Auditimi i brendshëm dhe i jashtëm , vlerësimi i performancës.

Rritja e njohurive mbi rolin e auditimit në përmirësimin e performancës organizative, forcimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, menaxhimin e rreziqeve dhe promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe vendimmarrjes efektive në organizatë.

Objektivat e trajnimit:
Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:
  • Të shpjegojnë rolin e auditimit në vlerësimin dhe përmirësimin e performancës së organizatës;
  • Të analizojnë kontributin e auditimit në identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, si dhe në forcimin e kontrolleve të brendshme;
  • Të vlerësojnë rëndësinë e auditimit për rritjen e transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në organizatë;
  • Të interpretojnë rekomandimet e auditimit dhe t’i përdorin ato për përmirësimin e proceseve të punës, efikasitetit dhe rezultateve të organizatës.
Tarifa e pjesëmarrjes: 3.000 lekë
Data: 22 korrik 2026
Ora: 09:00-15:30
Mënyra e aplikimit:
 
  1. Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes e-mailit, duke dërguar emrin dhe mbiemrin në adresën e emailit aspa@aspa.gov.al;
  2. ASPA lëshon mandatin e arkëtimit fizikisht ose e dërgon të skanuar në formë elektronike, sipas kërkesës suaj;
  3. Pagesa e mandatit kryhet para zhvillimit të trajnimit;
  4. Nëse pagesa do të kryhet nga biznesi ku ju punoni, ju lutemi të dërgoni edhe NIPT-in e subjektit.

Date

Kor 22 2026

Time

9:00 am - 3:30 pm