personazhe
“RREZIKU DHE ZGJIDHJET E TEKNOLOGJISË LIDHUR ME INFILTRIMIN E KRIMIT TË ORGANIZUAR NË EKONOMINË FORMALE”
Ky kurs analizon strategjitë e krimit të organizuar për të depërtuar në ekonominë formale, përfshirë rrezikun e shtuar nga pandemia COVID-19, për të zgjeruar aktivitetet kriminale. Kursi ofron një vështrim për mënyrën se si Big Data Analytics, mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë sesi grupet e krimit të organizuar investuan fondet e tyre në ekonomi.
Kursi do të adresojë pyetjet e mëposhtme:
-Cilat janë strategjitë kriminale për të depërtuar në ekonominë formale?
– Si mund të përfitojë krimi i organizuar nga kriza COVID-19?
– Cilat janë rreziqet dhe mundësitë që lidhen me teknologjinë?
– Sa mund të kontribuojë analizimi dhe virtualizimi i të dhënave në monitorimin dhe lufën kundër infiltrimit të krimit në ekonominë formale?
– Çfarë lloj zgjidhjesh teknologjike mund të priten në të ardhmen?
PhD Z. Francesco Marelli (lindur në Itali në 1968) punon për Institutin e Kombeve të Bashkuara Ndër-Rajonale të Kërkimit të Krimit dhe Drejtësisë (UNICRI) që nga viti 2003. Si drejtues i njësisë, ai është përgjegjës për vlerësimin e rreziqeve në zhvillimin dhe identifikimin, testimin dhe promovimin e zgjidhjeve innovative në fushën e teknologjisë, si Big Data, bioteknologji, AI dhe robotikë. Ai është gjithashtu përgjegjës për aktivitetet e UNICRI për zbutjen e rrezikut të CBRN, përfshirë zbatimin e Qendrave të Ekselencës të Bashkimit Evropian CBRN, një iniciativë me bazë rrjetin që mbështet vendet për të forcuar politikën e tyre kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. Ai është doktor shkencash në Shkollën e Historisë në Universitetin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar prej vitit 2002 dhe është autor i disa botimeve.
Znj. Mariana Diaz (lindur në Meksikë në 1992) aktualisht është duke punuar në Institutin e Kombeve të Bashkuara për Kërkimin e Krimeve dhe Drejtësisë (UNICRI) në kuadrin e Sigurisë së Qendrës së Njohurive përmes Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (SIRIO). Hulumtimi i saj është përqendruar në përdorimin me qëllim të keq të mediave sociale nga grupe terroriste dhe kriminale për të minuar besimin në qeveri gjatë pandemisë COVID-19, sulmet kibernetike të kryera për të dobësuar strategjitë e qeverisë që kanë të bëjnë me shpërthimet e COVID-19, dhe transmetimin me qëllim të virusit. Fushat e tjera të hulumtimit përfshijnë strategji teknologjike për të përmirësuar mbrojtjen e CBRN dhe WMD.
Z. Marco Musumeci është Menaxher programi në Institutin e Kombeve të Bashkuara për Kërkimin e Krimit dhe Drejtësisë (UNICRI). Ai aktualisht menaxhon një portofol të disa projekteve të përqendruara në falsifikimin dhe krimin e organizuar, me aktivitete që fillojnë nga kërkimi dhe bashkëpunimi publik-privat, deri në hartimin e materialeve të trajnimit dhe vetëdijësimit. Ai ka një diplomë master në kriminologji dhe politikë kriminale ndërkombëtare dhe është bashkëautor i disa botimeve të UNICRI.
Avni Mustafaj
Njihuni me zotin Avni Mustafaj, një nga shqiptarët amerikan më me ndikim në Shtetet e Bashkuara dhe mjeshtër i lobbying.
Presidenti 1997-2001, NY, Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC); Pjesëmarrës në delegacionin e Kongresmenëve të SHBA dhe anëtarëve të bordit në Samitin e Rambujes; Ka takuar Presidentin Klinton në Shtëpinë e Bardhë për të strategjizuar sensibilizimin e publikut amerikan për çështjen e Kosovës; Ka pasur një sërë daljesh publike në programet televizive amerikane dhe ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, si dhe është folës në konferenca të shumta mbi çështjet e Ballkanit;
Rudina Jasini
Institucioni: Universiteti i Oxford
Pozicioni: ESRC Researcher, Fakulteti i Drejtësisë , Universiteti i Oxford
Dr. Rudina Jasini është avokate dhe studiuese e së drejtës penale ndërkombëtare dhe e të drejtave të njeriut. Aktualisht ajo është studiuese pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Oxford-it dhe është e angazhuar në drejtimin e një projekti të Këshillit Kërkimor Ekonomik Social të Mbretërisë së Bashkuar “Impakti i Pjesëmarrjes së Viktimave në Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Zhvillimi i Platformave për Bashkëpunim” në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësimit Ligjor të Viktimave dhe Dhomën e Avokatisë pranë Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Rudina ka mbaruar studimet për doktoraturë (PhD) dhe Master (MSc) në Kriminologji dhe Drejtësi Penale në Universitetin e Oxford-it. Gjithashtu, ajo ka mbaruar studimet për Master (LLM) në të Drejtën Ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Georgetown, si dhe studimet për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Peter Vandenbruaene
Peter Vandenbruaene është një nga ekspertët ndërkombëtar i cili po asiston në rritjen e kapaciteteve të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike në kuadër të projektit “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike”.
Peter Vandenbruaene ka punuar për Institutin e Trajnimit të Federatës Belge të Administrimit (TIFA) për më shumë se 20 vjet. Aktualisht ai drejton Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe është përgjegjës për manaxhimin e një ekipi profesionistësh që organizojnë trajnime të fushave të ndryshme që variojnë nga efektiviteti personal dhe komunikimi deri tek Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, gjuhët e huaja dhe politikat publike.
Si një ekspert në zhvillimin e Burimeve Njerëzore, Peter ka ndarë eksperiencen e tij në krijimin e një qasje të Zhvillimit të Burimeve Njerezore të orientuar drejt Cilësisë gjatë zhvillimit të prezantimeve dhe trajnimeve me nëpunësit civil të vendeve të ndryshme duke filluar nga Armenia deri në Tunizi dhe nga Azerbajxhani deri në Tajvan.
Peter është lektor pranë Universitetit të Ghent, në Belgjikë dhe e përfaqëson Belgjikën në Bordin e Guvernatorëve të Institutit Evropian të Administratës Publike (EIPA).
Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë:
•Cilesinë në trajnim dhe mësimdhënie;
•Manaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Karrierës;
•Manaxhimin Publik;
•Marrëdheniet Ndërkombëtare;
•Metodologjinë e Trajnimit.