Çmimet për Administratën Publike 2026 për Ballkanin Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Armeninë: Thirrja e hapur deri më 30 qershor 2026

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) dhe SIGMA kanë lançuar edicionin e katërt të Çmimeve të Administratës Publike, këtë herë duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Armeninë.

Kjo iniciativë prestigjioze synon të njohë, shpërblejë dhe mbështesë iniciativa shembullore që shërbejnë si praktikat më të mira për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve në të gjithë rajonin.

Konkursi fton aplikime nga TË GJITHA FUSHAT E QEVERISJES PUBLIKE, pavarësisht nëse ato përdorin teknologji digjitale, thjeshtojnë proceset administrative apo nxisin inovacionin, përfshirjen dhe angazhimin e komunitetit. E përbashkëta midis këtyre iniciativave është aftësia e tyre për të sjellë përfitime të qarta dhe të prekshme për përdoruesit.

ReSPA dhe SIGMA kanë kënaqësinë të ftojnë ekipet brenda institucioneve publike që të marrin pjesë dhe të prezantojnë nisma vërtet transformuese, duke vendosur nevojat e qytetarëve në plan të parë dhe duke sjellë rezultate konkrete dhe positive, të cilat kërkojnë iniciativa të guximshme, vizionare dhe të përqendruara te përdoruesi, që japin rezultate reale përmes:

  • Transformimit digjital dhe inovacionit teknologjik
  • Thjeshtësimit administrativ dhe procedurat e zgjuara
  • Shërbimeve publike gjithëpërfshirëse dhe të përqendruara tek përdoruesi
  • Angazhimit të komunitetit dhe ndikimit lokal
  • Vendimmarrjes së bazuar në të dhëna dhe prova

Datat kryesore për t’u mbajtur mend

  • Sesioni informues 2: 4 maj 2026 – ora 10:00 ZOOM LINK
  • Afati për aplikim: 30 qershor 2026 (23:59 CET)

Fituesit do të marrin: programe mësimore të përshtatura për të gjithë, pjesëmarrje në aktivitete mësimore ndërmjet kolegëve, trofe dhe certifikata, si dhe dukshmëri dhe njohje rajonale.

Kjo platformë e vlerësuar ofron një hapësirë të paçmueshme për institucionet publike në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe, duke filluar nga ky vit, për Fqinjët Lindor, për të nxjerrë në pah dhe për të avancuar qasjet e tyre të përqendruara te përdoruesi, duke nxitur kështu ndikime pozitive te qytetarët, bizneset, ofrimi i shërbimeve publike dhe standardet e qeverisjes.

Mësoni më shumë për PA Awards 2026 KËTU

Aplikoni deri më 30 qershor 2026 KËTU