ASPA referuar ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 138, datë 12.3.2014, “Për rregullat e organizimit e të funksionimit të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike dhe trajnimin e nëpunësve civil”, të ndryshuar, ofron shërbime kundrejt tarifës.
Konkretisht në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar në pikën 4 të nenit 9 saktësohet se shërbimi i trajnimit ofrohet me pagesë vetëm për:

“Pjesëmarrësit e ASPA, të përzgjedhur nga shoqëria civile, biznesi, apo individë jashtë shërbimit civil detyrohen të paguajnë tarifë.”

ASPA aktualisht ka filluar me ofrimin e shërbimit të trajnimit kundrejt pagesës duke zhvilluar kurse trajnimi online dhe kurse trajnimi në klasë.

Si të aplikoni?
Kërkesa për institucionet/bizneset dhe individët paraqitet me një kerkesë me shkrim ose elektronikisht (e-mail) në adresën aspa@aspa.gov.al.