Antigjipsizmi dhe Roli i Administratës Publike

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike vjen pranë jush me kursin online me certifikim Antigjipsizmi dhe Roli i Administratës Publike” me trajner Prof. Asoc. Dr. Evis Garunja dhe PhD/c Bujar Taho.
🗓️Periudha e zhvillimit: 5-16 Shkurt 2024
🕘Ora: 10:00-13:00
📨Mënyra e aplikimit: Burimet njerëzore duhet të dërgojnë 2 emra të nëpunësve që do të marrin pjesë në këtë kurs, brenda datës 03.02.2024 sipas tabelës bashkëlidhur.
👉🏻Kursi online do të trajtojë problemin e diskriminimit racial ndaj personave që i përkasin pakicave rome dhe egjiptiane, fenomen i cili njihet me emrin antigjipsizëm. Përmes këtij trajnimi synohet të aftësohen punonjësit e administratës publike për të njohur, shmangur, parandaluar dhe ndëshkuar çdo formë të mundshme të antigjipsizmit që mund shfaqet si në hartimin e politikave ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve publike apo praktikave institucionale në përputhje me praktikat më të mira evropiane.
🔘Platforma ku do të zhvillohet: GoToMeeting
📜Kursi përmban nga 6 sesione ku çdo sesion zgjat 3 orë. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit që frekuentojnë të gjitha seancat do të vlerësohen për njohuritë e përfituara, si dhe do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje.

Date

Shk 05 2024

Time

10:00 am - 1:00 pm