Training Needs Assessment
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) vazhdon të ofrojë mbështetje të qëndrueshme për administratën publike, duke ndihmuar në përmbushjen e objektivave dhe zhvillimin e aftësive personale e profesionale të individëve.
Në këtë kuadër, kemi nisur procesin e Vlerësimit të Nevojave për Trajnim për vitin 2025, një hap kyç për të identifikuar nevojat për trajnime në 8 fusha kryesore:
•Cikli bazë i punës në administratën publike
•Zhvillimi personal
•Çështje ligjore
•Menaxhimi i organizatës
•Kompetencat e veta dhe të deleguara
•Integrimi evropian
•Teknologjia
•Çështje të tjera horizontale
Për të njohur modulet e trajnimit, ju lutemi klikoni në fushat e trajnimit.
Pas kësaj, shprehni nevojat tuaja duke plotësuar formularin për nevojat për trajnim.