AFATI I APLIKIMIT:21 Prill 2023

📢Shkolla Shqiptare e Administratës Publike kërkon të kontraktojë ekspertë për hartim kurrikule dhe dhënie trajnimi për “Emergjencat civile dhe menaxhimi i krizave”.

📝Kriteret minimale për hartim kurrikule janë:

a)Ekspertët që do të hartojnë kurrikulat duhet të kenë një diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe një përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin e trajnerëve ose do të hartojnë kurrikulat/materialet trajnuese ose do të vlerësojnë cilësinë e kurrikulës së trajnimit dhe materialeve trajnuese, më të madhe se 11 vjet apo kanë një gradë shkencore apo titull akademik;

  1. b) Ekspertët që do të hartojnë kurrikulat duhet të kenë një diplomë të arsimit të lartë apo të barasvlershme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë; (ii) Jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë apo janë kthyer në Shqipëri jo më herët se 2 vjet nga momenti i kontraktimit nga ASPA, dhe; (iii) Kanë të paktën 4 vite përvojë pune në institucione/organizata/kompani ndërkombëtare jashtë vendit, të lidhura me fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin e trajnerëve ose do të hartojnë kurrikulat/materialet trajnuese ose do të vlerësojnë cilësinë e kurrikulës së trajnimit dhe materialeve trajnuese.

📝Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:

Ekspertët që do të japin trajnim duhet të kenë një diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe 3-5 vite përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin.

📄Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • Curriculum vitae (ku tĂ« jetĂ« e specifikuar qartĂ« eksperienca nĂ« fushĂ«n pĂ«rkatĂ«se);
  • LetĂ«r shprehje interesi ku tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« nĂ«se duan tĂ« angazhohen si hartues kurrikule apo/dhe dhĂ«nĂ«s tĂ« trajnimit.

📧Adresa e email: aspa@aspa.gov.al

⌛️Afati i aplikimit: 21 Prill 2023