Internship
Periudha e internshipit është koha kur studentët dhe të sapo-diplomuarit fillojnë të zhvillojnë shprehitë praktike, njohuritë për marrëdhëniet e punës, përjetojnë nga afër përvojën profesionale, krijojnë njohjet dhe rrjetin e parë zyrtar, i shtojnë pikë CV-së dhe mësojnë si menaxhohet realisht koha në vendin e punës. Për shumë të rinj internshipi shënon karrierën e tyre, si dhe formëzon tipin e punonjësit që do të jenë në të ardhmen.
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike ju vjen në ndihmë të rinjve për të gjithë këta elementë. Programi ynë i internshipit ofron mundësi të vërteta për përfshirjen tuaj në proceset tona të punës, për pjesëmarrje në programet tona të trajnimit, si dhe për këshillim për karrierrën tuaj në administratë publike dhe jo vetëm.
Nëse jeni të interesuar mos hezitoni të na kontaktoni!