Afati i Aplikimit: 15 Qershor

THIRRJE PËR APLIKIM

Në mbështetje të procesit të Integrimit Evropian, ASPA hap thirrjen për trajnerë në fushën: Lëvizja e lirë e mallrave

Çështje specifike të Kapitullit 1:
Fusha e pa harmonizuar 2016
Fusha e harmonizuar: infrastruktura cilësore 2016
Fusha e harmonizuar: legjislacioni sektorial 2016

Kriteret minimale për hartim kurrikule janë:
Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë dhe një përvojë pune në fushën përkatëse mbi 11 vjet ose të kenë një gradë apo titull shkencor.

Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:
Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to dhe 3-5 vite përvojë pune në fushën përkatëse.

Të interesuarit të dërgojnë:
-CV
-Letër shprehje interesi ku veç të tjerave të përcaktojnë edhe nëse duan të angazhohen si hartues kurrikule apo dhënës të trajnimit ose të dyja, në adresën e email-it: aspa@aspa.gov.al