesëmarrësit të drejtojnë me efektivitet njerëzit në organizatat publike në Shqipëri.

Rezultatet e të nxënit

  • Pjesëmarrësit kuptojnë faktorët që ndikojnë në sjelljen individuale dhe grupore në organizatë.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të motivuar punonjësit dhe përmirësuar performancën e tyre.
  • Pjesëmarrësit mësojnë strategji për identifikimin dhe menaxhimin e stresit në ambientin e punës.
  • Pjesëmarrësit njohin rolin e politikës dhe pushtetit në dinamizmin organizativ.
  • Pjesëmarrësit fitojnë aftësi për të krijuar dhe mbajtur një kulturë organizative pozitive.

Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të drejtuar me efektivitet ekipet dhe individët.

Informacion mbi modulin:

Ky modul është hartuar për t’i ardhur në ndihmë administratës publike dhe nëpërmjet këtij moduli do të arrihet forcimi i kapaciteteve të nëpunësve në ministritë e linjës dhe Kryeministri, me qëllim përmirësimin e procesit të vlerësimit të ndikimit rregullator, si dhe sistemin politikbërës dhe cilësinë e legjislacionit.

Qëllimi i trajnimit

Ky modul ka për qëllim të ndihmojë në identifikimin e problemeve specifike që kërkojnë rregullim nga një politikë të caktuar. Në këtë proces, rëndësi të veçantë i jepet identifikimit të opsioneve rregullatore, që janë thelbësore për zhvillimin e zgjidhjeve efektive.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit kuptojnë rëndësinë e marrjes parasysh të pikëpamjeve të një gamë të gjerë palësh të interesuara në procesin e hartimit të politikave.
  • Pjesëmarrësit mësojnë si të argumentohet përdorimi i mjeteve me kosto më efektive për arritjen e objektivave të politikave.
  • Pjesëmarrësit thellojnë njohuritë e tyre mbi transparencën dhe llogaridhënien në procesin e politikave publike.

Pjesëmarrësit identifikojnë mënyrat në të cilat transparenca dhe llogaridhënia kontribuojnë në ndërtimin e besimit publik ndaj politikave dhe rezultateve të tyre.