Biblioteka online “E-library” është një shërbim i ri që synon të ofrojë mundësi të mira informimi për të gjithë punonjësit e administratës publike dhe jo vetëm, për të kërkuar dhe për t’u informuar mbi dokumenta teknike punë të administratës publike të tilla si: broshura informative, udhëzues, dokumenta metodologjikë, raporte vlerësimi, etj. “E-library” mundëson ruajtjen e mirë-klasifikuar të dokumenteve, duke ofruar kështu një organizim të saktë dhe të lehtë për t’u përdorur. Strukturimi i “E-library” ju mundëson që të bëni kërkim, ruajtje, krijim të historisë personale të shkarkimeve, apo edhe rikthim tek materialet e përdorura më parë.

Platforma digjitale e “E-library” është ndërtuar falë mbështetjes financiare të Qeverisë Zvicerane në kuadër të “Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor” (DLDP). Aktualisht Shkolla e Administratës publike po punon fort për popullimin e kësaj paltforme me materiale në mënyrë që të vihet sa më shpejt në shërbimin tuaj.

Dëshironi të kontribuoni edhe ju në pasurimin e kësaj biblioteke? Ju ftojmë të na kontaktoni në: aspa@aspa.gov.al

 

 

Click here to change this text