Njoftim

APLIKO!
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike ofron mundësinë e ndjekjes të internship-it për studentët.
Përfitimet nga programi i internship:
✅zhvillim i shprehive praktike dhe njohurive për marrëdhëniet e punës
✅mundësi i përjetimit nga afër i përvojës profesionale
✅mundësi t’i shtojnë pikë CV-së dhe të mësojnë si menaxhohet realisht koha në vendin e punës
✅mundësi të vërteta për përfshirjen në proceset tona të punës
✅pjesëmarrje në programet tona të trajnimit
✅këshillim për karrierrën në administratë publike dhe jo vetëm
🔻Kohëzgjatja e internshipit: Të paktën 6 muaj
🔻Pa pagesë
📜Në përfundim të periudhës së internship, praktikantët do të kenë mundësinë e marrjes së certifikatës për periudhën e ndjekjes së praktikës.
📧Të interesuarit të dërgojnë në adresën zyrtare aspa@aspa.gov.al dokumentacionin e mëposhtëm:
-CV
-Letër motivimi
Afati i aplikimit: 8 Mars 2021

Komentoni:

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet.