Daniela Ndrejaj

Daniela Ndrejaj

Drejtor i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email:

Daniela mban pozicionin e Drejtoreshës së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse. Ka kryer studimet e larta Master në “Audit-kontabilitet”, në Fakultetin Ekonomik të Tiranës dhe “Banka-Tregje Financiare”, në Universitetin Evropian të Tiranës. Ndërsa studimet Bachelor i ka përfunduar në degën Financë Bankë.
Daniela ka eksperienca pune në sektorin publik dhe atë privat, ku përmendim: Alpha Bank, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik, Ministria e Financave (Drejtoria e Auditimit të Brendshëm), Baker Tilly Albania (Audituese), Ministria e Drejtësisë dhe aktualisht në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).
Daniela është certifikuar si Audituese Publike (Ministria e Financave dhe Ekonomisë) dhe aktualisht është kandidate në stazhin e Audituesve Ligjorë (Instituti i Eksperteve Kontabël të Autorizuar).