Photo of Cthulu

Vanina Jakupi

Mjeshtër Trajnimi

Vanina Jakupi është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës në vitin 2007, në të cilën është vlerësuar si studente ekselence. Ka kryer studimet e Masterit në Administrim Biznesi në 2010 me rezultate shumë të mira. Në vitin 2015 ka mbrojtur titullin Doktor në Shkencat Ekonomike në fushën e Financave Publike. Vanina gjithashtu ka kryer studimet në nivelin bachelor në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetin e Tiranës.

Interesat e saj kërkimore lidhen me stabilitetin financiar, integrimin europian çështjet makro-ekonomike dhe politikat publike.

Vanina aktualisht është Drejtor i Drejtorisë së Manaxhimit të Reformave në Financat Publike në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe lektor me kohë të pjesshme në disa universitete shtetërore dhe private. Ajo ka punuar si eksperte, përgjegjëse sektori si dhe drejtor në njësi të ndryshme brenda Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Në fushën e publikimeve, ajo është autore në disa artikuj dhe prezantime shkencore në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si: Advances in Business-Related Scientific Research Conference; European Scientific Institute; European Scientific Journal; Albanian Center for Economic Research – Albanian Socio-Economic Review; International Conference – International, Economics, Management and Finance etj.