Photo of Cthulu

Nadia Rusi

Mjeshtër Trajnimi

Lektore në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, që nga viti 2010. Ajo ka përfunduar studimet e Larta në Drejtësi (2010) me titullin “Student i Shkëlqyer”. Në 2015 ka përfunduar studimet Doktorale pranë Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë në fushën e studimeve gjinore. Prej vitit 2013 mban titullin “Avokat”.

Nga 2016 është certifikuar si “Trajner në fushën e të Drejtave dhe Lirive themelore në Administratën Publike” nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe nga 2018 trajnon nëpunësit e administratës publike pranë kësaj shkolle. Në 2019 është certifikuar si Trajner programit HELP (Human Rights Education for Legal Professionals) nga Këshilli i Evropës.

Përvec karrierës akademike, Nadia ka eksperiencë në këshillimin ligjor duke bashkëpunuar si kordinatore dhe eksperte e jashtme në një sërë projektesh ndërkombëtare dhe kombëtare në bashkëpunim me Qëndrën për Nisma Ligjore dhe Qytetare, UN Women, ERRC, PNUD etj.  Fushat e saj të interesit përfshijnë çështje të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe barazisë gjinore. Ajo ka marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe ka publikuar artikuj shkencorë në revista shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare brenda fushës së saj të interesit.