Shkolla Shqiptare e Administratës Publike kërkon të kontraktojë ekspertë për dhënie trajnimi për “Etika, konflikti i interesave dhe korrupsioni në administratën publike, mekanizmat e identifikimit dhe lufta ndaj tij”.
Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:
•Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
•3-5 vite përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
1. Curriculum vitae (ku të jetë e specifikuar qartë eksperienca në fushën përkatëse);
2. Letër shprehje interesi.
Adresa e email: aspa@aspa.gov.al
Afati i aplikimit: 2 Qershor 2023