AFATI I APLIKIMIT 12 PRILL

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike kërkon të kontraktojë ekspertë për hartim kurrikule dhe dhënie trajnimi për “Programin e trajnimit fillestar dhe vazhdues për specialistët e shërbimit të provës”.

Kriteret minimale për hartim kurrikule janë: 

a)Ekspertët që do të hartojnë kurrikulat duhet të kenë një diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe një përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin e trajnerëve ose do të hartojnë kurrikulat/materialet trajnuese ose do të vlerësojnë cilësinë e kurrikulës së trajnimit dhe materialeve trajnuese, më të madhe se 11 vjet apo kanë një gradë shkencore apo titull akademik; 

b) Ekspertët që do të hartojnë kurrikulat duhet të kenë një diplomë të arsimit të lartë apo të barasvlershme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë; (ii) Jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë apo janë kthyer në Shqipëri jo më herët se 2 vjet nga momenti i kontraktimit nga ASPA, dhe; (iii) Kanë të paktën 4 vite përvojë pune në institucione/organizata/kompani ndërkombëtare jashtë vendit, të lidhura me fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin e trajnerëve ose do të hartojnë kurrikulat/materialet trajnuese ose do të vlerësojnë cilësinë e kurrikulës së trajnimit dhe materialeve trajnuese. 

Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë: 

Ekspertët që do të japin trajnim duhet të kenë një diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe 3-5 vite përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin. 

 Dokumentet e nevojshme për aplikim janë: 

•Curriculum vitae (ku të jetë e specifikuar qartë eksperienca në fushën përkatëse); 

•Letër shprehje interesi ku të përcaktojnë nëse duan të angazhohen si hartues kurrikule apo/dhe dhënës të trajnimit. 

Adresa e email: aspa@aspa.gov.al 

Afati i aplikimit:  12 Prill 2023 

Kurrikula duhet të përmbajë këto tematika: 

  • Sistemi i Shërbimit të Provës në botë dhe Evropë: 
  • Praktika e Shërbimit të Provës në Shqipëri; 
  • Legjislacioni bazë dhe aktet nënligjore të organizimit të Shërbimit të Provës në Legjislacionin e ekzekutimit të vendimeve penale dhe praktika e detyrueshme gjyqësore; 
  • Drejtësia Penale për të Mitur; 
  • Mbikëqyrja elektronike e subjekteve sipas legjislacionit dhe akteve nënligjore në fuqi;
  • Problematika në zbatimin e dënimeve alternative; 
  • Rregullat bazë dhe teknikat e intervistimit të personave nën mbikëqyrje; 
  • Hartimi i raportit të vlërësimit për personat nën mbikëqyrje.