NJOFTIM PROKURIMI PUBLIK

Ju sjellim në vëmendje se, bazuar në nenin 75/1 të VKM-së nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, si dhe në Udhëzimin e përbashkët “Për përcaktimin e procedurave dhe kritereve për organizimin e trajnimeve, testimeve dhe dhënien e certifikatave në fushën e prokurimit publik”, i ndryshuar, përcaktohet detyrimi që personat përgjegjës dhe zyrtarët e strukturave të prokurimit publik të pajisen me certifikatë njohurish, të paktën në nivelin bazë.

Dispozitat tranzitore parashikojnë një periudhë 2-vjeçare brenda së cilës të gjithë personat e sipërpërmendur duhet të pajisen me certifikatë, afat i cili përfundon në muajin gusht 2026.

Në këtë kuadër, Agjencia e Prokurimit Publik fton të gjitha Autoritetet/Entet Kontraktore të sigurojnë pjesëmarrjen e personave përgjegjës për prokurimin, si dhe të punonjësve të strukturave të dedikuara të prokurimit, në testimet që do të organizohen nga ASPA gjatë periudhës qershor – korrik 2026, në funksion të procesit të profesionalizimit në fushën e prokurimit publik.

📩 Për informacione të mëtejshme dhe regjistrime, lutemi të kontaktoni ASPA në adresën: aspa@aspa.gov.al.