Drejt një administrate publike më cilësore dhe më efikase!
Në bashkëpunim me European Institute of Public Administration (EIPA) dhe me mbështetjen e Programit të Asistencës Teknike të Luksemburgut zhvilluam trajnimin “The Common Assessment Framework (CAF)”.
Trajnimi u zhvillua nga ekspertet e EIPA-s, Tihana Puzić, Giovanna Belisário dhe Christiane Lamesch, të cilat ndanë përvojën dhe praktikat më të mira evropiane në fushën e menaxhimit të cilësisë në sektorin publik.
Shqipëria është pjesë e rrjetit evropian CAF dhe ka të caktuar CAF National Correspondent, i cili shërben si pikë kombëtare kontakti për koordinimin, promovimin dhe mbështetjen e zbatimit të modelit CAF në administratën publike shqiptare.

