Photo of Cthulu

Indrit Puteci

Mjeshtër Trajnimi

Indrit Puteci është përfaqësuesi i Shqipërisë në Grupin e Ekspertëve të pavarur në Këshillin e Evropës, trajner në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, drejtor i kompanisë ndërkombëtare të konsulences “Value the PersonTM International Limited”, këshilltar i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për organizimin dhe performancës, si edhe është i angazhuar pranë Universitetit Europian të Tiranës si pedagog.

Indrit Puteci ka një përvojë të gjatë në fushën e psikologjisë së biznesit, në matjen e motivimit të fuqisë punëtore, vlerësimet psikometrike të drejtuesve të nivelit të lartë, vlerësimet e performancës së ekipeve drejtuese ne sektorin publik dhe privat.

Z. Puteci është një ndër 7 lektorët e certifikuar shqiptar të programit “Akademia e Drejtimit të Këshillit të Evropës” (Leadership Academy Programme), është kërkues shkencor me dije të avancuara dhe përvojë të gjatë ekspertize në aspektet politike, administrative, financiare dhe ligjore të qeverisjes.