Photo of Cthulu

Ledjon Shahini – Trajner

Dr. Ledjon Shahini, është Lektor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës për lëndët e Makroekonomisë, Ekonomiksit të Zhvillimit dhe Ekonomiksit të Mjedisit, ku në vitin 2014 mbaroi studimet e doktoraturës dhe më herët studimet Bachelor në “Ekonomi” dhe Master në Studime Ekonomike Europiane në bashkëpunim me Universitetin Bamberg të Gjermanisë.
Dr. Shahini ka punuar për më shumë se shtatë vjet në Institutin e Statistikave të Shqipërisë, i përfshirë në vlerësimin dhe analizimin e treguesve makroekonomik për gjithë sektorët e ekonomisë së vendit. Dr. Shahini gjatë eksperiencës së vetë është angazhuar si trajnues, konsulent dhe ekspert nga një sërë institucionesh ndërkombëtare si UNDP, GIZ dhe Komisioni Evropian si dhe ka shërbyer si konsulent i jashtëm në disa ministri të ndryshme në Shqipëri dhe institucione të tjera në nivel qendror dhe vendor. Ai ka njohuri të gjera në konsultimet e institucioneve në lidhje me politikat fiskale, decentralizimin, zhvillimin ekonomik, diagnostikimin dhe monitorimin makroekonomik.