Procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian kërkon njohuri, përkushtim dhe profesionalizëm nga e gjithë administrata publike. Roli i administratës është kyç në përgatitjen e dokumentacionit, si dhe proceseve mbështetëse që do të çojnë Shqipërinë drejt BE-së. Në këtë kuadër, Shkolla Shqiptare e  Administratës Publike (ASPA) ofron për administratën e pushtetit qendror, pushtetit vendor si dhe institucioneve të pavarura, trajnim për çështje me natyrë të përgjithshme lidhur me BE-në dhe procesin e Integrimit Evropian, por edhe për çështje me natyrë specifike lidhur me kapituj të ndryshëm të Acquis.

Për më shumë informacion, ju lutem na shkruani në: aspa@aspa.gov.al