MODULI I TRAJNIMIT

Informacion mbi modulin:

Ky modul trajnimi adreson problemin e diskriminimit racial ndaj personave që i përkasin pakicave rome dhe egjiptiane, fenomen i cili njihet me emrin antigjipsizëm.

Qëllimi i trajnimit

Në përmbushje të Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje të Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike përmes kësaj kurrikule trajnimi synon të aftësojë punonjësit e administratës publike për të njohur, shmangur, parandaluar dhe ndëshkuar çdo formë të mundshme të antigjipsizmit që mund shfaqet si në hartimin e politikave ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve publike apo praktikave institucionale në përputhje me praktikat më të mira evropiane.

Rezultatet e të nxënit

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të:

  • Pjesëmarrësit kuptojnë format e shfaqjes së antigjipsizmit, diskriminimit racial kundër romëve dhe egjiptianëve.
  • Pjesëmarrësit analizojnë situata të cilat mund të rezultojnë në diskriminim racial, antigjipsizëm duke cenuar të drejtat e personave që u përkasin pakicave rome dhe egjiptiane.
  • Pjesëmarrësit aplikojnë dhe vlerësojnë përgjigjet e duhura institucionale, bazuar tek legjislacioni për të drejtat njerëzore, për të shmangur diskriminimin racial të mundshëm apo për t’iu përgjigjur diskriminimit racial të pretenduar gjatë kryerjes së detyrës.
  • Pjesëmarrësit krijojnë praktika pune të cilat shmangin çdo cenim dhe mundësojnë ushtrimin e të drejtave të personave që u përkasin pakicave rome dhe egjiptiane.

 

Informacion mbi modulin:

Ky modull përqendrohet në njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të menaxhuar dhe monitoruar buxhetimin gjinor, si dhe për të zbatuar parimet e integrimit gjinor në proceset buxhetore dhe në vlerësimin e performancës së politikave. Pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi për të analizuar ndikimin e politikave buxhetore në burrat dhe gratë, duke përdorur instrumentet dhe treguesit e performancës për të siguruar që buxhetet dhe politikat publike kontribuojnë në arritjen e barazisë gjinore.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi kryesor i këtij moduli është të ofrojë njohuri dhe aftësi për të zhvilluar dhe zbatuar një buxhet të përgjithshëm gjinor në nivel vendor, duke siguruar që politikat dhe shpenzimet publike të reflektojnë nevojat e grupeve të ndryshme gjinore dhe të promovojnë barazinë. Pjesëmarrësit do të kuptojnë rëndësinë e buxhetimit gjinor në krijimin e mundësive të barabarta dhe në përmirësimin e shërbimeve për gratë, burrat dhe fëmijët, duke ndihmuar kështu në ndihmën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe inkluziv në nivel vendor.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit kuptojnë konceptet e monitorimit dhe vlerësimit të performancës dhe do të bëjnë dallimin mes tyre, sidomos kur bëhet fjalë për buxhetimin gjinor;
  • Pjesëmarrësit mësojnë se si të përdorin monitorimin për të siguruar që proceset buxhetore përputhen me politikën gjinore dhe për të vlerësuar ndikimin e këtyre politikave;
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësinë për të analizuar dhe interpretuar buxhetet dhe politikat buxhetore për të identifikuar mundësitë dhe sfidat për burra dhe gra;
  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të përdorin treguesit për të monitoruar ndikimin e politikave gjinore në nivelin e impaktit, rezultateve dhe produkteve;
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të zbatojnë udhëzimet për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (PBA) në nivel vendor dhe të adresojnë nevojat e veçanta për burrat dhe gratë në shpenzimet buxhetore.

Informacion mbi modulin:

Ky modul fokusohet në implementimin dhe zhvillimin e buxhetimit gjinor në nivel qendror, ku politikat dhe vendimet financiare ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi strukturat dhe shërbimet që ofrohen në nivel kombëtar. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të analizohet buxheti në një kontekst gjinor dhe si të adresohen pabarazitë gjinore përmes alokimit të drejtë të burimeve financiare. Moduli gjithashtu përqendrohet në përmirësimin e pjesëmarrjes së grupeve gjinore në proceset vendimmarrëse dhe në zhvillimin e politikave që promovojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij moduli është të ofrojë njohuri dhe aftësi për të zhvilluar një kuadër të fuqishëm të buxhetimit gjinor në nivel qendror, duke e integruar këtë perspektivë në politikat dhe shpenzimet e shtetit. Pjesëmarrësit do të kuptojnë procesin e përgatitjes së një buxheti që është i ndjeshëm ndaj gjinive dhe do të jenë të aftë të krijojnë rekomandime për politikën buxhetore që synojnë barazinë gjinore dhe përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në proceset zhvillimore.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit kuptojnë rëndësinë e përfshirjes së perspektivës gjinore në politikën e buxhetit të shtetit dhe ndikimin e saj në barazinë gjinore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të analizojnë ndikimin e politikave dhe shpenzimeve qendrore mbi grupet gjinore dhe të identifikojnë mundësitë për përmirësim në alokimin e fondeve.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të integruar analiza gjinore në të gjithë fazat e procesit të buxhetimit, duke përfshirë planifikimin, alokimin, monitorimin dhe vlerësimin e shpenzimeve.
  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të zhvillojnë dhe implementojnë praktika buxhetore që nxisin përfshirjen e grupeve të margjinalizuara dhe të adresojnë pabarazitë gjinore në shërbimet dhe mundësitë ekonomike.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë kapacitete për të hartuar raporte të përshtatshme gjinore dhe për të monitoruar ndikimin e politikave dhe shpenzimeve buxhetore në barazinë gjinore.
  • Pjesëmarrësit kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit me aktorë të tjerë dhe grupe të interesit për të zhvilluar një kuadër të integruar të buxhetimit gjinor që adreson nevojat e të gjitha grupeve.

Informacion mbi modulin:

Trajnimi është një mundësi shumë e mirë për të kuptuar që parimi i mosdiskriminimit është një parim kyç në mirëorganizimin dhe funksionimin e Administratës Publike.

Qëllimi i trajnimit

Përmirësimi i të kuptuarit në lidhje diskriminimin si dhe garantimi i parimit të barazisë si një garanci mbrojtëse e nëpunësit civil gjatë ushtrimit të funksionit të tyre në administratë publike.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit mësojnë të dallojnë diskriminim në marrëdhëniet e punës
  • Pjesëmarrësit ndërgjegjësohen mbi mënyrën se si duhet ti trajtojnë indivët gjatë veprimtarisë së tyre si nëpunës civil
  • Pjesëmarrësit dallojnë llojet e diskriminimit

Pjesëmarrësit dinë ku të drejtohen në rast se ndihen të diskriminuar dhe procesin që do ndjekin

Informacion mbi modulin:

Në këtë trajnim diskutohen sfidat kryesore me të cilat përballen si administrata publike, ashtu edhe sektori privat gjatë zbatimit të Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe Ligjit nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i trajnimit për të drejtën e informimit është ofrimi i mbështetjes praktike për nëpunësit civilë në zbatimin e kuadrit rregullator për të drejtën e informimit dhe njohja me ndryshimet ligjore të Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, detyrimet e nëpunësve për zbatimin e këtij ligji, përgjegjësia administrative, etj.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit njohin konceptet bazë të të drejtës së informimit dhe të mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe kuadrin ligjor përkatës.
  • Pjesëmarrësit njohin ndryshimet e fundit ligjore në Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe Ligjin nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale.”
  • Pjesëmarrësit aplikojnë praktikat dhe detyrimet ligjore në zbatimin e kuadrit rregullator për të drejtën e informimit, veçanërisht në përgjigjet për kërkesat e publikut për informacion.
  • Pjesëmarrësit përdorin teknikat e mbrojtjes së të dhënave në situata konkrete dhe të sigurojë që të dhënat personale të mbrohen në përputhje me kërkesat ligjore.

Pjesëmarrësit identifikojnë përgjegjësitë specifike të nëpunësit për zbatimin e ligjeve për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë përgjegjësinë administrative dhe rolin e nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave personale.

Informacion mbi modulin:

Ky modul ofron mundësinë për të fituar njohuri mbi përdorimin e Kodit të Ri të Procedurave Administrative dhe mënyrat e hartimit të procedurave standarde të veprimit. Pjesëmarrësit do të kuptojnë rregullat ligjore të procedurave administrative në vend dhe do të mësojnë se si t’i zbatojnë ato në veprimtarinë e përditshme, me qëllim krijimin e një administrate mirëfunksionale në proceset administrative. Moduli gjithashtu synon të krijojë njohuri të plota mbi Kodin e Ri të Procedurave Administrative dhe të aftësojë punonjësit e administratës publike për rishikimin e rregullave të procedurave të brendshme, si dhe për planifikimin e veprimeve të nevojshme, duke u bazuar në risitë e këtij kodi.

Qëllimi i trajnimit

Të ofrojë njohuri dhe aftësi për përdorimin e Kodit të Ri të Procedurave Administrative, duke mundësuar pjesëmarrësit të hartojnë procedura standarde veprimi dhe të zbatojnë rregullat ligjore në administratën publike për të krijuar një proces administrativ më efikas.

Rezultatet e të nxënit

  • Pjesëmarrësit fitojnë njohuri të thellë mbi rregullat dhe parimet e Kodit të Ri të Procedurave Administrative.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të hartuar procedura standarde veprimi në përputhje me rregullat ligjore.
  • Pjesëmarrësit zbatojnë rregullat ligjore të procedurave administrative në praktikën e përditshme.
  • Pjesëmarrësit kuptojnë se si të kontribuojnë në krijimin e një administrate mirëfunksionale përmes përmirësimit të proceseve administrative.

Pjesëmarrësit rishikojnë dhe përmirësojnë rregullat e procedurave të brendshme në administratën publike.

Informacion mbi modulin:

Ky modul ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të parimeve bazë të së drejtës procedurale civile në Republikën e Shqipërisë, duke e krahasuar me praktikat dhe institucionet e së drejtës krahasuese. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të eksplorojnë në detaje juridiksionin, parimet kryesore të procesit civil dhe zbatimin praktik të tyre në procedura gjyqësore.

Qëllimi i trajnimit:

Të ndihmojë nëpunësit që të familjarizohen me konceptet procedurale civile në sistemin tone gjyqësor. Të prezantojë rregullat ligjore të procedurave civile me qëllim zbatimin e tyre në veprimtarinë e përditshme.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit janë të mirë-informuar mbi parimet themelore të Kodit të procedurës civile.
  • Pjesëmarrësit kuptojnë së si realizohet marrëdhënia juridike dhe subjektet e procesit gjyqësor
  • Pjesëmarrësit kanë ide të qarta mbi përdorimin me efikasitet të padive civile.
  • Pjesëmarrsit bëhen të aftë për të kuptuar dhe familjarizuar me detyrimet e subjekteve
  • Juridike në çdo marrëdhënie juridike procedurale civile

Informaion  mbi  modulin:

Ky modul fokusohet në analizën e korrupsionit në administratën publike dhe ofron një pasqyrë të mekanizmave të identifikimit dhe luftës kundër këtij fenomeni. Trajnimi ofron një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi strategjitë që përdoren për të identifikuar, parandaluar dhe luftuar korrupsionin, duke përfshirë analizën e sistemit të drejtësisë, progresin e raporteve ndërkombëtare, dhe përvojat e institucioneve që janë të përfshira në këtë luftë.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i trajnimit është të pajisë pjesëmarrësit me njohuri të thelluara mbi mekanizmat e identifikimit të korrupsionit në administratën publike dhe strategjitë e luftës kundër tij, duke përfshirë analizën e sistemeve të drejtësisë, raportet ndërkombëtare dhe progresin në çështjet e korrupsionit në Shqipëri. Pjesëmarrësit do të fitojnë aftësinë për të dalluar situata të korrupsionit dhe për të analizuar kuadrin strategjik dhe politik të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri, si dhe të kuptojnë rolin e institucioneve kryesore në zbatimin e këtyre strategjive.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit do të kenë aftësinë të analizojnë dhe të kuptojnë situatat që përfshijnë korrupsionin në administratën publike dhe të identifikojnë ato që janë të pastra nga korrupsioni.
  • Pjesëmarrësit do të jenë të aftë të aplikojnë mekanizmat e ndryshëm për parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit në sektorin publik dhe do të njohin mjetet që mund të përdoren për të luftuar këtë fenomen.
  • Pjesëmarrësit do të njohin rëndësinë e implementimit të strategjive parandaluese, ndëshkuese dhe ndërgjegjësuese për luftën ndaj korrupsionit.
  • Pjesëmarrësit do të jenë të aftë të vlerësojnë zbatimin e planit të veprimit të strategjisë në institucionet publike dhe të propozojnë masa për përmirësimin e këtij procesi.
  • Pjesëmarrësit do të jenë të aftë të identifikojnë institucionet kryesore që përfshihen në luftën kundër korrupsionit dhe të kuptojnë kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre.

Informacion mbi modulin:

Ky modul përqendrohet në konceptin e fëmijërisë dhe rëndësinë e saj si një periudhë kyçe për zhvillimin e individit. Pjesëmarrësit do të njohin teoritë dhe modelet që shpjegojnë zhvillimin e fëmijëve, duke përfshirë faktorët e ndryshëm që ndikojnë në zhvillimin e tyre fizik, emocional, social dhe kognitiv. Ky modul përqendrohet në mënyrën se si abuzimi ndaj fëmijëve mund të dëmtojë zhvillimin e fëmijës, si dhe në ndikimin afatgjatë që ka ky fenomen në shëndetin fizik dhe emocional të fëmijëve. Pjesëmarrësit do të mësojnë të njohin dhe të identifikojnë shenjat dhe simptomat e abuzimit dhe të reagojnë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi kryesor i këtij moduli është të ofrojë pjesëmarrësve njohuri të thella mbi zhvillimin e fëmijëve dhe të theksojë rëndësinë e periudhës së fëmijërisë në krijimin e bazave të shëndetshme për të ardhmen e individëve. Moduli gjithashtu synon t’i ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë nevojat e veçanta të fëmijëve, për t’i mbështetur ata në mënyrë efektive dhe për të krijuar një mjedis të sigurt dhe stimuluese për zhvillimin e tyre.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit kuptojnë dhe përcaktojnë abuzimin e fëmijëve
  • Pjesëmarrësit identifikojnë shenjat fizike dhe emocionale të fëmijëve të abuzuar dhe të njohin simptomat që lidhen me secilën formë abuzimi.
  • Pjesëmarrësit identifikojnë faktorët që ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve, siç janë stresi, shëndeti mendor, edukimi dhe mbështetjeja familjare.
  • Pjesëmarrësit kuptojnë rëndësinë e krijimit të mundësive për zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve dhe ndikimin e tyre në formimin e aftësive të tyre për të ndërtuar marrëdhënie dhe për të kontribuar në shoqëri.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të identifikuar nevojat e fëmijëve dhe për të krijuar mjedise të sigurta dhe mbështetëse që nxisin zhvillimin e tyre të plotë.

Informacion mbi modulin:

Trajnimi mbi mbrojtjen e të dhënave personale organizohet në formën e një tryeze diskutimesh mbi çështjet kryesore që lidhen me këto koncepte, problematikat që hasen nga nëpunësit e administratës lidhur me zbatimin e Ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe Ligjin 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

Qëllimi i trajnimit

Qëllimi i këtij trajnimi është  njohja me kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për nëpunësit mundëson një shërbim më transparent dhe cilësor ndaj publikut.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit janë të mirë-informuar mbi të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale si një e drejtë themelore Pjesëmarrësit kanë ide të qarta mbi përgjegjësinë dhe rolin e komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale Pjesëmarrësit informohen mbi pasojat që ka cenimi i të drejtës së informimit mbi gëzimin e të drejave themelore të njeriut Pjesëmarrësit njihen me afatet dhe sanksionet që zbatohen në rast mosreprektimi të rregullimeve ligjore. Pjesëmarrësit njihen me rastet e kufizimit kur nuk jepen të dhënat personale.

Pjesëmarrësit menaxhojnë të drejtën e informimit e t’u përgjigjeni qytetarëve nëpërmjet veprimtarive transparente. Pjesëmarrësit kuptojnë rëndësinë e rritjes së transparencës në administratës publike

Informacion mbi Modulin:

Ky modul fokusohet në njohjen dhe zbatimin e mekanizmave të ndihmës juridike falas dhe të drejtës për mbrojtje ligjore për kategori të ndryshme qytetarësh, duke përfshirë viktimat e dhunës në familje dhe individët vulnerabël. Pjesëmarrësit do të trajnohen mbi procedurat për kërkesat e urdhrave të mbrojtjes dhe urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes, si dhe mbi format e ndihmës juridike që garantohen nga shteti sipas ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti.” Gjithashtu, moduli përfshin aplikimin praktik të ligjeve për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Qëllimi i Trajnimit:

Të aftësojë pjesëmarrësit për të kuptuar rëndësinë e ndihmës juridike falas dhe për të përdorur me efikasitet kuadrin ligjor për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, duke përfshirë viktimat e dhunës në familje dhe individët me të ardhura të pamjaftueshme. Gjithashtu, të sigurohet që pjesëmarrësit të zbatojnë si duhet detyrimet ligjore që lidhen me të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Rezultatet e të Nxënit:

  1. Pjesëmarrësit do të njohin kategoritë e individëve që përfitojnë ndihmë juridike falas dhe format e saj, duke përfshirë ndihmën juridike parësore dhe dytësore.
  2. Pjesëmarrësit do të kuptojnë procedurat për kërkesat e urdhrave të mbrojtjes dhe urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes, si dhe institucionet që kanë të drejtë t’i paraqesin këto kërkesa në emër të viktimave.
  3. Pjesëmarrësit do të njohin dhe zbatojnë kuadrin ligjor që lidhet me ndihmën juridike falas dhe mbrojtjen e të drejtave të individëve në nevojë, sipas ligjit nr. 111/2017.
  4. Pjesëmarrësit do të përvetësojnë detyrimet për zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit (ligji nr. 119/2014) dhe për mbrojtjen e të dhënave personale (ligji nr. 9887).

Informacion mbi modulin:

Ky modul ndihmon pjesëmarrësit të kuptojnë dhe të identifikojnë abuzimin me fëmijët, si dhe të zhvillojnë aftësitë për të reaguar dhe ofruar shërbime mbrojtjeje për fëmijët e abuzuar. Pjesëmarrësit do të mësojnë për katër kategoritë kryesore të abuzimit, simptomat dhe pasojat e tij, dhe si të ofrojnë mbështetje profesionale për viktimat e abuzimit. Moduli gjithashtu do t’i përgatisë pjesëmarrësit për të identifikuar manifestimet specifike të abuzimit dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për fëmijët që janë prekur.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij moduli është që pjesëmarrësit të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të identifikuar abuzimin ndaj fëmijëve dhe për të ofruar mbështetje dhe shërbime për ata që janë të prekur nga ky fenomen. Ata do të njohin shenjat dhe simptomat e abuzimit dhe ndikimin e tij afatgjatë tek fëmijët.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit janë të aftë të përcaktojnë konceptin e abuzimit me fëmijën dhe të identifikojnë katër kategoritë kryesore të abuzimit;
  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të japin shembuj konkretë të shfaqjes së secilës kategori të abuzimit
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të përshkruajnë shenjat dhe simptomat e secilit lloj abuzimi;
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të identifikojnë pasojat e abuzimit tek fëmijët;
  • Pjesëmarrësit njohin profilin e fëmijëve të abuzuar, ata mësojnë të identifikojnë tiparet dhe shenjat e fëmijëve që mund të jenë viktima të abuzimit dhe të zhvillojnë aftësinë për të trajtuar këto raste në mënyrë profesionale.
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të ofrojnë ndihmë profesionale për rastet e abuzimit të fëmijëve.