Photo of Cthulu

Mimoza Hajdari

Menaxhere trajnimi
Email:

Mimoza Hajdari është menaxhere trajnimi në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike. Ka qenë specialiste e Burimeve Njerëzore dhe Financave në ASPA për tre vjet. Më herët ka akumuluar një eksperiencë të gjatë si Specialiste Trajnimi në Institutin e Trajnimit të Administratës Publike, ku ka punuar për rreth nëntë vjet.
Znj. Hajdari është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës më 1995 në degën e Inxhinierisë Mekanike dhe u angazhua në mësimdhënie në arsimin e mesëm profesional. Më pas, studioi dhe u diplomua edhe në degën Manaxhim-Biznesit në Universitetin “Fan Noli" në vitin 1999 .
Studimet Master të nivelit të dytë i ka kryer në degën “Politika Publike dhe Administrim” në vitin 2011, me qëllim që të përfundonte profilin e saj si shërbyese publike. Është trajnuar në fusha të ndryshme si: çështjet e integrimit evropian, hartimin dhe menaxhimin e projekteve, menaxhimin e përgjithshëm institucional, menaxhimi financiar në sektorin publik, konflikti i interesit, çështjet gjinore, si dhe ka marrë pjesë në trajnim trajnerësh në fushën e teknikave të trajnimit dhe rekrutimit të nëpunësve.