Trajnim ne klase_Hartimi i legjislacionit

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike vjen pranë jush me trajnimin në klasë me temë “Hartimi Legjislativ“. Ky trajnim zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe projektin e financuar nga BE “Mbështetje për Zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë”.
Trajner: Elsonida Rama
Periudha e zhvillimit të trajnimit: 1 Shkurt-28 Mars 2024
Ora: 09:00-12:00
🎯Target grupi: Grupi i synuar të cilit i drejtohet kurrikula e trajnimit janë ekspertët dhe nëpunësit e të gjitha ministrive, të cilët janë të përfshirë në procesin e hartimit legjislativ.
📨Mënyra e aplikimit: Burimet njerëzore duhet të dërgojnë 2 emra të nëpunësve për secilin grup që do të marrin pjesë në këtë trajnim, brenda datës 26.01.2024 sipas tabelës bashkëlidhur.
🎯Qëllimi i Trajnimit: Aftësimi dhe ngritja e kapaciteteve të nëpunësve të ministrive të linjës të angazhuar në procesin legjislativ, me qëllim përmirësimin e cilësisë së akteve të hartuara.
Objektivat e trajnimit përfshijnë:
•Përforcimin e njohurive për standardet dhe teknikat legjislative;
•Përmirësimi i cilësisë së projektakteve të hartuara nga ministritë e linjës;
•Zbatimi i standardeve dhe teknikave legjislative në hartimin e akteve.
📄Kohëzgjatja e trajnimit është 27 orë, 9 sesione. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit që frekuentojnë të gjitha seancat, do të zhvillojnë sesione coaching me trajnerin, do të vlerësohen për njohuritë e përfituara, si dhe do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje.

Date

Shk 01 2024

Time

9:00 am - 12:00 pm