Njoftim për regjistrim në testimin “Prokurimi Publik”- Qershor 2026

Sjellim në vëmendje se bazuar në nenin 75/1 të VKM-së 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” , i ndryshuar si dhe Udhëzimit të përbashkët “Për përcaktimin e procedurave dhe kritereve për organizimin e trajnimeve, testimeve dhe dhënien e çertifikatave në fushën e prokurimit publik”, i ndryshuar, përcaktojnë detyrimin e personave përgjegjës apo zyrtarëve të strukturave përgjegjëse të prokurimit publik për tu pajisur me çertifikatë njohurish të paktën në nivelin bazë.Dispozitat tranzitore, përcaktojnë një periudhë 2 vjeçare brenda së cilës, të gjithë personat e mësipërm duhet të pajisen me çertifikatë, periudhë e cila përfundon në muajin Gusht 2026. Sa më sipër, APP fton të gjithë Autoritetet/Entet Kontraktore që të sigurojnë pjesëmarrjen e personave përgjegjës për prokurimin, si dhe personat e punësuar në struktura të dedikuara për prokurimin, në testimet qe do te organizohen gjate periudhes 17-25 qershor 2026 nga ASPA, në kuadër të procesit të profesionalizimit.

REGJISTROHU NË LINK: Formulari i Regjistrimit për testimin “Prokurimi Publik” afati – 13 qershor 2026. – Fill out form

Për sa më sipër Pas regjistrimit tuaj do të kontaktoheni nga ASPA për datën e testimit, vendin e zhvillimit dhe orarin e saktë!
Lajmërimi do tju vi në e-mail në datën 15 qershor 2026.
Të dhënat tuaja duhet të jenë të sakta dhe të plota!