Veronika Korkaj
Mjeshtër Trajnimi
Veronika Korkaj është një eksperte finance me gati 20 vjet eksperiencë profesionale të fituar në sektorin privat edhe publik. Ajo ka kryer studime universitare dhe pasuniversitare për Financë. Veronika është e çertifikuar gjithashtu nga Qëndra e Ekselencës në Financë me vendndodhje Lubjanë (Slloveni) si Trajnues dhe Trajnues i Trajnuesve për Menaxhimin Financiar të Fondeve të BE-së .
Pasi u bë pjesë e Ministrisë së Financave në Shtator 2005, Veronika punoi për tetë vjet në Departamentin e Analizave të Politikave Fiskale, duke u bërë Drejtor i këtij Departamenti në 2013. Në fund të 2013 u emërua në pozicionin e Drejtuesit të Fondit Kombëtar, departament që kryen funksionet e thesarit dhe monitorimit financiar të asistencës financiare të dhënë nga Bashkimi Europian për Republikën e Shqipërisë dhe mbajti këtë pozicion deri në Gusht 2019.
Aktualisht ka funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Financimeve dhe Kontraktimeve për Bashkimin Europian, Bankën Botërore dhe Fondet e Donatorëve të tjerë të krijuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për të menaxhuar ndër të tjerash fondet e BE të dhëna Shqipërisë nga Bashkimi Europian nën instrumentin e Para Aderimit.
Falë eksperiencës së saj profesionale, Veronika ka njohuri të thelluara për të gjithë procesin e menaxhimit financiar të fondeve të BE-së në Shqipëri.