Peter Vandenbruaene është një nga ekspertët ndërkombëtar i cili po asiston në rritjen e kapaciteteve të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike në kuadër të projektit “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike”.

Peter Vandenbruaene ka punuar për Institutin e Trajnimit të Federatës Belge të Administrimit (TIFA) për më shumë se 20 vjet. Aktualisht ai drejton Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe është përgjegjës për manaxhimin e një ekipi profesionistësh që organizojnë trajnime të fushave të ndryshme që variojnë nga efektiviteti personal dhe komunikimi deri tek Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, gjuhët e huaja dhe politikat publike.

Si një ekspert në zhvillimin e Burimeve Njerëzore, Peter ka ndarë eksperiencen e tij në krijimin e një qasje të Zhvillimit të Burimeve Njerezore të orientuar drejt Cilësisë gjatë zhvillimit të prezantimeve dhe trajnimeve me nëpunësit civil të vendeve të ndryshme duke filluar nga Armenia deri në Tunizi dhe nga Azerbajxhani deri në Tajvan.

Peter është lektor pranë Universitetit të Ghent, në Belgjikë dhe e përfaqëson Belgjikën në Bordin e Guvernatorëve të Institutit Evropian të Administratës Publike (EIPA).

Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë:

  • Cilesinë në trajnim dhe mësimdhënie;
  • Manaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Karrierës;
  • Manaxhimin Publik;
  • Marrëdheniet Ndërkombëtare;
  • Metodologjinë e Trajnimit.

Miha Derganc është një nga ekspertet kyc ndërkombëtar i cili po asiston në rritjen e kapaciteteve të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike në kuadër të projektit “Zbatimi i Reformës së Sherbimit Civil në Administratën Publike”.

Gjatë viteve 2007 – 2016 ka punuar si trajner pranë Develor d.o.o dhe në vitet 2003 – 2006 është angazhuar si Manaxher i Burimeve Njerezore dhe këshilltar bordi i Simobil Vodafone. Gjate viteve 1983 – 1999 ka punuar në Bankën Nova Ljubljanska, duke mbajtur pozicionë te ndryshme si: Oficer Personal, Manaxher i Departamentit te Burimeve Njerezore ku ka qenë përgjegjes për proceset e rekrutimit dhe zhvillimit të personelit si edhe Manaxher i Përgjithshem i Departamentit të Burimeve Njërezore. Gjatë viteve 1980 – 1983 ka punuar si Psikolog Shkollor ndërsa gjatë viteve 1979 – 1980 ka punuar si Konsulent Studimesh dhe Karriere pranë Zyrës së Punës në Slloveni.

 

Gjate viteve 1989 – 2001 ka punuar si trajner me kohë të pjesshme pranë “Biro Praxis” duke ofruar trajnime të ndryshme në fushën e komunikimit, zgjidhjes së konflikteve, vlerave organizative, manaxhimit të trajnimeve, motivimit dhe manaxhimit situacional, etj.

  1. Derganc është diplomuar në Psikologji pranë Fakultetit Filologjik të Ljubjanës në vitin 1979. Gjatë viteve 2003 – 2006 ka ndjekur një master në fushën e “Manaxhimit të Burimeve Njerëzore” pranë fakultetit të Shkencave Sociale në Ljubjanë. Në vitin 1996 ka perfunduar “Programin mbi Manaxhimin e Burimeve Njerëzore” pranë Universitetit të Harvardit në Boston, SHBA ku morën pjesë rreth 79 manaxher të burimeve njerezore nga e gjithe bota. Gjate viteve 1994 – 1995 është trajnuar në qendrën e Bankave Irlandeze në fushat e: zhvillimit organizativ, zhvillimit të strategjive të reja në fushën e burimeve njerëzore, motivimin, organizimin e kohës, etj. Gjatë viteve 1992 – 1996 ka përfunduar me sukses 6 nivele të trajnimeve TA mbi “Analizen Transaksionale”

Ai zoteron Certifikaten Sllovenë të mësimdhënies në programet e edukimit në sistemin e arsimit të lartë në Psikologji, Kulture organizative, Komunikim, Psikologji Organizative që prej vitit 2001, certifikatën profesionale të lehtesuesit në vitin 2004, ate të inteligjencës emocionale në 2008,  etj.

 

Eksperienca e tij në fushat e trajnimit dhe konsulencës përfshin sa më poshtë:

  • Seminare strategjike të vizionit, strategjisë dhe vlerave te biznesit
  • Zhvillimi i aftësive manaxheriale, Manaxhim i ndryshimit
  • Organizimi i punës dhe kohës
  • Akademia e lidershipit
  • Lidershipi situacional
  • Trajnim MBO
  • Trajnimet mbi shitjet dhe konsulence rreth shitjeve
  • Manaxhimi i takimeve, puna në grup
  • Zhvillimi i aftesive komunikuese (Prezantime rreth biznesit, trajnime mbi zgjidhjen e konflikteve, trajnim trajnerësh, mentorësh, instruktorësh, etj
  • Aftesitë mbi manaxhimin e burimeve njerëzore – Rekrutimi dhe përzgjedhja, trajnimi, intervista, shpërblimi dhe promovimi, zhvillimi I aftësive, vlerave, komunikimi i brendshëm.

Klemen Belhar është një nga trajnerët që po asistojnë në rritjen e kapaciteteve të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike dhe trajnimet e trupës së nivelit të lartë drejtues në kuadër të projektit “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike”.Klemen Belhar është konsulent i pavarur me eksperiencë në ofrimin e trajnimeve, i angazhuar në projekte të ndryshme ndërkombëtare.

Ai ka ofruar nje sëre trajnimesh për trajnerë në çështje të tilla si: vlerësimi i nevojave për trajnim, sistemi i zhvillimit profesional, aftesitë trajnuese të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj në vende të ndryshme si: Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Turkmenistan, Moldavi. Gjithashtu, ai ka ofruar trajnime për nëpunësit civil në lidhje me shprehitë e komunikimit dhe prezantimit, zgjidhjen e problemeve, punën në grup, lidershipin dhe aftësi të ndryshme manaxheriale.

Ai ka experiencë pune edhe në sektorin privat, fokusuar kryesisht në sektoret e industrisë së makinave dhe atë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ku ka kombinuar rolin e tij si trajner dhe konsulent për të asistuar ndërmarrjet në çështje të tilla si: vendimmarrja strategjike, zgjidhja e problemeve, përmirësimi i punës në grup dhe ndryshimin e kulturës organizative, fushë në të cilën është ekspert i njohur ndërkombëtarisht.

Klemen e ka filluar karrierën e tij në Akademinë Administrative në Slloveni ku është angazhuar fillimisht në organizimin e trajnimeve. Ne vitin 2001 ai ka filluar të punojë si trajner në Shkollën e Retorikës në Ljubjanë, Slloveni ku për një periudhë rreth 10-vjeçare ka ofruar trajnime të ndryshme në shprehitë e komunikimit dhe prezantimit. Ai ka trajnuar pjesëmarrës nga fusha të ndryshme ekspertize duke ofruar një sërë trajnimesh për ministritë dhe institucionesh publike në Slloveni dhe Kroaci.

Klemen Belhar ka përfunduar studimet e larta në Teologji, Filozofi dhe Antropologji dhe mban titullin Doktor në Antropologji.

Emira Mitrushi ka qenë drejtuese projekti dhe lektore në Shkollën Shqiptare të Sindikatave. Përgjegjëse e trajnimeve dhe Menaxhere Trajnimi në Institutin e Trajnimit të Administratës Publike dhe trajnere në Shkollën Shqiptare të Administrates Publike (ASPA). Kualifikuar si trajnere / lektore në vitin 1996 në Nykobing Falster, Danimarkë, trajnuar në Shkollën Rajonale të Administratës Publike (RESPA) Danilograd, në lidhje me aftësitë trajnuese dhe menaxhimin e trajnimit. Në vazhdimësi e kualifikuar dhe trajnuar në fushat e administrimit publik si menaxhimi i burimeve njerëzore, menaxhimi i performancës, menaxhimi i ndryshimit, menaxhimi i projekteve, komunikimi në administratën publike. Certifikuar si trajnere nga ICITAP (në kuadër të programit të trajnimit të drejtuesve të Policisë së Shtetit në fushën e menaxhimit te burimeve njerëzore). Eksperiencë mbi 15 vjeçare në administratën publike. Hartuese e disa materialeve trajnuese, “ToT-“Aftësi trajnuese” dhe bashkëautore në “Manual / Guidë  për Trajnerin”, publikuar ne faqen e ASPA. Aktualisht Trajnere në ASPA në fushën e Komunikimit me shkrim, dhe ToT- aftësi trajnuese.

Moto si trajnere “Jepi rëndësi pjesmarrësve në sallën e trajnimit, vlerëso eksperiencën e gjithsejcilit, bëji  ata  të  ndihen mirë”

Dolora Gjokutaj, menaxhere trajnimi prej 16 vitesh experiencë, në Institutin e Trajnimit të Administratës Publike (ITAP) dhe në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).
Aktualisht mban portofolin e asistentes të projekit të Këshillit të Europës:”Fuqizimi i strukturave të Qeverisjes Lokale dhe bashkëpunimit të të zgjedhurve vendor në Shqipëri”
Është angazhuar dhe përfshirë si eksperte lokale e Këshillit të Europës pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, (ASPA) për asistencën e trajnimeve në Njësitë e Qeverisjes Vendore, duke përdorur sistemin e platformës elektronike, E-PAV.
Ka bashkëpunuar me ekspertët për dizenjimin dhe implementimin e programeve trajnuese sipas fushave të përcaktuara me synimin për përfitimin e sa më shumë njohurive dhe aftësive të nevojshme për kryerjen e detyrave, si: (Sistemi i taksave dhe tarifave, Çështje të furnizimit me ujë, Financat dhe procedurat e buxhetit, Menaxhimi i pronave Publike, Integrimi Europian, Buxhetimi Gjinor, Hartimi dhe komunikimi i shkresave zyrtare, “Menaxhimin e fondeve të BE-së, “Mekanizmat financiarë për Shqipërinë) etj
Është trajnuar nga institucione si: Akademia e Qeverisjes Locale të Hagës, Hollandë, ReSPA –EIPA, Mal I Zi, NISPA-cee, Bratislavë, Sllovaki, ENNA- Paris, Francë, Shkolla e Administratës Publike te Universitetit Lomonosovë, Moskë, Rusi, Instituti i Administratës Publike, Canterbury, Londër, Angli, Instituti i Trajnimeve, Dublin, Irlandë, Varshavë, Poloni, Shkolla Kombëtare e Qeverisjes, Berlin, Gjermani.
Është certifikuar nga ICITAP si trajnere në fushën e Burimeve Njerëzore, për Policinë e Shtetit, organizuar nga departamneti i Drejtësisë të SHBA.
Ka bashkëpunuar me organizata UNDP, SOROS, SIDA,GTZ, GIZ, BANKA BOTERORE, OSBE për hartim dhe zbatim projektesh.
Perpiluese e projekt propozimeve dhe aplikuese për disa projekte për Njesitë e Qeverisjes Vendore
Është autore tekstesh, recezente librash për shkollën e mesme, bashkëpunëtore e Institutit për Zhvillimin e Arsimit.