Photo of Cthulu

Mimoza Hajdari

Menaxher Trajnimi
Email:

Mimoza Hajdari është menaxhere trajnimi në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike. Ka qenë specialiste e Burimeve Njerëzore dhe Financave në ASPA për tre vjet. Më herët ka akumuluar një eksperiencë të gjatë si specialiste trajnimi në Institutin e Trajnimit të Administratës Publike, ku ka punuar për rreth nëntë vjet.
Mimoza është diplomuar në “Universitetin Politeknik të Tiranës”, më 1995 në degën e Inxhinierisë Mekanike dhe u angazhua në mësimdhënie në arsimin e mesëm profesional. Më pas, studioi dhe u diplomua edhe në degën “Manaxhim-Biznesit” në Universitetin “Fan Noli" në vitin 1999 .
Studimet Master të nivelit të dytë i ka kryer në degën “Politika Publike dhe Administrim” në vitin 2011, me qëllim që të përfundonte profilin e saj si shërbyese publike. Është trajnuar në fusha të ndryshme si: çështjet e integrimit evropian, hartimin dhe menaxhimin e projekteve, menaxhimin e përgjithshëm institucional, menaxhimi financiar në sektorin publik, konflikti i interesit, çështjet gjinore, si dhe ka marrë pjesë në trajnim trajnerësh në fushën e teknikave të trajnimit dhe rekrutimit të nëpunësve.