Edlira Gjoni
Mjeshtër Trajnimi
Dr. Edlira Gjoni, është eksperte komunikimi, pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe trajnere e certifikuar nga Instituti McCain në Washington DC.
“Me përgjegjësi: Bëj ç’ështëe drejtë, jo e lehtë!”
Ka përvojë të gjatë ndërkombëtare në fushën e medias, komunikimit dhe lidershipit të udhëhequr nga karakteri. Në fokus mban qasjen aktive dhe profesionale, akumuluar nga eksperienca prej më shumë se 15 vitesh me organizata prestigjoze ndërkombëtare në Shqipëri dhe jashtë saj.
Formimin akademik e ka konsoliduar me studimet për Gazetari, Komunikim dhe Lidership, në universitetet e Tiranës, Malmos në Suedi dhe Arizona State University në SHBA.
Mbart me vete eksperiencën e vyer profesionale të fituar në Zvicër, Suedi, Gjermani e së fundmi, edhe në institucionet publike në SHBA, gjithmonë në lëmin e komunikimit dhe lidershipit. Aktualisht është e angazhuar në nisma për vlerat, etikën dhe parimet e lidershipit e përgjegjësitë publike në Shqipëri dhe në rajon.