Sjellim në vëmendje se bazuar në nenin 75/1 të VKM-së 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” , i ndryshuar si dhe Udhëzimit të përbashkët “Për përcaktimin e procedurave dhe kritereve për organizimin e trajnimeve, testimeve dhe dhënien e çertifikatave në fushën e prokurimit publik”, i ndryshuar, përcaktojnë detyrimin e personave përgjegjës apo zyrtarëve të strukturave përgjegjëse të prokurimit publik për t’u pajisur me çertifikatë njohurish të paktën në nivelin bazë.Dispozitat tranzitore, përcaktojnë një periudhë 2 vjeçare brenda së cilës, të gjithë personat e mësipërm duhet të pajisen me çertifikatë, periudhë e cila përfundon në muajin Gusht 2026. Sa më sipër, APP fton të gjithë Autoritetet/Entet Kontraktore që të sigurojnë pjesëmarrjen e personave përgjegjës për prokurimin, si dhe personat e punësuar në struktura të dedikuara për prokurimin, në testimet qe do te organizohen në fund të muajit korrik nga ASPA, në kuadër të procesit të profesionalizimit.
Regjistrohu këtu: https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=ErjY9WpgukKM-TNxz-Kccn0vOjOC7K1LlMv6Ti0BcvNUNEUwRzFWNjFNNzBNT1NRR0g2S0M4OFE4Ni4u
Pas përfundimit të regjistrimit, ASPA do t’ju kontaktojë për t’ju informuar mbi datën, orarin dhe vendin e zhvillimit të testimit.
Njoftimi do t’ju dërgohet në adresën e e-mailit të deklaruar më datë 15 korrik 2026.
Ju lutemi të siguroheni që të dhënat e regjistrimit të jenë të sakta dhe të plota, pasi komunikimi do të kryhet mbi bazën e tyre.
