MODULI I TRAJNIMIT

Ky modul trajnimi fokusohet në rishikimin e legjislacionit shqiptar në përputhje me Direktivën e Shërbimeve 2006/123/KE, duke u përqendruar në të drejtën e vendosjes dhe lirinë për të ofruar shërbime. Moduli do të paraqesë parimet kryesore dhe hapat e nevojshëm për procesin e rishikimit të legjislacionit, si dhe instrumentet e nevojshme për të siguruar përshtatshmërinë e tij me kërkesat e Bashkimit Evropian. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njohin dhe aplikojnë këto instrumente, duke përdorur shembuj konkretë për të ilustruar përdorimin e tyre në praktike.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij moduli është t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuri të thelluara mbi parimet dhe instrumentet e përdorura për rishikimin e legjislacionit shqiptar, në mënyrë që të përmbushin kërkesat e Direktivës së Shërbimeve të BE-së. Kursi do të mundësojë që pjesëmarrësit të kuptojnë detyrimet që dalin nga ky proces dhe të përgatiten për të realizuar rishikimin e ligjeve dhe rregulloreve që lidhen me shërbimet, duke përdorur instrumentet e zhvilluara për këtë qëllim.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit kanë njohuri të plota mbi parimet kryesore që udhëheqin të drejtën e vendosjes dhe lirinë për të ofruar shërbime, në përputhje me Direktivën 2006/123/KE.
  • Pjesëmarrësit kanë njohuri të detyrimeve që dalin nga procesi i integrimit të legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së.
  • Pjesëmarrësit kanë aftësi për të aplikuar legjislacionin kryesor të BE-së në sektorët përkatës dhe për të kuptuar se si të zbatohet në praktikë.
  • Pjesëmarrësit kanë aftësi për të përdorur instrumentet për rishikimin e legjislacionit dhe për të siguruar përshtatshmërinë e tij me kërkesat e BE-së.
  • Pjesëmarrësit përmbushin detyrimet ligjore dhe për të zbatuar proceset e integrimit në mënyrë efikase.

Pjesëmarrësit kanë aftësi për të përdorur njohuritë dhe instrumentet e zhvilluara për realizimin e procesit të rishikimit të legjislacionit, duke përmirësuar performancën e administratës publike.

Informacion mbi modulin:

Ky modul trajnimi synon të ofrojë një përmbledhje sistematike të menaxhimit financiar të fondeve të BE-së në Shqipëri, duke theksuar faktorët kyç për përfitimin e plotë të të gjitha fondeve në dispozicion.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i trajnimit është të zhvillojë aftësitë e pjesëmarrësve për të kryer auditime të efektshme dhe efikase të fondeve të asistencës së BE-së, duke ndjekur një qasje të bazuar në rreziqe dhe duke përdorur standardet ndërkombëtare për vlerësimin e transparencës dhe llogaridhënies së përdorimit të fondeve publike. Gjithashtu qëllimi i këtij trajnimi është të ofrojë një përmbledhje sistematike mbi menaxhimin financiar të fondeve të BE-së në Shqipëri, duke nënvizuar faktorët kyç që mundësojnë përfitimin e plotë të fondeve në dispozicion.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit zotërojnë terminologjinë kryesore të menaxhimit financiar të fondeve të BE-së dhe do të kuptojnë praktikat e duhura për të siguruar përputhshmëri me alokimet financiare, duke shmangur gabimet që mund të çojnë në humbje të fondeve.
  • Pjesëmarrësit mësojnë se si kornizat e kontrollit të brendshëm dhe proceset që sigurojnë menaxhim të shëndoshë financiar kërkojnë struktura të qëndrueshme dhe staf të kualifikuar.
  • Pjesëmarrësit kuptojnë rëndësinë e mbështetjes së menaxhmentit të lartë për të përgatitur kalimin në menaxhimin financiar të fondeve më të mëdha strukturore dhe të kohezionit pas anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Informacion mbi modulin:

Moduli fokusohet në procesin legjislativ të BE-së dhe aktet juridike që formojnë kornizën e rregullave të Bashkimit Evropian. Ai synon të ofrojë një kuptim të thelluar të mënyrës se si BE miraton dhe implementon legjislacionin dhe rregulloret, si dhe të analizojë ndikimin që ato kanë në shtetet anëtare dhe ato kandidat për anëtarësim.

Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrojë një kuptim të thelluar të çështjeve rregullatore në Bashkimin Evropian dhe procesit legjislativ që e mbështet këtë sistem. Trajnimi synon të aftësojë pjesëmarrësit për të kuptuar rolin dhe rëndësinë e institucioneve të BE-së, si Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, në procesin e krijimit të legjislacionit dhe formimin e politikave të BE-së.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit njohin procesin e krijimit të legjislacionit në BE, duke përfshirë aktet juridike dhe rolin e institucioneve të BE-së.
  • Pjesëmarrësit kuptojnë ndarjen e akteve juridike në BE, përfshirë Traktatet themeluese dhe ato rishikuese (akte juridike parësore) dhe aktet dytesore si Regulloret, Direktivat dhe Vendimet.
  • Pjesëmarrësit aftësohen për të kuptuar dhe analizuar fazat e ndryshme të procesit legjislativ, përfshirë ndryshimet dhe ratifikimin e Traktateve, miratimin e akteve juridike dytesore dhe analizën e parimeve të GJED-së.
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të analizojnë Kapitujt e negociatave dhe të kuptojnë ndikimin e tyre në procesin e integrimit të shteteve që kërkojnë anëtarësim në BE.

Informacion mbi modulin:

Ky modul përqendrohet në analizën e çështjeve ekonomike që lidhen me Bashkimin Evropian, duke ofruar një pasqyrë të gjerë të katër lirive themelore që garantohen dhe respektohen nga Traktatet e BE-së. Moduli shqyrton lirinë e qarkullimit të mallrave, personave, shërbimeve dhe kapitaleve, duke u theksuar jo vetëm si një bashkim ekonomik dhe monetar, por edhe si një union që i dedikohet politikave të zbatimit të drejtpërdrejtë për individët. Pjesë e modulit është analiza e lirisë themelore, si dhe ndikimi i politikave ekonomike dhe monetarizimit të BE-së.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij moduli është të ofrojë pjesëmarrësve njohuri të thelluara mbi çështjet ekonomike që lidhen me Bashkimin Evropian. Moduli synon të rrisë kuptimin e pjesëmarrësve mbi katër liritë themelore që janë të garantuara dhe të respektohen në BE, si dhe të ndihmojë në kuptimin e rregullave që mbizotërojnë në tregun e brendshëm, duke i ofruar një pamje të qartë mbi politikën ekonomike dhe bashkimin monetar të BE-së, veçanërisht në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit kanë njohuri më të thella mbi çështjet ekonomike të Bashkimit Evropian.
  • Pjesëmarrësit kuptojnë regullat që mbizotërojnë në tregun e brendshëm të BE-së dhe ndikimin e tyre.
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të kuptojnë themelet e politikave ekonomike dhe bashkimin monetar në BE.
  • Pjesëmarrësit kuptojnë katër liritë themelore të BE-së dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e integrimit ekonomik.
  • Pjesëmarrësit analizojnë katër liritë themelore në kuadër të MSA-së dhe do të kuptojnë implikimet e këtyre lirisë në ekonominë e Shqipërisë dhe në marrëdhëniet e saj me BE-në.

Informacion mbi modulin:
Ky modul përqendrohet në identifikimin dhe analizimin e grupeve të interesit që ndikojnë në fazat e ndryshme të negociatave për integrim në BE. Pjesëmarrësit do të mësojnë për rëndësinë e grupeve të interesit, si dhe rolin dhe strategjitë që ato përdorin për të influencuar politikat dhe proceset vendimmarrëse gjatë negociatave.

Qëllimi i trajnimit:
Moduli ka si synim të pajisë pjesëmarrësit me aftësi për të identifikuar dhe analizuar grupet kryesore të interesit që ndikojnë në procesin e integrimit evropian dhe të kuptojnë strategjitë dhe metodat që këto grupe përdorin për të ndikuar në negociatat me BE-në.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit identifikojnë grupet kryesore të interesit dhe ndikimin e tyre në procesin e integrimit.
  • Pjesëmarrësit analizojnë rolin dhe rëndësinë e grupeve të interesit në proceset e negociatave.
  • Pjesëmarrësit vlerësojnë strategjitë e përdorura nga grupe të ndryshme për të ndikuar në politikat e BE-së.
  • Pjesëmarrësit diskutojnë ndikimin e grupeve të interesit në politikat publike dhe ndërkombëtare.
  • Pjesëmarrësit shqyrtojnë lidhjet mes grupeve të interesit dhe institucioneve të BE-së për të kuptuar bashkëpunimin ose tensionet mes tyre.
  • Pjesëmarrësit përdorin shembuj praktikë për të ilustruar ndikimin e grupeve të interesit në vendimmarrje.

Informacion mbi modulin:

Ky modul ofron një kuptim të thelluar të institucioneve dhe proceseve që udhëhoqin legjislacionin dhe vendimmarrjen në Bashkimin Europian (BE). Pjesëmarrësit do të njihen me strukturat dhe funksionet e institucioneve kryesore të BE-së, si Komisioni Europian, Parlamenti Evropian, Këshilli i BE-së, Këshilli Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Gjykata e Drejtësisë e BE-së (GJED). Moduli fokusohet gjithashtu në procesin e miratimit të akteve juridike, ku do të analizohet roli i secilit institucion në krijimin e ligjeve dhe politikave të BE-së.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij moduli është të ofrojë njohuri të thelluara për institucionet kryesore të Bashkimit Evropian dhe për rolin e tyre në procesin legislativ dhe vendimmarrës. Pjesëmarrësit do të fitojnë një kuptim të thelluar të funksionimit të institucioneve të BE-së, si Komisioni Europian, Këshilli i BE-së, Parlamenti Evropian, Banka Qendrore Evropiane, Këshilli Evropian, dhe Gjykata e Drejtësisë të Bashkimit Evropian. Po ashtu, moduli do të analizojë procesin e miratimit të akteve juridike, duke përfshirë procedurat e ndryshme të përdorura në kuadër të miratimit të akteve.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit kanë njohuri të thelluara mbi rolin e institucioneve të BE-së në procesin legislativ dhe vendimmarrës, duke përfshirë funksionet e Komisionit si iniciator i legjislacionit dhe si roje e traktateve.
  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të analizojnë dhe të kuptojnë procesin e miratimit të akteve juridike, përfshirë procedurat e ndryshme të miratimit, si procedura tradicionale, procedura e këshillimit, procedura e bashkëpunimit, procedura e bashkëvendimit dhe procedura e mendimit konform.
  • Pjesëmarrësit kanë aftësi për të identifikuar dhe për të vlerësuar zbatimin e legjislacionit të vendit të tyre në përputhje me acquis communautaire dhe do të kuptojnë mënyrën si institucioni i Komisionit Evropian ka një rol të rëndësishëm në sigurinë e përputhshmërisë me këto standarde.
  • Pjesëmarrësit kanë aftësi për të analizuar dhe për të kuptuar funksionet dhe rolet e institucioneve të BE-së në procesin e krijimit të ligjeve dhe zbatimin e akteve të rëndësishme juridike në nivelin kombëtar.

Informacion mbi modulin:

Ky modul ka si qëllim të ofrojë njohuri mbi proceset e monitorimit dhe vlerësimit të projekteve, duke u fokusuar në përdorimin e indikatorëve cilësorë dhe sasiorë. Pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi për të vlerësuar projektet në lidhje me përputhshmërinë e tyre me politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe politikat kombëtare. Gjithashtu, ata do të kuptojnë rëndësinë e qasjes sektoriale dhe do të jenë në gjendje të krijojnë kritere pranueshmërie për dizenjimin e projekteve.

Qëllimi i trajnimit:
Trajnimi ka si qëllim të përforcojë njohuritë e pjesëmarrësve mbi procesin e monitorimit të projekteve dhe të vlerësimit të tyre në përputhje me politikat e BE-së dhe ato kombëtare. Pjesëmarrësit do të aftësohen për të përdorur indikatorë të ndryshëm për të matur performancën e projekteve dhe për të analizuar se si ato kontribuojnë në realizimin e objektivave të zgjerimit të BE-së dhe prioriteteve të vendit.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit janë të aftë të kuptojnë parimet e monitorimit të projekteve, përfshirë nivelet e inputeve, aktiviteteve, rezultateve dhe impaktit.
  • Pjesëmarrësit vlerësojnë projekte nëpërmjet indikatorëve cilësorë dhe sasiorë, duke siguruar që ato të jenë në përputhje me standardet e kërkuara.
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të analizojnë dhe të vlerësojnë përputhshmërinë e projekteve me politikat e zgjerimit të BE-së dhe të vendit, duke siguruar që objektivat e projektit të jenë në harmoni me prioritetet kombëtare dhe ato të BE-së.
  • Pjesëmarrësit mund të analizojnë dhe të hartojnë indikatorë që përputhen me parimin e pranueshmërisë në dokumentet e projektit, duke siguruar që ato janë të qarta dhe të kuptueshme.
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të kuptojnë dhe të analizojnë qasjen sektoriale për përfitimin nga instrumentet e BE-së dhe të zhvillojnë kriteret e pranueshmërisë dhe elementët që duhet të merren parasysh gjatë dizenjimit të projekteve.
  • Pjesëmarrësit paraqesin një pasqyrë të qartë të kuadrit të politikës për sektorët e projektit, duke përfshirë synimet dhe mënyrën se si Qeveria ka planifikuar të arrijë këto synime.

Informacion mbi modulin:

Ky modul trajton procesin e politikëbërjes në Bashkimin Evropian (BE) duke u fokusuar te sfidat kryesore dhe mundësitë që paraqet integrimi evropian. Ai ofron një pasqyrë të thelluar mbi strukturën institucionale të BE-së, procesin e formulimit dhe zbatimit të politikave dhe përfshirjen e vendeve kandidate. Pjesëmarrësit angazhohen në raste studimore dhe diskutime kritike për të zhvilluar aftësi praktike dhe mendim analitik mbi temat që lidhen me politikëbërjen dhe ndikimin e saj në sektorin publik dhe privat.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i trajnimit është të pajisë pjesëmarrësit me njohuri mbi kuadrin institucional dhe ligjor të Bashkimit Evropian që lidhet me procesin e formulimit të politikave, të zhvillojë aftësitë e tyre analitike për të vlerësuar ndikimin e politikave evropiane mbi vendet kandidate dhe institucionet e tyre publike, si dhe të trajnojë pjesëmarrësit në aplikimin e praktikave të mira për ngritjen e fondeve në kontekstin e integrimit evropian. Gjithashtu, ky trajnim synon të nxisë mendimin kritik dhe diskutimin mbi sfidat dhe mundësitë që ky proces paraqet për Shqipërinë, duke u fokusuar në përmirësimin e aftësive të tyre për formulimin dhe zbatimin efektiv të strategjive në nivel kombëtar.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të shpjegojnë procesin e formulimit të politikave në BE dhe të identifikojnë aktorët kyç që marrin pjesë në këtë proces.
  • Pjesëmarrësit do të analizojnë ndikimin e politikave evropiane mbi vendet kandidate dhe institucionet e tyre publike.
  • Pjesëmarrësit do të diskutojnë dhe vlerësojnë në mënyrë kritike sfidat dhe mundësitë e integrimit evropian për Shqipërinë.
  • Pjesëmarrësit do të propozojnë strategji efektive për ngritjen e fondeve në kuadër të programeve dhe projekteve të BE-së.
  • Pjesëmarrësit do të aplikojnë njohuritë e fituara për të përmirësuar proceset e politikëbërjes dhe menaxhimit të fondeve në sektorin publik dhe privat.

Informacion mbi modulin:

Ky modul përfshin një analizë të llojeve të ndryshme të fondeve të Bashkimit Evropian dhe procesin e aplikimit për to. Ai shqyrton hapat e nevojshëm për të planifikuar dhe përgatitur aplikime të suksesshme për fondet e BE-së, si dhe mënyrat për të siguruar mbështetje financiare për projekte zhvillimore.

Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i këtij moduli është t’u sigurojë pjesëmarrësve një kuptim të qartë të burimeve financiare të BE-së dhe aftësi për të planifikuar, përgatitur dhe aplikuar për fonde të ndryshme. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuri praktike mbi procedurat administrative dhe kërkesat e aplikimit për projekte që financohen nga BE-ja.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit janë të aftë të identifikojnë dhe shpjegojnë kategoritë kryesore të fondeve të BE-së, përfshirë fondet e strukturave dhe ato për inovacion dhe zhvillim, si dhe objektivat kryesore për secilin lloj fondi.
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të shpjegojnë në detaje procesin e aplikimit për fonde të BE-së, përfshirë kërkesat për dokumentacionin dhe kriteret që duhet të përmbushin aplikantët për të siguruar mbështetje financiare për projektet e tyre.
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të përgatisin dokumentacionin dhe formularët e nevojshëm për aplikimet për fonde, duke përfshirë planifikimin financiar dhe përcaktimin e objektivave të qarta dhe realiste të projektit.
  • Pjesëmarrësit krijojnë plane të strukturuara të projektit, duke marrë parasysh qëllimet dhe impaktin afatgjatë të projektit, për të siguruar financimin dhe për të përmbushur standardet e BE-së në realizimin e projekteve.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të hartuar strategji për menaxhimin efektiv të fondeve dhe për të përdorur burimet e tyre në përputhje me objektivat e projektit.

Informacion mbi modulin:
Ky modul është i fokusuar në njohjen dhe përdorimin e parimeve të monitorimit dhe vlerësimit të projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë nivelet e inputeve, aktiviteteve, rezultateve dhe impaktit. Pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësitë për të vlerësuar dhe analizuar projektet duke përdorur indikatorë cilësorë dhe sasiore, dhe do të kuptojnë se si të monitorojnë dhe vlerësojnë përputhshmërinë e projekteve me politikat dhe prioritetet e zgjerimit të BE-së.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij moduli është që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri dhe aftësi për të monitoruar dhe vlerësuar projektet në përputhje me politikat e zgjerimit të BE-së dhe politikat e vendit. Ata do të mësojnë të përdorin metodologji të avancuar për të analizuar dhe vlerësuar efektivitetin e aktiviteteve dhe rezultateve të projekteve, si dhe të kuptojnë se si përputhshmëria me politikat dhe prioritetet kombëtare mund të ndikojë në suksesin e implementimit të këtyre projekteve.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit janë të aftë të kuptojnë dhe të përdorin parimet e monitorimit dhe vlerësimit;
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të vlerësojnë projektin nëpërmjet indikatorëve cilësorë dhe sasiore;
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të analizojnë se si objektivat e projekteve realizohen: Ata do të përqendrohen në dy parimet kryesore: përputhshmëria me politikat e zgjerimit të BE-së dhe përputhshmëria me politikat e vendit dhe prioritetet kombëtare.
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të parashikojnë indikatorët në dokumente dhe të sigurojnë përputhshmërinë e tyre me parimin e pranueshmërisë;

Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të kuptuar dhe analizuar kuadrin politik për projektet.

Informacion mbi modulin:

Ky modul ofron një kuptim të thelluar të menaxhimit të fondeve të Bashkimit Evropian (BE), duke u fokusuar në proceset, rregulloret dhe praktikat që lidhen me administrimin e fondeve evropiane për projekte dhe programet e ndryshme. Pjesëmarrësit do të njohin metodologjitë dhe instrumentet që përdoren për të siguruar një përdorim efikas, të qëndrueshëm dhe transparent të fondeve të BE-së, duke përfshirë gjithashtu trajtimin e auditimit dhe kontrollit financiar në nivel evropian. Moduli gjithashtu shqyrton mekanizmat e raportimit dhe matjes së rezultateve dhe impakteve të fondeve të BE-së në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendeve anëtare dhe atyre kandidate.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të zhvillojnë aftësitë për të kuptuar dhe aplikuar praktikat më të mira në menaxhimin e fondeve të BE-së. Ata do të njihen me kriteret dhe standardet që duhen ndjekur për të siguruar një administrim të saktë dhe efikas të fondeve dhe do të jenë të aftë të analizojnë dhe të vlerësojnë ndikimin e fondeve në zhvillimin e projekteve dhe implementimin e politikave të BE-së.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit janë të aftë të kuptojnë dhe të interpretojnë rregulloret dhe procedurat që lidhen me menaxhimin e fondeve të BE-së.
  • Pjesëmarrësit vlerësojnë proceset e aplikimit dhe menaxhimit të fondeve në përputhje me praktikat e BE-së dhe kërkesat ligjore.
  • Pjesëmarrësit identifikojnë mundësitë për përdorimin e fondeve të BE-së për zhvillimin e projekteve dhe nismave në nivel kombëtar dhe lokal.
  • Pjesëmarrësit implementojnë dhe mbikëqyrin projektet financuara nga BE, duke siguruar përdorimin e qëndrueshëm dhe transparent të fondeve.
  • Pjesëmarrësit përdorin metoda dhe teknika për vlerësimin dhe matjen e rezultateve dhe impakteve të fondeve të BE-së në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendeve të përfshira.

Pjesëmarrësit janë të aftë për të menaxhuar proceset e raportimit dhe auditimit të fondeve, duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe financiare të BE-së.

Informacion mbi modulin:

Ky modul ofron njohuri të thelluara mbi procesin kompleks të përkthimit të legjislacionit të BE-së (EU Acquis) dhe përgatitjen e një plani të strukturuar për të realizuar këtë proces në mënyrë të suksesshme.  Moduli përqendrohet në katër parimet kryesore të lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, punëtorëve dhe kapitalit në Bashkimin Evropian.

Qëllimi i trajnimit:

Ky modul synon të ofrojë një kuptim të thelluar mbi katër parimet kryesore të lëvizjes së lirë brenda Bashkimit Evropian (BE) dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e tregtisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Pjesëmarrësit do të mësojnë rreth rregullave që lejojnë lëvizjen e mallrave, kapitalit, punëtorëve dhe shërbimeve në kuadër të BE-së dhe integrimin e këtyre parimeve në legjislacionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit analizojnë rregullat përkatëse që lidhen me harmonizimin e legjislacioneve, si dhe të interpretojnë aktet e BE-së për lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve, duke përdorur një kuptim të thelluar të procedurave të standardizimit, verifikimit të konformitetit dhe akreditimit.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësinë për të njohur parimet që rregullojnë lëvizjen e punëtorëve dhe kapitalit dhe për të zbatuar këto rregulla në kuadër të politikave të BE-së
  • Pjesëmarrësit aftësohen të kuptojnë dhe të zbatojnë rregullat që lidhen me krijimin dhe ofrimin e shërbimeve ndërkufitare, duke përfshirë njohjen e kualifikimeve profesionale dhe ndihmën për ofrimin e shërbimeve postare.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësinë për të trajtuar çështje ligjore dhe praktika që lidhen me lirinë e lëvizjes dhe për të zbatuar masat e nevojshme për të siguruar një ambient të hapur dhe konkurrues të tregut.

Informacion mbi modulin:

Ky modul synon të pajisë pjesëmarrësit me një kuptim të thellë të rolit dhe funksionit të qeverisjes kombëtare dhe vendore në përmbushjen e kërkesave të procesit të integrimit evropian. Fokus i veçantë i moduli është të analizojë strukturat e qeverisjes dhe të promovojë praktikat më të mira për rritjen e kapaciteteve institucionale për t’u përgatitur për anëtarësim të suksesshëm në Bashkimin Evropian.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij moduli është të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e pjesëmarrësve për të ndihmuar në ndërtimin e një sistemi qeverisës të efektshëm dhe të përgjegjshëm, që është në përputhje me standardet dhe politikat e BE-së. Trajnimi synon të theksojë rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional dhe mbikëqyrjes së procesit të harmonizimit të legjislacionit dhe praktikave qeveritare me ato të BE-së, duke i përgatitur institucionet për procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimit të ardhshëm.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit kanë një kuptim të thelluar të procesit të integrimit evropian, përfshirë fazat kyçe të përgatitjes për anëtarësim në BE dhe kërkesat që vijnë nga acquis communautaire.
  • Pjesëmarrësit janë gjendje të shpjegojnë rolin dhe rëndësinë e institucioneve qeveritare në zbatimin e politikave dhe rregulloreve të BE-së dhe të identifikojnë mekanizmat që sigurojnë përputhshmërinë me standardet e BE-së.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të analizuar dhe përmirësuar strukturat e qeverisjes, duke përfshirë krijimin e njësive dhe departamenteve të dedikuara për çështjet evropiane, që lehtësojnë procesin e integrimit.
  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të koordinojnë procesin e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, duke përfshirë përdorimin e mjeteve dhe metodave për të siguruar mbështetje ligjore dhe përputhshmëri të plotë.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të përgatitur raportime dhe për të komunikuar efektivisht me institucionet e BE-së, duke përfaqësuar interesat e vendit dhe duke krijuar partneritete për të lehtësuar integrimin.