Vlerësimi i cilësisë
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike në zbatim të nenit 8 të Ligjit nr. 152/2013 “Për shërbimin civil”, ka autonomi administrative dhe akademike për formimin profesional të nëpunësve civilë. Standardet e cilësisë janë themeli i infrastrukturës së shërbimeve që ne ofrojmë. Sigurimi i cilësisë së programeve të trajnimit për shërbimin civil, është misioni dhe përgjegjësia jonë.
Në këtë kuadër, shkolla ofron bashkëpunim për të gjitha institucionet apo organizatat e shoqërisë civile, që duan të ofrojnë programe trajnimi në përputhje me standardet tona të cilësisë. Çertifikimi ynë vërteton se programi juaj i trajnimit është në përputhje të plotë me standardet tona, të cilat janë në përditësim dhe përmirësim vijues, sipas nevojave të administratës publike.