AMBU dhe ASPA nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve profesionale në sektorin e ujërave

Sot, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU), përfaqësuar nga Drejtori Përgjithshëm, znj. Anila Shehu, dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), përfaqësuar nga Drejtori Përgjithshëm, znj. Emona Boçe, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi me synim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale në fushën e menaxhimit dhe monitorimit të burimeve ujore.

Marrëveshja synon:

  • Zhvillimin e programeve të trajnimit për administratën publike;
  • Rritjen e ekspertizës në menaxhimin e integruar të burimeve ujore;
  • Mbështetjen e zbatimit të legjislacionit kombëtar dhe acquis të Bashkimit Evropian në sektorin e ujit;
  • Promovimin e praktikave të qëndrueshme për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave.

    Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të kapaciteteve profesionale dhe forcimit të administrimit të qëndrueshëm të burimeve ujore në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e ekspertizës institucionale dhe përmbushjen e standardeve evropiane në sektorin e ujit.