Cikli Bazë i Punës në Administratën Publike
MODULI I TRAJNIMIT
Informacion mbi modulin:
Ky modul ofron një kuptim të thellë të advokacisë dhe rolit të saj në ndihmën e individëve për të bërë ndryshime në politikat publike. Pjesëmarrësit do të mësojnë se si të angazhohen për ndryshime dhe të ndikojnë në vendim-marrësit në sektorët publik dhe privat. Moduli synon të zhvillojë aftësi efektive për udhëheqjen e përpjekjeve të advokacisë.
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi i këtij moduli është të përgatisë pjesëmarrësit të jenë në gjendje të analizojnë mjedisin ku veprojnë, të përzgjedhin një çështje për advokim dhe të ndërtojnë një pozicion advokues. Në përfundim të trajnimit, ata do të kenë aftësinë të monitorojnë ndikimin e pozicionit të tyre në procesin e vendim-marrjes.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit fitojnë njohuri mbi advokacinë dhe nocionet që lidhen me të, duke u bazuar në teoritë globale dhe teknikat e advokacisë.
- Pjesëmarrësit bëjnë dallimin mes advokimit nga brenda dhe jashtë sistemit, si dhe mes fushatës së advokacisë dhe fushatës publike, duke ilustruar këto dallime me shembuj nga praktika e tyre.
- Pjesëmarrësit vlerësojnë elementët që e bëjnë një fushatë advokacie të suksesshme dhe cilësitë thelbësore të një advokuesi.
Pjesëmarrësit aftësohen në analizimin e mjedisit në të cilin punojnë dhe veprojnë, duke identifikuar mundësitë dhe sfidat për advokaci.
Informacion mbi modulin:
Ky modul është hartuar për ti ardhur në ndihmë administratës publike për tu njohur me parimet e përgjithshme të ekonomisë së tregut, si të ndikojnë nëpërmjet politikave qeveritare në ekuilibrin e tregut.
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi i këtij moduli është të informojë dhe familjarizojë pjesëmarrësit me ndikimin e politikave qeveritare në tregje.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit ofrojnë ndihmë zyrtarëve përgjegjës në politikat rishpërndarëse për maksimizimin e mirëqenies sociale.
- Pjesëmarrësit rrisin kuptimin e rëndësisë së politikave rishpërndarëse dhe programeve të sigurimeve sociale.
- Pjesëmarrësit identifikojnë implikimet e mundshme të ofrimit të programeve të sigurimeve sociale nga shteti përballë ofrimit privat.
- Pjesëmarrësit ndikojnë në procesin e vendimmarrjes publike dhe politikat qeveritare rregulluese.
- Pjesëmarrësit aftësohen në dallimin midis të mirave të ndryshme dhe karakteristikave të secilës prej tyre.
- Pjesëmarrësit identifikojnë problematikat e skemave të sigurimeve sociale dhe të paraqesin alternativa për minimizimin e këtyre problematikave.
Informacion mbi modulin:
Ky modul ofron një kuptim të thelluar mbi auditimin e performancës, duke përfshirë parimet, standardet dhe praktikat më të mira që e mbështesin atë. Moduli është projektuar për të ndihmuar pjesëmarrësit të zhvillojnë kompetencat e nevojshme për të kryer auditime të orientuara drejt përmirësimit të efikasitetit dhe efektivitetit të organizatave.
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi i kursit është të aftësojë pjesëmarrësit me elementet dhe aspektet kryesore të procesit të auditimit të përformancës.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit njohin dhe përshkruajnë fushëveprimin e auditimit të performancës dhe standardet kryesore për realizimin e tij.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë një plan auditimi të performancës duke përfshirë përcaktimin e objektivave, riskut dhe burimeve.
- Pjesëmarrësit zbatojnë teknikat kryesore audituese dhe të përdorë metodologji efektive për të mbledhur dhe analizuar të dhënat.
- Pjesëmarrësit shkruajnë një program auditi që pasqyron objektivat dhe metodologjinë për realizimin e auditimit të performancës.
- Pjesëmarrësit hartojnë një raport të strukturuar të auditimit të performancës, që përfshin gjetjet, rekomandimet dhe përfundimet kryesore, duke i paraqitur ato në mënyrë të qartë dhe objektive për audiencën përkatëse.
Informacion mbi modulin:
Ky modul ofron një mundësi të shkëlqyer për të kuptuar ciklin e plotë të hartimit dhe menaxhimit të projekteve me financim të huaj. Pjesëmarrësit do të mësojnë rreth projekteve që financohen nga burime të jashtme, si dhe proceset e hartimit dhe implementimit të tyre. Moduli do t’u japë atyre njohuri praktike dhe teorike për të menaxhuar me sukses projekte në këtë kontekst.
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi i këtij moduli është të aftësojë pjesëmarrësit në identifikimin e formave të financimit nëpërmjet Fondeve Komunitare. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të formulojnë projekt-ide në përputhje me Programet Evropiane dhe nevojat e institucioneve përkatëse, duke i pajisur ata me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të zhvilluar projekte të suksesshme.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit kuptojnë ciklin e plotë të hartimit dhe menaxhimit të projekteve me financim të huaj.
- Pjesëmarrësit fitojnë njohuri mbi projektet që financohen nga burime të jashtme dhe proceset përkatëse të hartimit dhe implementimit.
- Pjesëmarrësit aftësohen në identifikimin e formave të financimit nëpërmjet Fondeve Komunitare.
- Pjesëmarrësit mësojnë si të formulojnë projekt-ide në përputhje me Programet Evropiane dhe nevojat e institucioneve përkatëse.
Pjesëmarrësit pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të zhvilluar projekte të suksesshme në kontekstin e financimit të huaj.
Informacion mbi modulin:
Ky modul njeh pjesëmarrësit me të gjitha rregullat dhe sugjerimet për shkrimin teknik të teksteve ligjore dhe akteve juridike, si dhe ofron njohuri se si mund të zbatojnë praktikisht rregullat e procesit legjislativ.
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi i këtij trajnimi është të pajisë pjesëmarrësit me njohuri mbi studimin e hartimit të legjislacionit, duke përfshirë objektivat dhe qëllimet e tij. Pjesëmarrësit do të njohin gjithashtu teknikat e hartimit dhe procedurat legjislative që janë në proces evolucioni.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit udhëzohen dhe ndihmohen në procesin e hartimit, diskutimit dhe miratimit të legjislacionit shqiptar, duke siguruar vijueshmërinë dhe njëtrajtshmërinë e tij.
- Pjesëmarrësit kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit mes aktorëve të ndryshëm në procesin e hartimit të ligjeve.
- Pjesëmarrësit fitojnë njohuri të larmishme të nevojshme për përgatitjen e projektligjeve dhe hartimin e ligjeve.
Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të konceptuar teknikisht tekstet ligjore dhe për të menaxhuar planifikimin dhe politikat legjislative.
Informacion mbi modulin:
Ky modul ofron një mundësi të shkëlqyer për t’u aftësuar në fushën e investimeve publike dhe për të kuptuar ndikimin që kanë shpenzimet kapitale në borxhin publik. Pjesëmarrësit do të zhvillojnë njohuri të thella rreth analizës së investimeve publike dhe do të mësojnë se si të interpretojnë impaktin e tyre në financat e shtetit.
Qëllimi i trajnimit
Të zgjeroni njohuritë mbi strategjinë e qeverisë për rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë, hartimin e programit afatmesëm dhe rëndësisë që ai ka në fushën e investimeve publike; Të njihni më nga afër vendimet dhe udhëzimet mbi procedurat e menaxhimit të investimeve, monitorimit dhe vlerësimit të tyre; Të njihni format që përdoren për të realizuar Investimet Publike si Koncesionet dhe Partneritetet Publike Privat.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit njohin strategjitë e qeverisë për rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë, duke theksuar rëndësinë e investimeve publike në këto procese.
- Pjesëmarrësit njohin dhe analizojnë procesin e hartimit të programit afatmesëm dhe rolin e tij në planifikimin dhe menaxhimin e investimeve publike.
- Pjesëmarrësit identifikojnë dhe kuptojnë vendimet dhe udhëzimet për procedurat e menaxhimit të investimeve, monitorimin dhe vlerësimin e tyre.
- Pjesëmarrësit njohin format dhe mjetet e ndryshme që përdoren për realizimin e investimeve publike, përfshirë koncesionet dhe partneritetet publike-private (PPP).
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të analizuar dhe interpretuar ndikimin e shpenzimeve kapitale në borxhin publik dhe financat e shtetit.
Informacion mbi modulin:
Ky fokusohet në procesin e vazhdueshëm dhe formal që përdorin njësitë e vetëqeverisjes vendore për të mbledhur informacion dhe sugjerime nga qytetarët, grupet e interesit, dhe aktorë të ndryshëm. Ky proces është thelbësor për hartimin dhe zbatimin e politikave efektive që adresojnë nevojat dhe shqetësimet e komunitetit.
Qëllimi i trajnimit
Të informojë dhe familjarizojë pjesëmarrësit me implikimet praktike të 12 parimeve që rrjedhin nga fokusi specifik i koncepteve kryesore dhe indikatorëve përkatës; Të familjarizojë pjesëmarrësit me indikatorët ELOGE Benchmark dhe procesin e vetvlerësimit të Bashkisë kundrejt ELOGE Benchmark, Të aftësojë pjesëmarrësit me implikimet praktike të principeve të lidhura me kontekstin kombëtar dhe zbatimin në punën e përditshme
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit njohin rëndësinë dhe rolin e pjesëmarrjes dhe konsultimit publik në vetëqeverisjen vendore dhe si këto procese kontribuojnë në politikbërje efektive.
- Pjesëmarrësit do të vlerësojnë efikasitetin dhe efiçencën e mekanizmave të përdorur nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për të mbledhur informacion dhe sugjerime nga qytetarët dhe grupet e interesit.
- Pjesëmarrësit identifikojnë nevojat për krijimin e standardeve që avancojnë pjesëmarrjen publike dhe konsultimin në nivel vendor.
- Pjesëmarrësit zbatojnë sisteme të monitorimit dhe vlerësimit për të analizuar dhe përmirësuar proceset e pjesëmarrjes dhe konsultimit publik.
Pjesëmarrësit hartojnë strategji për të inkurajuar qytetarët dhe grupet e interesit që të angazhohen në proceset e konsultimit dhe të ofrojnë mendime konstruktive për politikat publike.
Informacion mbi modulin:
Ky trajnim përfshin njohuritë thelbësore mbi modelin e përcaktimit të çmimit, treguesit kryesorë të teorisë së konsumatorit dhe prodhuesit, si dhe analizën e strukturave të tregut. Kursantët do të fitojnë aftësi për të analizuar në mënyrë mikorekonomike faktorët që ndikojnë në kërkesën dhe ofertën, përcaktimin e ekuilibrit të tregut dhe dallimin midis strukturave të ndryshme të tregut si konkurrenca e plotë, monopoli, konkurrenca monopolistike dhe oligopoli.
Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i trajnimit është pajisja pjesëmarrësve me njohuri dhe aftësi praktike për të kuptuar modelin e përcaktimit të çmimit në treg, për të analizuar faktorët që ndikojnë në kërkesë dhe ofertë, dhe për të interpretuar ndryshimin e çmimeve në situata të ndryshme ekonomike. Gjithashtu, trajnimi synon të japë njohuritë e nevojshme për dallimin e strukturave të tregut dhe përqendrimin e tregut.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit njohin konceptet bazë të kërkesës dhe ofertës si dy komponentë kryesorë të modelit të përcaktimit të çmimit dhe identifikojnë faktorët që ndikojnë në to.
- Pjesëmarrësit janë të aftë të shpjegojnë ekuilibrin dhe disekuilibrin e tregut dhe të paraqesin këto koncepte grafikisht.
- Pjesëmarrësit njohin dhe analizojnë elasticitetin e kërkesës dhe faktorët që ndikojnë mbi të, duke u aftësuar të shpjegojnë ndikimin e çmimit në kërkesë.
- Pjesëmarrësit përvetësojnë konceptet kryesore të teorisë së firmës, duke përfshirë qëllimin e maksimizimit të fitimit dhe llogaritjen e fitimit dhe humbjes.
Pjesëmarrësit janë të aftë të identifikojnë katër strukturat kryesore të tregut, të dallojnë firmat çmim-pranuese nga ato çmim-përcaktuese dhe të analizojnë përqendrimin e tregut përmes indikatorëve të përkatës.
Informacion mbi modulin:
Ky trajnim trajton thelbësisht konceptet dhe praktikat që lidhen me koncensionet dhe partneritetet publik-privat (PPP). Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të eksplorojnë aspektet kryesore të koncensioneve, duke përfshirë kohëzgjatjen e kontratave, detyrimet e partneritetit privat dhe transferimin e rrezikut. Trajnimi gjithashtu do të ofrojë një pasqyrë të detajuar të kuadrit institucional dhe ligjor që rregullon koncensionet, si dhe do të përshkruajë fazat e realizimit të një projekti koncesioni.
Qëllimi i trajnimit
Pajisja me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të kuptuar dhe zbatuar partneritetet publik-privat (PPP) si një mekanizëm efektiv për prokurimin dhe realizimin e projekteve të infrastrukturës dhe shërbimeve publike.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit identifikojnë dhe kuptojnë konceptet themelore që lidhen me koncensionet dhe partneritetet publik-privat, duke njohur aspektet kyçe si kohëzgjatja e kontratave dhe detyrimet e partneritetit privat.
- Pjesëmarrësit aplikojnë njohuritë e tyre për kuadrin institucional dhe ligjor që rregullon koncensionet, duke siguruar që të gjitha projektet të përputhen me rregullat dhe standardet përkatëse.
Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të menaxhuar fazat e realizimit të projekteve koncesionuese, duke përfshirë identifikimin dhe përgatitjen e projekteve, procedurat konkuruese dhe negociatat e kontratave.
Informacion mbi modulin:
Ky trajnim synon tju pajisi me njohuri rreth përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm, zbatimin e metodologjisë së re të përgatitjes së PBA si dhe rolin e rëndësinë e monitorimit të PBA-së
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e kapaciteteve të administratës publike në hartimin e treguesve të performancës cilësor, të matshëm dhe të kuptueshëm për të mundësuar analizimin e indikatorëve të politikave publike dhe përmbushjen me sukses të procesit të hartimit/monitorimit të buxhetit.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit kuptojnë rëndësinë dhe llojet e monitorimit të mbështetur në rezultate për të siguruar efektivitetin e politikave publike.
- Pjesëmarrësit mësojnë të identifikojnë treguesit e performancës dhe të përdorin mjetet e performancës për të vlerësuar rezultatet e aktiviteteve të qeverisë.
- Pjesëmarrësit fitojnë njohuri mbi ciklin e menaxhimit të shpenzimeve publike, duke përfshirë:
Programimin buxhetor dhe rëndësinë e tij në planifikimin financiar.
Arkitekturën e programit buxhetor dhe si të strukturohet në mënyrë efektive.
Metodologjinë e përcaktimit të politikave ekzistuese dhe të reja për të siguruar që ato përmbushin nevojat e shoqërisë.
Metodat për kostimin e politikave ekzistuese për të optimizuar burimet financiare.
Informacion mbi modulin:
Ky modul është hartuar për të ofruar njohuri të thelluara mbi planifikimin buxhetor dhe pasqyrat financiare, duke theksuar rëndësinë e këtyre proceseve në menaxhimin efektiv të shpenzimeve publike. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë elementët themelorë të programimit buxhetor si pjesë e ciklit të menaxhimit të shpenzimeve, duke u fokusuar në fazat e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të buxhetit.
Qëllimi i modulit:
Qëllimi kryesor i këtij moduli është të forcojë kapacitetet e pjesëmarrësve në planifikimin buxhetor dhe pasqyrat financiare, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të menaxhuar me sukses proceset financiare brenda organizatave të tyre. Moduli synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e zbatimit të strategjive buxhetore dhe monitorimin e performancës për të arritur rezultatet e dëshiruara në menaxhimin e shpenzimeve publike.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit janë në gjendje të identifikojnë dhe kuptojnë komponentët kyç të programimit buxhetor dhe rëndësinë e respektimit të fazave të tij.
- Pjesëmarrësit familjarizohen me lidhjet midis planifikimit strategjik dhe operativ, si dhe me rolin e tyre në realizimin e politikave buxhetore efektive.
- Pjesëmarrësit zotërojnë njohuri mbi konceptin e treguesve të performancës dhe do të jenë në gjendje të aplikojnë këto njohuri në procesin e buxhetimit dhe monitorimit të politikave.
- Pjesëmarrësit janë të aftë të realizojnë një analizë të kostove të politikave sipas metodave të përcaktuara, duke ndihmuar në krijimin e një ndarjeje të qartë midis politikave ekzistuese dhe atyre të reja.
- Pjesëmarrësit kuptojnë procesin e monitorimit dhe vlerësimit të performancës, duke identifikuar detyrat dhe përgjegjësitë e aktorëve të përfshirë në këtë proces.
Informacion mbi modulin:
Moduli për planifikimin strategjik është hartuar për të zhvilluar aftësitë e pjesëmarrësve në hartimin dhe zbatimin e strategjive të qëndrueshme në organizatat e tyre. Përmes këtij moduli, pjesëmarrësit mësojnë të identifikojnë kufizimet dhe sfidat e brendshme dhe të jashtme, të zhvillojnë misionin dhe vizionin e organizatës dhe të realizojnë një analizë gjithëpërfshirëse të mjedisit, burimeve, dhe kulturës organizative.
Qëllimi i modulit:
Ky modul synon të pajisë pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi të thelluara për procesin e planifikimit strategjik, duke i ndihmuar të analizojnë dhe të kuptojnë elementët kyç që ndikojnë në hartimin e strategjive efektive për organizatat e tyre publike.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit identifikojnë kufizimet dhe sfidat që lidhen me planifikimin strategjik në organizatat e tyre dhe përcaktojnë mënyra për t’i minimizuar ato.
- Pjesëmarrësit hartojnë vizionin dhe misionin e organizatës dhe vlerësojnë nëse misioni është i plotë dhe përputhet me objektivat organizative.
- Pjesëmarrësit hartojnë filozofinë e organizatës publike dhe vlerësojnë aktorët kryesorë të interesit të organizatës së tyre.
- Pjesëmarrësit kuptojnë konceptet e planifikimit strategjik dhe dallojnë e përdorin këto koncepte kundrejt atij tradicional.
- Pjesëmarrësit analizojnë elementet e mjedisit të largët dhe identifikojnë mundësitë dhe kërcënimet që mjedisi i largët paraqet për organizatën e tyre publike.
- Pjesëmarrësit identifikojnë mundësitë dhe kërcënimet që rrjedhin nga mjedisi i industrisë për organizatën e tyre.
Informacion mbi modulin:
Ky trajnim do të bazohet në shpjegimin e parimeve, rregullave dhe procedurave të përcaktuara në legjislacionin parësor dhe dytësor të menaxhimit të sistemit buxhetor dhe menaxhimit financiar dhe kontrollit, duke e shoqëruar me shembuj praktikë në mënyrë që të trainuarit të kuptojnë dhe përftojnë në mënyre efektive dhe të qëndrueshme dijet dhe aftësitë që ky trajnim synon.
Qëllimi i trajnimit
Të rrisë kapacitet e nëpunësve të angazhuar në procesin e planifikimit buxhetor afatmesëm për të përgatitur kërkesat buxhetore në përputhje me përcaktimet metodologjike dhe plotësimin e instrumentave të menaxhimit financiar dhe kontrollit, me synim final përdorimin e fondeve publike me ekonomike, eficience dhe efektivitet.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit përmirësojnë njohuritë mbi metodologjinë e re të planifikimit buxhetor afatmesëm, me një fokus të veçantë në konceptin e treguesve të performancës.
- Pjesëmarrësit forcojnë aftësitë e institucioneve zbatuese për të planifikuar kërkesat buxhetore në mënyrë më efektive dhe strategjike.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë njohuri mbi kontrollin e brendshëm financiar publik dhe përgjegjshmërinë menaxheriale, duke kontribuar në transparencën dhe llogaridhënien.
- Pjesëmarrësit njohin instrumentat e Menaxhimit të Financave të Kërkesave (MFK) dhe menaxhimin e riskut, duke forcuar kapacitetet për identifikimin dhe adresimin e sfidave financiare.
Informacion mbi modulin:
Trajnimi i politikave publike ofron një platformë të hapur për diskutimin e metodave të analizës së politikave dhe për vendimmarrjen politike në zbatimin e programeve që synojnë arritjen e objektivave shoqërorë. Ky trajnim paraqet një qasje sistematike, përmes së cilës liderët politikë aplikojnë teknika të ndryshme për të realizuar qëllimet e shoqërisë.
Qëllimi i trajnimit
Ngritja e kapaciteteve politikëbërëse të nëpunësve, seleksionimi i alternativës më të mirë për zbatim, identifikimi i burimeve të financimit të këtyre politikave
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit zbatojnë dhe analizojnë politika publike, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive të tyre në fushën e politikëbërjes.
- Pjesëmarrësit njohin dhe identifikojnë burime të financimit të politikave publike, duke lehtësuar realizimin e programeve dhe garantuar që ato të kenë mbështetje financiare të qëndrueshme.
- Pjesëmarrësit aftësohen për të analizuar metodat dhe efektet e politikave ekzistuese, duke lehtësuar rishikimin dhe përmirësimin e tyre.
- Pjesëmarrësit kuptojnë rëndësinë e pjesëmarrjes së palëve të interesuara në procesin e politikëbërjes, duke promovuar një qasje më inkluzive dhe të qëndrueshme.
Informacion mbi trajnimin
Ky trajnim do të ofrojë një kuptim të thellë mbi konceptet dhe praktikat e prokurimit publik, duke u bazuar në kuadrin ligjor aktual në Shqipëri. Moduli është projektuar për të dhënë njohuritë dhe aftësitë që u nevojiten specialistëve të prokurimit për të përmbushur me sukses përgjegjësitë e tyre në këtë fushë. Trajnimi është ndërtuar mbi një përshkrim të hollësishëm të ligjit dhe procedurave të tij, të mbështetur nga shembuj praktikë nga përvoja e përditshme.
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi i trajnimit është të pajisë pjesëmarrësit me njohuri të plota mbi procesin e prokurimit publik, për të krijuar një bazë solide profesionistësh në fushën e prokurimit, në të gjitha institucionet publike dhe në sektorin privat.
Rezultatet e të nxënit
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Zbatojnë kuadrin ligjor të prokurimit publik
- Ndjekin me kompetencë procedurat e prokurimit
- Identifikojnë dhe bashkëpunojnë me aktorët kryesorë të sistemit të prokurimit
- Menaxhojnë konflikte interesi dhe ruajnë integritetin
- Përdorin sistemet e prokurimit elektronik
Informacion mbi modulin:
Me këtë modul trajnimi, pjesëmarrësit, të cilët janë përgjegjës për hartimin legjislativ në disa ministri të linjës njihen me standardet dhe teknikat kryesore të hartimit legjislativ të përcaktuara në Udhëzimin nr.6, datë 29.04.2022 të ministrit të Drejtësisë “Për përcaktimin e metodologjisë së unifikuar për hartimin e akteve normative”, si dhe në Manualin e Hartimit të Legjislacionit.
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi i këtij moduli trajnimi është që të rifreskojë njohuritë për standardet dhe teknikat legjislative dhe të aplikojë këto standarde dhe teknika tashmë gjatë trajnimit.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit përcaktojnë situatat kur është e nevojshme të hartohet një akt ligjor dhe të analizojnë kur është më efektive të arrihen objektiva të caktuara me mjete alternative.
- Pjesëmarrësit konstatojnë nëse një akt nënligjor mund të nxirret dhe të identifikojnë rastet kur është e nevojshme një ndryshim i ligjit për të krijuar një bazë të mjaftueshme ligjore.
Pjesëmarrësit njohin të gjitha hapat që duhet të merren në konsideratë përpara dhe gjatë procesit të hartimit të aktit ligjor.
Informacion mbi modulin:
Ky modul përfshin tema të rëndësishme lidhur me objektin e statistikës dhe ndarjet e saj, duke shqyrtuar konceptet themelore që e përbëjnë atë. Pjesëmarrësit do të njihen me treguesit e lokalizimit dhe variacionit, si dhe me treguesit që matin forcën e lidhjes lineare midis ndryshoreve. Modulii synon të ofrojë një kuptim të thellë të statistikës, duke mundësuar aplikimin e këtyre koncepteve në analiza të ndryshme.
Qëllimi i trajnimit
Të ofrojë njohuri mbi statistikat si mjet për mbledhjen, analizimin, paraqitjen dhe interpretimin e të dhënave, duke ndihmuar menaxherët dhe vendimmarrësit të kuptojnë më mirë mjedisin e biznesit dhe ekonomisë për të marrë vendime të informuara.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit fitojnë njohuri të thella mbi objektin e statistikës dhe ndarjet e saj, duke u njohur me konceptet themelore që e përbëjnë atë.
- Pjesëmarrësit njihen me treguesit e lokalizimit dhe variacionit, të cilët janë thelbësorë për analizat statistikore.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të kuptuar treguesit që matin forcën e lidhjes lineare midis ndryshoreve.
- Pjesëmarrësit aplikojnë këto koncepte në analiza të ndryshme, duke kontribuar në vendimmarrjen e informuar.
Informacion mbi modulin:
Ky modul adreson çështjen e negocimit të çështjeve teknike dhe administrative, duke ofruar një kuptim të thellë të modeleve të vendimmarrjes menaxheriale brenda kontekstit të administratës publike. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë strategjitë dhe teknikët e negocimit, si dhe do të zhvillojnë aftësi të nevojshme për të menaxhuar situatat komplekse që lidhen me vendimmarrjen në një mjedis publik. Moduli synon të forcojë kapacitetet e pjesëmarrësve për të arritur rezultate efektive dhe të qëndrueshme në proceset e negocimit.
Qëllimi i trajnimit
Të ofrojë mundësi për të njohur parimet e negocimit të çështjeve teknike dhe administrative, duke aftësuar pjesëmarrësit të dallojnë rëndësinë e fakteve dhe të marrin vendime të drejta të bazuara në evidenca të pakundërshtueshme.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit fitojnë një kuptim të modeleve të vendimmarrjes menaxheriale brenda kontekstit të administratës publike.
- Pjesëmarrësit eksplorojnë strategjitë dhe teknikat e negocimit të çështjeve teknike dhe administrative.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi të nevojshme për të menaxhuar situatat komplekse që lidhen me vendimmarrjen në një mjedis publik.
- Pjesëmarrësit forcojnë kapacitetet e tyre për të arritur rezultate efektive dhe të qëndrueshme në proceset e negocimit.
- Pjesëmarrësit dallojnë rëndësinë e fakteve në negocim dhe të marrin vendime të drejta të bazuara në evidenca të pakundërshtueshme.
Informacion mbi modulin:
Ky modul trajton konceptin e kontrollit të brendshëm dhe rëndësinë e tij në menaxhimin financiar dhe auditimin e brendshëm. Pjesëmarrësit do të shqyrtojnë komponentët e menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe do të njihen me kuadrin ligjor dhe praktikat më të mira në fushën e auditimit dhe kontrollit të brendshëm në njësitë publike.
Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i trajnimit është të krijojë një koncept të qartë mbi kontrollin e brendshëm, të demonstrojë aplikimin e tij praktik dhe të njohë pjesëmarrësit me kuadrin ligjor që rregullon këtë fushë. Trajnimi synon gjithashtu të përmirësojë njohuritë e pjesëmarrësve mbi menaxhimin financiar dhe komponentët e tij, duke e bërë ata më të aftë në vlerësimin e performancës së sistemeve të kontrollit të brendshëm.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit janë në gjendje të shpjegojnë perceptimet e tyre për kontrollin e brendshëm, duke identifikuar kuptimet e reja përmes ushtrimeve praktike.
- Pjesëmarrësit përshkruajnë kuptimin e tyre për menaxhimin financiar dhe kontrollin, duke reflektuar mbi konceptet e reja të fituara gjatë diskutimeve dhe shembujve personal.
- Pjesëmarrësit analizojnë nocionet e reja në lidhje me zhvillimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm në njësitë publike, duke aplikuar njohuritë e tyre nëpërmjet prezantimeve dhe workshop-eve.
- Pjesëmarrësit reflektojnë mbi shërbimet e auditimit të brendshëm dhe do të analizojnë dobinë e tyre në përmirësimin e menaxhimit të performancës.
- Pjesëmarrësit diskutojnë përfundimet e rasteve studimore dhe do të krahasojnë rezultatin e tyre me të tjerët, duke argumentuar se cili është koncepti më i përshtatshëm për menaxhimin efektiv dhe efikas në organizatë.