Adela Duni

Specialist në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email:

Adela Duni mban pozicionin e Specialistes në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse. Ajo ka kryer studimet Bachelor në "Filozofi" dhe Master Shkencor në "Filozofi-Sociale", pranë Universitetit të Tiranës, gjatë periudhës kohore 2009-2014. Gjithashtu Adela ka përfunduar Bachelor-in në Shkenca Juridike, Fakulteti i Shkencave Juridike, në Universitetin “Albania University”.
Pas përfundimit të Fakultetit, ka punuar si Menaxhere e Përgjithshme tek Qendra e Fëmijëve me Aftësi të kufizuar dhe më pas si pedagoge e jashtme në Universitetin "Fan S Noli" Korçë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, Departamenti i Shkencave Sociale. Nga viti 2016, ka punuar në pozicionin e sekretares dhe më pas në pozicionin e kryesekretares në Prokurorinë e Apelit Korçë.
Në vitin 2017-2019 ka përfunduar Masterin Profesional në Shkenca Penale, tek Fakulteti i Shkencave Juridike tek “Albania University”. Në tetor të vitit 2020 është pajisur me certifikatë për përfundimin e programit të trajnimit fillestar pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë Tiranë, lëshuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë.